“Me mbajt gjithkush shpi ,Kola i jem i kish` mbajt tri “

“Me mbajt gjithkush shpi ,Kola i jem i kish` mbajt tri  “ ,
-kështu thoshte malësorja atëherë kur iu rrit djali dhe e pa se çfarë ‘shybyki “ është.
 
Ose, ne  për të nxjerrë qerpikun nga syri , gati po e verbojmë të mjerin.  Ose, bota në këmbë e ne futemi ndër çadra pa pasur aspak reshje . Ose ,ia  “ vjedhim “ orën e  dorës Presidentit Bush , e nuk e dimë se pse  flasim.  Ose ,Kadareja i madh  nderohet në Prishtinë , asnjë TV nuk e transmeton drejt për drejt ( përveç “ Zëri -t “ ).
 
Ose , “Kërkojmë mbështetje si komunitet arbëresh, si një komunitet që i përket kulturës kombëtare shqiptare, një mbështetje politike për të mbrojtur propozimin tonë që ky komunitet të njihet nga UNESCO, si një vlerë jo materiale kulturore botërore” , e vet nuk jemi të përgatitur  .
 
Ose Ose ,ne  çdo ditë e më shumë humbasim nga identiteti  kombëtar dhe “tranohemi ‘ pas kërkesave të juaja.
 
Ose , Zonja Anna Maria Ragno kërkon : Candidiamo la musica Arbereshe .. në Unesco , ne në Bresanë shfaqim filmin “Letra e fundit” e luftës së Çanakkalasë “ .
Ose ,neve na pranojnë në organizatat me renome botërore , ne nuk kursejmë as sharjen më të vogël që të denigrojmë nismëtarët. Ose, dikush na nxitë t`a  bojkotojmë mallin e Serbisë e në TV-et tona reklamohen po ato prodhime në çdo çast . Ose , dikush kërkon që të na ndalohet “Udha e shkronjave “ e  ne në ç kanal televiziv  shohim nga 4-5 seriale turke dhe indiane e në pauzë  publicitare i “lavdërojmë prodhimet serbe dhe turke.
 
Ec e merre vesh se si bëhet shteti . Cili është shteti ? Shteti jemi ne .
 
Po fjalë kish` pas` lon` mal`sorja  ““Me m`ajt gjithkush  shpi ,Kola i jem i kish` m`ajt  tri  “ ,
 

06.04.17 Gjakovë

Shperndaje ne
Updated: 6 Prill, 2017 — 13:09

The Author

Fahri Xharra

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.