Ta e duam historinë tonë, ti lëmë brezave, për ardhmërinë e tyre një bazë të shëndoshë historie!

Shkruan: Fahri Xharra

Sa e duam ne historinë tonë?

Përderisa akademitë tona shqiptare janë kundër dhe e mohojnë historinë pellazge, serbët krijojnë literaturë po nga ajo histori, të cilën e përvetësojnë dhe ia paraqesin botës si të tyre.
Kemi nga ata që thonë, se dihet e vërteta, por harrojnë që bota i beson të shkruarës e jo “pallavrave”, historisë gojore.

Shikoni se çfarë manipulimi e falsifikimi: 

Ta shihni një libër të serbëve :” Perëndite e Olimpit nga Serbia”, një libër i financuar nga shteti dhe i recenzuar nga akademiket serb.

Unë e lexova,; serbët e njohin antikën tonë me mijëra herë më mirë se historianët tanë, por e keqja për ne është që ata e shkruajnë si të “para-ardhësve ” të tyre. dike mohuar çdo trashëgimi shqiptare.
Mu duk shumë interesant që libri ishte botuar në vitin 1998. Ata ishin në atë kohë të angazhuar me luftën e Kosovës,; por vjedhjen e historisë nuk e linin anash sepse historia iu vyente për ” tapi ” të tyre historike mbi Kosovën.

Shfletova me dhjeta portale serbe, ku diskutohej për këtë “histori të shkruar”, por te gjitha komentet ishin lavdërime dhe përkrahje dhe falënderime autorëve që munden ta shkruajnë këtë libër.
Jam shumë i brengosur me mentalitetin tonë të ngrysur i cili prodhon vetëm urrejtje kundër vetvetes.

Njerëzit tanë me tituj bombastik , ku janë ? Pse heshtin? Pse sulmojnë ? Pse nuk na e çelin rrugën neve vullnetarëve që po mundohemi me mish e me shpirt dhe pa fije ndihme financiare të shpalosim diçka me vlerë nga historia e jonë .
Nëse ne flemë, e ende nuk u ngimë gjumë, serbët po e zënë vendin e tyre ne mesin e popujve “të lashtë ” të Europes.

Të kemi pak mëshirë, për t`iu siguruar brezave që vijnë një bazë të shëndoshe për ardhmërinë e tyre.

Populli pa histori mbetet gjithmonë skllav i të tjerëve.

Fahri Xharra, 19. 10. 2019
Gjakovë.

Shperndaje ne
Updated: 5 Shkurt, 2020 — 03:10

The Author

Fahri Xharra

1 Comment

Add a Comment
  1. ËËËH,-POPULLI PA HISTORI MBETËJ GJTHMONË SKLLAV I TË TJERËVE”HËËË,RROKULLI NA
    HIROGRI TRETEJ GJITHMONË SKLLAV I TË MJERËVE,TË DJERËVE;OUUU,THIRRJA,SHTRIRJA,
    THELLË MË THELLË;PALË ME PALË;THELLËSIE NËNTOKË;HEEEJ,KËSHTJELLË ME KËSHTJELLË,
    VALË ME VALË;KTHJELLËSIE OJ,NËNESLOKË;PORSI,ORE SI;LARTË MË LARTË;OR,ZJARRTË MË
    ZJARRTË;PALË MË PALË KALTËRIE,BREZE QIELLI;SI DHE,VALË ME VALË VATËRIE,MË RREZE
    DIELLI;OUH JU,AS TË GJALLË,AS TË VDEKUR;AS TË PËRRALLË,AS TË PREKUR;ÇELNI SYTË,
    ME BREZE QIELLI PRANVRORË;MOS NGELNI ME U MBYTË,NË STREZË GRILLI TRENDEHORË;OH,
    NGA MBINGARKESA,SA GRRITHKARESA;QË DJALLI I DJALLAZUAR,NA KALLI I SHKALLËMUAR;O
    DUKE NA GRABITË HISTORINË TONË,HIROGRINË ZONË;ARGUMETE MË TË LASHTA,VARGUTERNDE
    MË TË STËRLASHTA;NËN FALLCE TALLCE;DUKE I PARAQITUR SI HISTORI TË VETA;OUH KUKE
    HARAÇNGRITUR SI HIROGRI,MIZORI T’SHKRETA;ATHUA VALLË;A JEMI GJALLË;A KEMI MALLË
    PËR LEGJENDA,KRYLEGJENDA;PËR EGJENDA HYEGJENDA;HEEEJ,SI PËRJETËMOT,EDHE SOT,OUH
    PO NA GJEGJI I ZOTI KËTI DHEU;KRYLEGJENDA,HYREGJENDA;DASHKA,BASHKA;HYREGJENDARE
    KRYLEGJENDARE;QË NA PËRGJEGJKA NË TANDEMA;OUUU,GJERGJA MË ADEMA;HEEJ,GJEGJA MË
    ADEMA;OREEE,SHQIP SHQIPE SHQIPTARIA;SHKRIP SHKRIPE SHKRIPKAVRRIA;GJERGJA ADEMA!
    MANI,USA.

Lini një Përgjigje te Selman Dervishi-Mani,USA. Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.