Letërsi Kombëtare: Atdhe Geci- TROKITJE SHQIPTARE

…për  Çamëri
emrin e kem luftë dhe Pirro
Gjergj Kastriot –Skënderbe
Abedin Dino e Festim Lato
O  e shtrenjta jonë, Çamëri
o tokë-motër  e  dhimbjeve
për ty un´kam armë gjakun
dhe Himnin për Çamërinë!…

TROKITJE SHQIPTARE

Unë  dyshoj  që Greqia është Greqi
Por, unë s´dyshoj që Çamëria është
                     shqipe Çamëri!..    

Ai  diell i zënë Çamërie, do
të shndërrohet  në zemërim
në dritë yjesh të çlirimtarëve
dhe në  vargmale  vetimash.
Ai diell i zënë  mbi Çamëri
është plagë  e të gjithë neve
kushtrim  i  të  ardhshmëve
histori, që çdo ditë shkuhet.
Sovrani im i shquar, ndjem
muzën e kam shok të udhës
prej saj i marrë frymëzimet,
këngën  që  shembë burgjet
dhe këngën që çliron  lirinë.
-Durimtare si uji dhe kalliri
në tëra betejat  për  Çamëri
emrin e kem luftë dhe Pirro
Gjergj Kastriot –Skënderbe
Abedin Dino e Festim Lato
O  e shtrenjta jonë, Çamëri
o tokë-motër  e  dhimbjeve
për ty un´kam armë gjakun
dhe Himnin për Çamërinë!…

Atdhe Geci – Dortmund, 2020

ADRESA E FURTUNËS

Popull, a ke frikë  nga  oligarkët e tu,
apo je në letargji dhe s ́flet dot. Liria
sytë i ka me lot,  e  zemrën  të  thyer
popull, pse hesht, ç ́bela  të  ka  zënë
ku iku zoti Diell, ç´janë  ato valixhe!
Popull, pse nuk ngritesh  si  ngahera
mos të ka  zënë  trishtimi, apo dehja
popull, thuaje të vërtetën, mos hesht
bijtë tuaj  po  të  poshtërojnë e fyjnë
Kosovë, ç ́të  bëjmë  me  këtë  liri të 
vockël, tragjike, pa punë, pa shpresë
Ç ́të bëjmë  me oligarkët e panginjur
ritmi i  epokës  sonë  po  ngadalëson
pyes, a ka kuptim atdheu të jet kaq i
varfër, me aq shumë vrasje  e drama
Kosova sot  është shumë e palumtur
Kosovë, a kemi popull  dhe ku është,
demosi duhet  të  japë një përgjiigjje
ngritu populli im, mos  rri  në gjumë 
mjaft ia kemi  pirë  lotët njëri  tjetrit! 
Nën qiell të Kosovës Iliriane, vrasin
rrufetë, zihen vetimat  dhe bubullimat
Popull, duhet të japësh  një përgjigje
Zoti  Diell  mos  ik,  ku  humbe, ku? 
një diell është dielli  i  atdheut  tonë,
gjeografi e Atdheut  fillon tek njeriu
liria  s´ ka  emër  tjetër  përveç se liri!…

Atdhe Geci – Dortmund, 2020

 

Shperndaje ne
Updated: 25 Maj, 2020 — 21:12

The Author

Atdhe Geci

Rrustem Geci është një poet i njohur. Ai u lind në Roganë të Dardanës. Mësimet e para i bëri në vendlindje, kurse shkollën e mesme e kreu në Gjilan dhe Dardanë. Rrusta u kulturua më tej në Universitetin e Prishtinës, në Fakultetin Ekonomik. Rrustem Geci 15 vjet ishte gazetar, në Radio Televizionin e Prishtinës. Ndërsa pas mbylljes së RTP-së nga regjimi fashistoid serbian ai mërgon në Dortmund të Gjermanisë, ku edhe tani jeton e vepron. Deri më tash ka shkruar dhe botuar 17 vepra; 1. “Demonstratat e luleve”, 2. “Antolologjia personale" 3. “Jeta në Letër”, 4. ”Mielli dhe uji”, 5. “Lirikë”, 6. “Dridhjet e barit”, 7. “Atdheu”, 8. ”Erdhëna”, 9. “Arbëreshët”, 10. “Shqipëria”, 11. “Trojet e mia” , 12. “Rogana”, 13. “Heroika”, 14. “Gacat e prushit”, 15. “Atdhetarët”, 16. “Pasha këtë tokë”, 17. “Kanuni poetik”, libri më i vëllimshëm në gjuhën shqipe me poezi, 2 mijë faqe, dhe mbi 23 mijë vargje. Motivet në poezinë e Gecit janë motive të zemrës dhe të shpirtit. Shndërrimi i jetës së jetuar në tekst poetik, është natyrshmëria e të qenit poet. Poezia përfiton shumë nga e bukura, nga dashuria. Rrustem Geci është anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës, prej vitit 1995, dhe është i përfaqësuar në gjashtë Antologji me poezi, dhe në një Antologji për gazetari.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.