LETËRSI KOMBËTARE: NË VISET E ÇAMËRISË

NË VISET E ÇAMËRISË

Te këto vise të arta, nuk vij si kureshtar,
Jam lumë dashurie nga viset veriore!
Të ujis varret e zhuritur, livadhet e tharë,
Çdo rrënjë peme, çdo plis e çdo pore;

Në çdo hap mledh lule të thara kujtimesh,
Prek tegele shkronjash në trungjet e ullinjve…
Dikur, në kohë paqeje dhe dëfrimesh,
Etërit u mësonin shkrimin fëmijëve;Ngrejnë kokën kodrat dhe pllajat e heshtura,
Zgjohen befas nga ëndërra të frikshme;
Nga planimetria e lojës ca shënja të mbetura
Më joshin hareshëm me gjeste të magjishme;

Si një brengë e kaltër në burimet e fjetura,
Zgjohen zanat e thinjura, qajnë me dënesa;
Të vetmet gjurmë e shenja të paprekura
Mes gjurmësh mizore, goditjesh të pabesa;

AUTOPORTRET

Më donin familja dhe shoqëria,
Po për shtat fare nuk u shkoja,
As vetes, bile, s’i shkoja për shtat.
E shtrenjtë për mua ish vetëm fëminia;
Në dhomën e errët të gjumit,
Në dhomën ku studioja, si kamare,
Ku s’hynin lojrat shqetësuese,
Unë ëndërroja vetëm për dritare;
Po qeshja, qeshja sa gajasesha
Dhe desha diellin krejt ta shkrija,
Dhe tokën ta lajthisja së qeshuri,
Dhe si dyshek të gjelbër ta shtrija…
Pastaj u bëra njëzetvjeçar
Nga trampolina e ditës e natës hidhesha
Në hapsirën pa fund e pa anë
Ku trupi im përpëlitej e dridhej;
Dhe jeta i hapi të gjitha shqisat
Dhe bota dridhej në orbitën e saj,
Dielli derdhte gjithë cirkat e florinjta,
Shiu i ngrohtë fushën guduliste në maj…
Ekuilibri – ja e vërteta e drejtësisë,
Këtë sa mora diplomën e kuptova
Se padronët ngado duan djersën e rinisë,
Dhe veten time krejt e harrova…

ASHTIN SI FILIZ DO TA MBJELL

Mëngjesi i vrenjtur, krejt i acartë,
Udhëkryqi tej i heshtur qëndron.
Dhe unë i vetëm te ballkoni lart:
As lëvizje as shokë as miq nuk shikoj;
Nga re virusesh e sulmuar është jeta
Varrtari te këmbët arkivolin ma sjell,
E dini se plagët e mia janë të shenjta,
Po ashtin tim si filliz do ta mbjell…
Në këtë dimër të gjatë e të egër
Shëtit rrugëve një demon i zi,
Po ju zjarrtarë mbajeni zjarrin ndezur,
Zjarrin mos e shuani kurrësesi…
Mbajeni zjarrin ndezur për ëndrrat,
Jo me shkarpat e ëndrrës së çveshur,
Në pyllin e ndjenjave dhe të këngës
Digjni shkurret e trëndafilit të egër;
Mos u trembni nga fjalët kuturu,
S’mbetet grumbull eshtrash dashuria,
Që niset e ndalet pa ditur se ku,
Po varr nuk hap për ndjenjat e mia!
Midis dy fjalëve sot endet jeta jonë:
Dashuri e dhimbje e vogëlushit të etur,
Për mos t’ia thyer këngën e lojën balonë,
Të nesmen e fatin për t’ia tretur…
Zjarrtarë, mbajeni ju zjarrin ndezur
Endërrat dhe këngët nuk kanë shterim
Fatin vetë e kemi në duar e zemër
Se pylli i ndjenjave nuk ka mbarim;
Nga re virusesh e sulmuar është jeta
Varrtari te këmbët arkivolin ma sjell,
E dini se plagët e mia janë të shenjta,
Po ashtin tim si filliz do ta mbjell…

O ZOT!
O Zot
Qe mban qiellin
Te mos na bjere mbi koke!
O Zot,
Qe mban yjet
Ne pellembe te dores!
O Zot,
Qe e ke zemren
Me dashuri e meshire plot!
O Zot,
Qe bere Even dhe Adamin
Dhe Token ua bere shtepi,
O zot,
Ju lutem dhe nje here,
Shpetoje perbindeshin NJERI!

