Naiviteti qe ska te ndalur…

-Në një takim me disa bashkëkombës, këtu në qytetin ku jetoj, na u afrua njëri në tavolinë. Si zakonisht ne mërgimtarët, qajmë hallet pothuajse e të gjithë botës, mos të flas për gjendjen e problemet e vendit qe na rriti e burrëroj.
Ky njeri që na u afrua në tavolinë-bashkëbisedim, filloi pa një e pa dy (i sapo kthyer nga haxhi) fillimisht nxori atë shenjen,bez të bardh, vendosi mbi kokë, sa për të treguar! Dhe pastaj filloi: Shqiptarët janë hajdut,vjedhin, janë të korruptuar, të paditur,të varfër,shiko çfarë fukarallëku, e gjëra të këti lloji,nuk la gjë pa thënë, ne adres të shqiptarve! Edhe pse vetën e quante të tillë? Se si nuk nxori nga goja asnjë fjalë të ëmbël për vendin që e rriti.
Unë vendosa (qëllimisht) të „hesht“! Nuk kam dëshirë kurrë të “ndezi zjarr me të fryer”.
Në kafiteri, kishte edhe disa të rinj, ulur me ne, „po pse flet kështu o bacë, a edhe unë jam i keq a“, e pyeti i riu. “Jo,ti jo, se ti vjen kaniher në xhami!!!
Pa dyshim ishte për të qeshur. Ai, sjelljet e tija, që nënkuptonin se tani ishte i paprekshëm, ishin ndryshe nga më parë, tash ishte njeri me “autoritet”me një bez të bardh në kokë, të cilin mban vetëm kur shkon diku, për tu dukur, se gjëja kishte bërë diçka të “jashtëzakonshme”! Kurse PLISIN e bardh tashmë ia kishte lënë të kaluarës! Se kishte të drejtë gjithçka fliste! Sikur donte të thoshte… heeej unë kam qenë në mek!
Një i ri tjetër e pyeti,“o bacë, a më thua sa Lek harxhove për haxh“?
Ai i ktheu si me mburrje, (se gjeja jam i pasur dhe ishte një vlerë… pse ta flasim është shume e papërfillshme për mua,ketë, tha fytyra e tij), “po aty diku 4.000 euro”! “Dhe mos vdeksha pa shku edhe njëherë”, ia ktheu “baca”!
“Po ti the se fukarallëk i madh o bacë, po sikur ti jepje naj fukaraje ato Lek, kish me kanë ma mire o bacë”, i tha një i ri tjetër.
Kur pa se, në atë tavolinë, si shkoi biseda, edhe pse ne e lutëm të qëndronte, iku dhe shkoi tek një tavolinë tjetër, pak metra largnesh,për ta provuar se mos aty…!???
Unë përmes këti tregimi (të vërtet) dua të theksoj edhe njëher. Ja me çfarë “armatosen” ata që dëgjojnë imamët e xhamive. “Je i mirë vetëm nëse shkon në xhami”!!!
“Ose, mjafton të vish në xhami,të jesh i rregullt në pagesë (antarsinë) edhe pse ti bënë çfarëdo llojgjërash jashtë”!!!???

Shperndaje ne
Updated: 5 Shkurt, 2020 — 02:18

The Author

Islam Idrizi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.