BINOMI I SHPRESËS

BINOMI I SHPRESËS
Dakordimi për të bashkëqeverisur ndërmjet dy subjekteve politike LVV-së dhe LDK-së, edhepse ishte i pritur e i mirëpritur nga qytetarët, të cilët edhe ju besuan më së shumti duke i renditur të parët me votën e tyre dukej sikur ishte zgjatur paksa deri në nënshkrimin e marrëveshjes. Nga kjo zgjatje e kjo vonesë deri tek zyrtarizimi i marrëveshjes për të cilën veçse ishin marrur vesh duke deklaruar madje edhe para zgjedhjeve, u mundua të përfitonte diçka opozita e cila po e ka shumë të vështirë ta pranojë faktin se tashmë po quhet e tillë.
Edhe këta që i ndëshkoi populli me votë, e dinë mirë që Binomi i Shpresës, pra Albini dhe Vjosa janë kuadro tejet të përgatitura, me një mendësi e nivel intelektual krejtësisht tjetër. Prandaj opozita duhet të tregohet tejet e kujdesshëm në deklaratat e saj, si të shkruara ashtu edhe verbale, nëse duan që shuarja e tyre si subjekte politike mos të jetë një rrugë e afërt.
Në ditën kur u mbajt Seanca për Votimin e Qeverisë, kjo opozitë u tregua shumë e papërgatitur në deklaratat e deputetëve të saj. U mundua të dal si e pafajshme për dështimet e saja të shumta, tentoi të tregohet e pafajshme duke fajësuar dy partnerët e koalicionit e Qeverinë Kurti ende pa u votuar e pa filluar punë. Këta jo vetëm që dolën qesharakë me etiketimet dhe paragjykimet e tyre por edhe me deputetë që në foltore kishin problem madje dhe me lexim të fjalimeve.
Albini dhe Vjosa, apo siç po cilësohen ndryshe si Binomi i Shpresës, gëzojnë një respekt në popull si dy politikanë të përgatitur dhe të pakorruptuar, këtë konstatim e vërteton më së miri vullneti i sovranit, i treguar në zgjedhjet e 6 tetorit. Që të dy edhe para zgjedhjeve kishin deklaruar se duan reciprocitet të plotë me Serbinë, e që në fakt kjo ka të bëjë me respektin e shtetit tonë duke funksionuar si dy shtete krejtësisht të barabarta në secilën sferë. Kjo qasje do të thotë dinjitet, respekt, njohje. Mund të duket si tejet e vështirë por jo edhe e pamundshme, pasi që të mëdha janë shpresat te Binomi i Shpresës.

Shkruan: Ardian Haziri

Shperndaje ne
Updated: 13 Shkurt, 2020 — 00:39

The Author

Ardian Haziri

1 Comment

Add a Comment
  1. BINOMI I SHPRESËS:ALBINI E VJOSA;TRINOMI I BESËS;VALDRINI KREN BOSA;DRNI I ZI,
    DRINI I BARDHË;PRINI VËRRI,PRINI N’RADHË;MOS TË SHKELËT,MOS TË NGELËT;AMANETI,
    TESTAMNEDI,I KRYLEGJENDARIT KRYE UÇK DUKE DHENË KUSHTRIMIN ANËMBANË BOTËS DEMO-
    NKRATIKE;ZANËMZANË SQOTES DEMONKRATIKE;SËBASHKU USA ME NATO O DIASPOREN,TROJET
    MBARË KOMBËTARE SHQIPTARE;QË ARRINË,JA MBËRRINË;PËR LRI,PAVARËSI,DEMOKRACI;OUH
    TË KOSOVËS;PORSI HORRZI;SI SHKILEJ GJAKU PRAGU LIRISË;SHKILEJ AMANETI I UÇK-SË
    DHE KRYLEGJENDËS,ADEM KRYLEGJENDARIT;IZOLOHEJ TERË KOSOVA,DENOHËN LUFTËTARËT E
    LIRISË,ME GJYKATË SPECIALË;TJETËRSOHEJ FLAMURI E HIMNA DHE,BETIMI UÇK KRYLEGJ-
    ENDARIANE;SI VALLË,A,JEMI HIÇ GJALLË;TË NJOLLOSEJ LUFTA ÇLIRIMTARE UÇK.NË KRYE
    ME KRYLEGJENDARIN ADEM JASHARIN;SI EDHE,ME NDIHMËN USA+NATO+DIASPORA SHQIPTARE;
    ËH,PAS NJËZET VJETË,ME DHUNË O,PËRDHUNË;DUKE NA FUTUR,MRUTUR,NË DIALOG OUH,PËR
    STATUSIN E KOSOVËS;SHKATTRUESIN E HORRPROVËS;AH,EUROPË MOJ KURVA E MOTIT,AH,MU
    KËSHTU QENKA DEMOMKRACIA PREJ ZOTIT;TË DENOHEJ VIKTIMA,EDHE KËTA PAK JETIMA,TË
    MBETUR O,TRETUR;SE PAK U DUKËN,MU KËTA KATASTROFALË,KËTA KANIBALË;NA NDUKËN,OH,
    NA ZHDUKËN,MBI 80% POR,KËRKONI,TENTONI 100% TERË SHQIPTARINË;DËGJO,THIRRJA ORE,
    SHTRIRJA;TOKË E QIELLI;OJ,LOKE DIELLI;NA KA LINDUR,NA KA NDRITUR;DRITA BARDHË;
    DITA NA KA ARDHË;NUK KTHEHËJ DOT TERRI ERRSIRËS;NUK PREHËJ ZOT FERRI FERRZIRËS;
    RITRASHGIM HEROJET SHKRIPFARE;OUUU,RIBASHKIM O TËRË TROJET SHQIPTARE!!MANI,USA.

Lini një Përgjigje te Selman Dervishi-Mani,USA. Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.