Letërsi Kombëtare: TË DUA SHUMË SA IDE NUK KE

Maki M Canolli

Kosova ime e dashur!

Me pamje po përtrihesh e me moshë je plakur
Isha tek ti të hjeku mall e mërzi
se malli për nënën e djegë çdo fëmi.

Por…,nuk ta putha ballin e as plagët nuk t’i putha!
Jo se nuk deshta po sepse nuk munda
se t’i kan puthur mijëra të tjerë para meje
e jo që nuk të shëruan por akoma të lënduan!

Doja të bisedoja me ty si nanë e bijë
po pluhuri e tymi mushkërit pat me m’i nxi
dhe mezi të shiqoja moj loke me sy
loti më pikonte nga malli a pluhuri nuk e di?!

Doja rrugëve tua të dilnja e të shëtisja
por as një hap nuk mund e bëja
se hapin nuk kisha ku ta qisja
ishte stërmbush me makina qarshia.

Në vend të uzinave e kombinateve
ty duan me të ngulfat pallatet shumë katëshe,
besa nuk kisha ku një kafe ta pija
se vështirë ishte të gjeje karriga të lira.

Ato i kishte zën të gjitha rinia
në çdo cep tëndin vërehej papunësia,
e pleqt shëtisnin aty nëpër shesh
në sytë e tyre vërehej se hanë veq përshesh.

Endacakët rrugës me dorën e zgjatur
më vinin nga mbrapa hapin duke ma ndalur,
ishin të gjithë me mosha të ndryshme
e mjerimin e vëreje pa pikë mëdyshje.

Do të doja të t’shihnja me turizmin mbuluar
e rininë tënde gjithandej duke punuar,
por pavarësisht moj loke ti si je
unë të dua shumë sa ide nuk ke,

©Maki M Canolli

Shperndaje ne
Updated: 6 Prill, 2017 — 18:24

The Author

Maki Canolli

Makfire Maqedonci – Canolli lindi në Prishtinë. Fëmijërinë dhe rininë e hershme i kaloi në vendlindje. Është shkolluar në fushën e pedagogjisë, që e ka bërë më të ndjeshme e më njerëzore edhe në poezi. Me këtë art të vështirë ka filluar të merret që kur ishte nxënëse e klasës së dytë fillore. ”Gjeli im plak” ka titullin vjersha e saj e parë. E ka botuar 30 vjet e sa më parë në shtojcën për fëmijë të gazetës ”Rilindja” (1978/79), e cila botohej çdo të martë, në kohën e artë të kësaj të së përdishmeje të shuar shqiptare në Kosovën e pushtimit serb. Makfire M Canolli i përket brezit të rinisë ”së padisiplinuar”, e cila sfidonte pushtetin antipopullor të asaj kohe. Ky pushtet të rinjtë shqiptarë i quante ”irredentistë” e ”seperatistë” dhe me nofka të tjera më poshtëruese, vetëm e vetëm pse deshi të mbante gjallë gjuhën, traditën e kulturën shqiptare, të qenit shqiptar të shqiptarëve në vendin e tyre. Makfires, si motër e vëllezërve ”irredentistë”, iu mohua çdo e drejtë: të regjistrohej në fakultet, të punojë me nxënës, si dhe e drejta për të botuar. E ka vragë të pashlyeshme në zemër këtë kohë, aq më parë, pasi krijimet e saj të hershme ia konfiskuan punëtorët e shërbimit sekret serb, gjatë një bastisjeje në shtëpinë e saj. Në vitet e ‘80-ta, kur ajo ishte vetëm 11 vjeçe si shumë familje shqiptare, edhe familja e Makfires ishte në shënjestër të UDB-së famëkeqe serbe, e cila në vitin 1982 ia burgosi të tre vëllezërit. Ishte kjo koha kur shpirti i saj sa fëmijërorë aq poetik po këndonte nga brenda, pa u shfaqur për lexues. Në vitet e ‘90-ta emigron në Gjermani, ku qëndroi deri më 1998. Kthehet në Kosovë bashkë me familjen e saj dhe më pas, më 1999, kalon oqeanin për të vazhduar jetën në New York. Aty jeton ende.Zëri i saj dëgjohet çdo të premte në valët e Radio – Diasporës, ku si moderator e udhëheq rubrikën “Heroizmi i popullit tonë në shekuj”. Poezitë e saj janë prezantuar nëpër disa faqe të internetit, të cilat botojnë krijime artistike, si “Teutat shqiptare nëpër botë”, “Agjencioni Floart-Press”, “Tribuna shqiptare”, “Bota e re”, “Stërkala”, si dhe “Qeparoi”.Gjer tani ka botuar përmbledhjen poetike për të rritur “Gjurmë nëpër flakë” (2010) dhe një tjetër për fëmijë “I shes diellit akullore” (2010). Po ashtu është pjesë e disa antologjive si dhe në librin e përbashkët me teutat shqiptare nëpër botë me titull "Në sytë e nënave". Në një të ardhme të afërt lexuesit do të kenë ne duart e tyre shkrimet tjera qe presin botimin.

2 Comments

Add a Comment
  1. DASHURI

    Hyrë në shpirtin tonë
    Ndihmë të lutem
    Të lirë të jetojm
    Të lumtur dhe krenar
    Tokën parajs e dua

    Dashuri
    Hyrë në brendinë tonë
    Në gjak
    Në trup
    Në fjalë

    Dashuri e zjarrt
    Të ndiej shpirtërisht

  2. Zeqir Asllani, Stuttgart

    Përshëndetje!
    Një përshëndetje të veçant për poeten tonë të mirënjohur:
    Zonj. Makfire Maqedoncin!

    Ne e përgëzojnë për punën dhe përkushtimin e saj, që është duke e dhënë me prozen dhe poezinë për mëmërgatën shqiptare, kudo që jetojnë në botë.

    Ne i lexojmë poezit e juaja me një vëmendje të posaqme dhe ato i’u japim nxënësve tanë për t’i recituar në festat tona Kombëtare dhe shtetrore, në shkollat shqipe të Shtutgardit me rrethinë.

    Me respekt të veçant nga mësuesi i shkollës shqipe në mërgim.

    Zeqir Asllani, Shtutgart…respektivisht i lindur në Prishtinë.

    Ju dëshirojmë suksese të mëtejme!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.