Në Toronto të Kanadasë, në datën 16 Shkurt 2020, në sallën e Shoqatës së Bashkësisë Shqiptare-Kanadeze (ShBShK), u bë i njohur libri i sapobotuar “Fëmijët Martirë të Kosovës 1981-1999” me autorë Hanëmshahe Ilazi dhe Nusret Pllana. Libri është edhe në Shqip edhe në Anglisht. Në takim u shfaq edhe një dokumentar i shkurtër që shoqëron librin. Njohja me librin u përputh me 12 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës. Libri është një këmbanë përherë tingëlluese e cila të kujton se edhe në vitet e fundit të arritjes së Pavarësisë së Kosovës çmimi që kanë paguar shqiptarët ka qenë shumë i shtrenjtë.
Nderi i takimit ishte vetë autori Nusret Pllana. Veç anëtarëve të ShBShK, të pranishëm ishin edhe dy ish-Kryetarë të saj Engjëll Cane dhe Saimir Lolja, autori letrar Kristaq Turtulli, Ilir Lena i emisionit Shqip në Kanada TV Pasqyra Shqiptare, etj.
Kryetari i ShBShK Bujar Zejnullahu përgëzoi Anëtarin e Nderit të ShBShK Nusret Pllana për punën e pareshtur në shërbim të çështjes kombëtare. Nusret Pllana është autor i shumë botimeve, veçanërisht i atyre që kanë të bëjnë me historitë e viteve 1998-1999. Puna e tij heroike për të mbledhur dokumenta origjinale, dëshmi të gjalla dhe gërmuar në arshiva ka skalitur në gur masakrat dhe krimet gjenocidale që kriminelët serbë kryhen kundër popullsisë shqiptare të Dardanisë para 20 viteve.
Autori Nusret Pllana falenderoi të pranishmit dhe përcolli edhe fjalën përshëndetëse të bashkëautores së librit Hanëmshahe Ilazi. Konsulli i Përgjithshëm i Republikës se Kosovës Donat Syla foli për vlerën e librit të profesorit Nusret Pllana. Meqenëse libri është, ashtu si nevojitet, edhe në anglisht, vlera e tij përkujtimore i shërben si shqiptarëve ashtu edhe bashkësisë ndërkombëtare, institucioneve të saja, studiuesve, botuesve e gazetarëve shqiptarë dhe joshqiptarë.
Profesori Nusret Pllana, midis të tjerave, shpjegoi se sa të rëndë e kishin patur ato si autorë me mbledhur nga familjarët të dhënat për 1432 fëmijët e Dardanisë që kriminelët serbë i vranë pse ishin fëmijë dhe pse ishin shqiptarë. Ndër ta janë edhe pesë fëmijë serbë që u vranë po nga kriminelët serbë në restorantin “Panda” në Pejë. Gjithashtu, janë edhe 130 fëmijë të tjerë që mbesin akoma të zhdukur prej egërsirave serbe gjatë luftës para 20 viteve.
Mjafton të krahasohet libri “Noel Malcolm, Kosovo: A Short History, Papermac, 1998” me librin “Fëmijët Martirë të Kosovës 1981-1999” për të kuptuar se krimet genocidale, shpërngulëse, tjetërsuese, kundra-njerëzore, kundra-europiane të serbëve kundër shqiptarëve kanë qenë të pandërprera. Prandaj do mjaftonte ky libër që zyrat shtetërore dhe ato ligjore në Dardani (e cila gabimisht quhet Kosovo Polje) të ngrenë akuzë juridike ndërkombtare kundër Serbisë.
Krimet ndaj fëmijëve në Dardani janë vetëm një pjesë e krimeve kundra-njerëzore që egërsirat serbe kryen në Dardani. Ashtu si e theksoi edhe profesori Nusret Pllana, heshtja e tyre vetëm se tregon paaftësinë shtetërore, frikën, paaftësinë për të kuptuar përgjegjësinë, vogëlsinë shpirtërore e tradhtinë kombtare të atyre që janë zgjedhur përfaqësues dhe qeverisës të popullit të Dardanisë. Të caktohesh për të udhëhequr popullsinë e Dardanisë nuk është privilegj për t’u bërë pasha osman i papërgjegjshëm. Domethënë, të përfaqësosh popullin e Dardanisë është përgjegjësi njerëzore, shtetërore, perëndimore, europiane e kombtare. Qytetaria shqiptare dhe europiane kërkon që shqiptari të duket edhe me të drejta edhe me përgjegjësi, dhe të mos struket.
OUUUH,FËMIJËT MARTIRË TË KOSOVËS 1981-1999,NJË KUMBIM QË NUK NDALON;HEJ HORRË;
AHIII,GËRRDIËT Q’NA GRIRË HORRËPROVËS,SI SHKRUMBIM,NJË TUNDIM,QË TUK SHKALLMON;
ATHUA;ÇFARË MOSTRUMË KANIBALËSH,TË TËRBUAR;ATHUA SHKARË KONSTRUMË TRANDIVALËSH;
MË TË VËBUAR,MË TË SHFRËNUAR;ATHUA VALLË,ÇFARË DHËMPIRA,ÇFARË TRËMBZIRA,QENKAN
RIZGJUAR NGA VARRI,TRISHTUAR NGA ZJARRI;PËR T’GLLABËRUAR LULËN E NJËRËZISË;AUH,
VULËN ARDHËMRISË;DUKE PËRMBYSYR DJEPAT E FOSHNJEVË TË POSALINDURA,DUKE SHTËRR-
NGRYSUR DJEPAT FOSHNJEVË PRERË,NGRERË,KOSAGRINDURA;PORSI OH,HORRZI,DUKE PUSHK-
ATUAR,KRUSHKASHUAR;EDHE NËNËN SHTATTZËNË,DUKE IA PRERË BARKUN DHE,NXJERRË BEBËN
ENDË PALINDUR;AH,DUKE VJERRË DHE THERRË,NË MAJE TË THIKËS,TEK GJMAJE TË FRIKËS;
ATHUA,ÇFARË KANIBALËSH,ÇFARË TRANDTËSHKALËSH;PUSHKATON NËNËN MBIDJEP T’FOSHNJËS
DUKE DHENË GJIRIN,QË MBYTEJ NËNA DUKE ME TRUP OUH,MBROJTUR FOSHNJËN,POSI DRITË
DIELLI;PËR RIGJARËMIN,PËR RIMALLËRIMIN,PËR RISTRALLËRIMIN;ATHUA ÇFARË LUGATËSH;
ÇFARË KUKAÇËSH;ARDHACAKË,GARDHALAKË,TRAKATAESH TË STEPAVE KARPATESH,SI BISHA MË
KANIBALË,ME POROSIRA,HORRORZIRA;PËR T’NA ÇFARROSË,ÇRRANOSË,OKUPUAR,UZUPUAR;OUH,
TERË TROJET,PLOJET;VËLLAZËRO RIHIRO FARË SHKRIPKAVRRIE;OUH,PELLAZGO ILIRO MBARË
SHQIPTARIE;KËTA GJAKATARË;HATA SHAKAZVRARË;KUNDËR,THUNDËR,TERË ARDHËMERISË,TERË
ARBËRISË;MBARË SHKRIPKAVRRISË,MBARË SHQIPTARISË;QË NA PËRGJEGJKA NË TANDEMA;OUH
HYREGJENDA,KRYLEGJENDA;MBARË BOTËRORE,MBARË MË NJERËZORE:OUH,GJERGJA MË ADEMA!.
MANI,USA.