Pushtim i butë i vendit tim!

Pushtim i ëmbël i vendit tim!

Askush nga kontinenti i vjetër apo i ri,nuk na vendosin asnjë kusht që të mos jemi shqiptarë,apo të mos duam vendin tonë.Kush shet vendin dhe historinë e vet nuk është shqiptarë dhe nuk bëhet kurrë Europian.
Braktisja totale e vendlindjes është rezultat i zaptimit të kapitalit i të gjithë sektorëve strategjik me telenovelat;fshirja e kujtesës së historisë dhe të kulturës,ështe orgazëm e ëmbël që,ligjëron format e reja moderne të skllavërimit.Kjo është strategjia e re e pushtimit .Kjo është strategjia e re kolonjale që miratohet në heshtje nga “kaçakët e politikës.Robërimi ynë fillohet nga librat,nga telenovelat ,që fshijnë kujtesën historike,pastaj punon “paraja”,sherbimet sekrete,partitë politike,ideologjizmat famëkeqe,akademitë dhe pastaj vjen robërimi i vullnetshëm “demokratik” i vendit tim.Duhet vigjilencë e madhe në këto kohëra të vështira…
Prandaj ,të marrim dijen për të zbuluar të vërtetën,të pyesim zemrat tona për të gjetur të drejtën,të prekim plagët për të njohur dhimbjen,të pyesim nënat për të na mësuar dashurinë,të duam veten,kombin që t’na duan të tjerët,të njohim ligjet për të kërkuar dhe fituar lirinë e humbur,të lexojmë e mësojmë heronjtë për të shkruar historinë tonë,të njohim luftrat për të siguruar paqen,të bëjmë shtetin për t’na mbrojtur nderin,kulturën historinë dhe dinjitetin kombëtar,t’i kthehemi punës të ndërtojmë Shqipërinë,të nderojmë “Kastriotët” për të ruajtur lavdinë tonë.
Shtetarët e këtij vendi t’a dinë mirë dhe nëse nuk e dijnë se,heronjtë e dëshmorët e këtij kombi kanë veshë e dëgjojnë,kanë sy e shikojnë,kanë shpirtë engjulli,dhe e duan vendlindjen për të cilën ranë,duan historinë që e shkruan me gjakune kuq e të zi.Vepra e tyre është historia e vërtetë,ideali i tyre është, ideali i njerëzve të ndershëm e shumë patriot,zemra e tyre nuk rreh por don e dashuron vendine vet,është amanet për ne sot e për mot!
Edashur rini e këtij vendi të lavdishëm që,do udhëtoni së bashku me shekullin,kokën e shikimin përpara,kujtesën historike prapa ,që të siguroni kulturë,histori ,dhe dije të verteta, për të përballuar këtë maskaradë politike sa hipokrite aq dhe tradhëtare.
Shkëputja juaj nga historia etnike,largimi nga vendlindja,është dhimbja, që plagos heronjtë e vërtetë e çdo shpirtë shqiptari.
Nuk është moralizim kjo,që citova,por kuptoni thellë e shumë thellë segmente hipokrite,tradhëtare e korruptive ,në jëtën tuaj,kuptoni rrafshet e betejave që udhëhiqen nga dinasti hipokrite të zhytur në thesin e parasë,dhe në ombrellën e shtetit tim.Kalemxhi të shitur,akademik pa tru, injorantë të “diplomuar”,shtetarë të korruptuar,që shisni Atdheun,historinë,kulturën luftën,heroizmin,lavdinë

Shperndaje ne
Updated: 22 Maj, 2020 — 20:45

The Author

Coka Lutfi

Mesues matematike me UShTPunon si mesues mstemstike ne shkollat e mesme. Shkollen e mesme Pedagogjike Shkoder.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.