PIRAMIDAT TONA

Dëshiroj t’i themë të gjitha,
Por s’mundem t’i themë sot,
Fjalët më duken të brishta,
Mendimet të errëta
Sikur nata ka pllakosur
Mbi tërë këtë tokë…
Mësuam të bëhemi piratë detesh,
Nëpër botë u bëmë
Strategë edhe mbretër,
Po nuk mësuam dot
Gjënë më të thjeshtë
Të duam njëri-tjetrin…
Dhe ndërtuam kështjella,
Kështjellën e murosjes,
Kështjellën e qëndresës,
Por nuk ndërtuam dot
Me porta të hapura,
Kështjellën e shpresës;
Dhe vuajmë si Atlasi
Dhimbjen e përbashkët-
Mbi supet tona Atdheu qëndron,
Po gjithkush ndihet i vetëm,
Fillikat i drobitur
Dhe askush nuk e shikon.
Kur bota bënte mbretëri,
Ne bënim principata,
Tre milionë principata,
Që gjoksin njëri-tjetrit
T’ia gërvishnim
Me shpata…
Bota hapte universitete,
Bota bënte shtete
Me Kushtetuta ligjore,
Ne ngrenim kulla,
Kulla ngujimi
Dhe kanune fisnore;
Ne ngrenim piramida,
Panteone lavdie
Me labirintet e harresës,
Por nuk ndërtojmë dot
Piramidën e kujtesës,
Piramidën e pendesës.
Tre milionë shqiptarë
Tre milionë vjet
Rreth piramidës sillemi
Me nga një gurë në sup
Shtrënguar fort.
Gurë i fortë granit,
I gdhendur, i lëmuar
I larë me djersë,
Dhe piramida
E mbetur pa kokë…
Piramidat tona
Të forta, të pashoqe,
Që kurrë nuk mbaronin,
Piramida përbindësha
Me tre milionë maja,
Se gurin e kreut
Për vete e donim.
Kur bota sulmonte qiejt
Me krahet e shkences
Ne rrethonim veten
me tela me gjemba;
Nga maja keshtjelles:
“Jemi fener ndricues”
Buciste kenga.
Kur bota ndertonte
Banka e bursa,
Ne thurnim skema mahtruese,
Fondet: “Populli”, “Xhaferi”
Piramidat e Sudes…
Dhe ja, sot na u deshën
Të ngujohemi,
Të ndarë nga njëri-tjetri,
Me sytë nga qielli
Në pritje dhe lutje
Në pritje të shpresës
Që armikun ta vrasë
DIELLI

Shperndaje ne
Updated: 12 Prill, 2020 — 05:39

The Author

Hamit TAKA

2 Comments

Add a Comment
  1. NË VISET E ÇAMËRISË DHE KOSOVËS;MË HISET E VLLAMËRISË NGRE HORRPROVËS;DY MOTRA
    TË BRAKTISURA;DY VOTRA TË PRAGKRISURA;THIRRJE BABËN O NËNËN,SHQIRRJE SHKABËN O
    GJEMËN;OUUU,JU PRINDËT,QË NA LINDËT;QË NA RRITËT,PORSE,HORRSE;QË N’FËMIJËRI AH,
    NGRE KRIMËRI,NA BRAKTISËT,NA SHTEGKRISËT;DUKE NË LENË TË NDARA,TË PËRÇARA,AHIII
    TË ÇFARROSURA,ÇRRANOSURA,TRUP O SHPIRT T’SAKATOSURA,TURP O HIRT TË KATRANOSURA;
    NGA ARMIKU MË GJAKPIRËS,QË NA FIKU MË PRAGSHIRËS;NËN MASAKRA,RENË KASAPRA,OUUH,
    MASAKRIME,KASAPRIME;NGA KASAPËT,NGA SATRAPËT;PAK U DUKËN,QË NA ZHDUKËN,MBI 80%
    POR PO KËRKOJNË,TENTOJNË,100% TERË VËLLAZËRO RIHIRO FARË SHKRIPKA VËRRINË;AHIII OREEE,PELLAZGO ILIRO MBARË SHQIPTARINË;DUKE NA HUMBUR,KUKE NA SHKRUMBUR;MIJËRA
    O MIJËRA;VARRE MASIVE;GRIRA O GRIRA,ZJARRE MAFIVE,MARRZIVE;DUKE NA TRETUR OUUUH
    KUKE NA SHKEPUR;DHE VARRET,EDHE ZJARRET;EDHE TEMPUJT,EDHE SHEKUJT,OH,DHE TROJET
    LERDHE NËN PLOJET;TË SHTATA COPAT,QË ZHVATA GROPAT,TROPAT;AUH,SHTRESA GJAKU,OUH
    STRESA PRAGU;SHTATË PALË GJENËTOKË,SHTATË PALË QIELLI;SHTATË VALLË OJ NËNËLOKË;
    SHTATË VALË RREZE,BREZE DIELLI;QË KALTËROJË,TEK FLAKËROJË;MBRËTHEN,SHPËRTHEN,SI
    VULLAKN,KY BALLKAN,TY KALLKAN;OH,TIM E FLAKË,KRIME DALKË,SHLAKË;MOJ SHTRIGA MË
    LIGA PLAKË;QË NA DOGJE,NA POQE;PLOT OUH,PLOT;ME GJAK O PRAG SHQIPTARI;AHIII ORE
    ME GJAK O PRAG KE SHQIPTARI;TEK THËRRASIN O PËLCASIN;PËR RIBASHKIM,RITRASHËGIM,
    O,VËLLAZËRO RIHIRO FARË SHKRIPKAVRRIA;PELLAZGO ILIRO MBARË SHQIPTARIA!MANI,USA.

  2. Nje faqe mbi keto tema e gjeni ketu: mentealternativa1.blogspot.com

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.