PAPA GJON PALI II SHENJTËROI MË 2004 GRUAN E NJË SHQIPTARI

Më 16 Maj 2004, Papa Gjon Pali II shenjtëroi gjashtë vetë. Midis tyre ishte edhe Gjana Bereta Molla (Gianna Beretta Molla), e cila ishte kthyer në një idhull për lëvizjen kundër dështimit sepse ajo braktisi jetën e vet për atë të fëmijës së saj. Ajo hyri në rrugën e shenjtërimit nga Vatikani më 24 Prill 1994.

E bekuara Gjana Bereta Molla lindi në Maxhenta të Milanos në Itali më 4 Tetor 1922. Ajo ishte fëmija e 10të nga 13 fëmijët e prindërve Alberto Bereta e Maria De Mikeli. Pasi përfundoi Universitetin e Pavias në degën Mjeksi-Kirurgji më 1949, ajo hapi një klinikë mjeksore Mesero afër Maxhentas më 1950. Ajo u specializua në Pediatri në Universitetin e Milanos më 1952 dhe mëpastaj filloi të përkujdeset për nënat, vogëlushët, të plakurit dhe të varfërit. Ajo fushën e mjeksisë e quante një mision njerzor dhe për këtë qëllim e ide ajo iu përkushtua besimit katolik.

Më pas ajo u fejua me shqiptarin Pjetër Molla dhe ndriçonte kënaqësi dhe gëzim gjatë fejesës së tyre, për të cilën ajo falenderonte zotin. Ata u martuan më 24 Shtator 1955 në Bazilikën e Shën Martinit në Maxhenta dhe ajo vazhdoi të ishte një grua e gëzuar. Për lumturinë e saj ajo lindi fëmijën e saj të parë Pjerluigjin në Nëntor 1956, pastaj Mariolinën në Dhjetor 1957 dhe Laurën në Korri k 1959. Me thjeshtësi dhe barazpeshë ajo harmonizoi kërkesat për të qenë një nënë, grua, doktoreshë dhe shijuese e jetës. Por në Shtator 1961, në moshën 39 vjeçe, Gjana Bereta Molla ishte shtatzënë me fëmijën e saj të katërt kur doktorët zbuluan tek ajo një tumor të madh në mitër. Kirurgët këshilluan që Gjana të zbatonte dështimin me qëllim që të shpëtonte jetën e saj. Por vendimi i Gjanës ishte i menjëhershëm dhe vendimtar: Unë do të pranoj çfardo që ata do të më bëjnë mua me kusht që të shpëtohet fëmija. Kështu, ajo shkoi tek mjekët dhe hoqi tumorin. Më 21 Prill 1962 Gjana shkon për të lindur në Spitalin e Grave Monza ku më 22 Prill 1962 i lindi fëmija e katërt, Emanuela. Ndërkohë Gjana mundi të jetojë edhe një javë dhe me 28 Prill 1962 ndërroi jetë.

Që nga ajo kohë ajo u bë një katolike e famshme dhe organizatat që mbrojnë jetën dhe mbështesin dështimin e femrave shtatzëna janë frymëzuar nga vendimi i saj. Më 6 Korrik 1991 Papa Gjon Pali II nënshkroi për të njoftimin mbi virtytet heroike të një shërbyese të zotit. Më 21 Dhjetor 1992 u lëshua Njoftimi i Mrekullisë nën emrin e saj. Më 24 Prill 1994 Papa Gjon Pali II filloi shenjtërimin e Gjana Bereta Mollës duke e lumtëruar në Sheshin e Shën Pjetrit në Romë. Më 16 Maj 2004, Papa Gjon Pali II përfundoi në Sheshin Shën Pjetër shenjtërimin e Gjana Bereta Mollës, që njihet në besimin katolik si Mbrojtësja e Nënave dhe Familjeve. Gjana Bereta Molla ishte e para grua e martuar që u bekua me shenjtërim si një frymë e përjetësisë së familjes.

Për kureshtje: Pjetër Molla ndërroi jetë më 3 Prill 2010 në moshën 98 vjeçare dhe u varros pranë gruas së tij Gjana Bereta Molla. Pjetër Molla përbën rastin e vetëm në historinë e kishës që një burrë të ishte dëshmitar i shenjtërimit të ish gruas së tij. Lumnimi i Gonxhe Bojaxhiut – Nënë Terezës në Sheshin e Shën Pjetrit në Romë u krye më 19 Tetor 2003 dhe Shenjtërimi i saj më 4 Shtator 2016.

 Gjana dhe Pjetër Molla

Shperndaje ne
Updated: 20 Mars, 2020 — 08:19

The Author

Saimir Lolja

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.