Vrasja dhe zhdukja e autoktonëve asirian

Overview map of the Ancient Near East in the 15th ceOverview map of the Ancient Near East in the 15th century BC (Middle Assyrian period), showing the core territory of Assyria Empire,

Asiria ishte mbretëria dhe perandoria më e madhe e Mesopotamisë në Lindjen e Afërt . Shteti shtrihej në gjatësi kohore nga shek, i 25-të paraKr me emrin shtet -qytet Assur deri më 612-599 ( para Kr) duke kaluar nga koha e Hershme në atë Mesme të Bronzit deri vonë tek Koha e Hekurit.

Asiria është emërtuar sipas kryeqytetit të saj Aššur-it të lashtë që nga viti 2600 paraKr, pra një nga qytetet -shtet Akkadiane të Mesoptamisë. Thuhet që në shekujt 25-24 mbretërit asir ishin lider barinjsh. (?)… Pushtimi islamik-arab nga mesi i shek. 7-të pas Kr. e “shkriu” Asirinë dhe popullin e lashtë asir në një mbetje të vogël ( tani të krishterë ) të cilët u shndërruan në pakicë etnike, gjuhësore,kulturore dhe fetare të vendlindjes së tyre Asire, duke mbijetuar deri në ditët e sotme si popull indigjen i regjionit.( (Parpola, Simo (2004). “National and Ethnic Identity in the Neo-Assyrian Empire and Assyrian Identity in Post-Empire Times” (PDF). Journal of Assyrian Academic Studies (JAAS) )

Asiret indigjen sot janë ( nëse janë ) në veri të Irakut, në veri të Sirisë , në jug-lindje të Turqisë dhe në veri-perëndim të Iranit si nipërit e Asirëve të lashtë

Gjatë mileniumit të tretë para Kr.u zhvillua një kulturë e madhe Sumere, dhe lindi edhe shkrimi sumer në formë kunjash (cuneiform).

Shumerologu shqiptar Anastas Shuke shkruan “ Rilindësit tanë e quanin Shqipen gjuhë e Perëndive, është e mundur! Këtu keni një argumentim të kësaj thënieje me anë të Shqipes zanafillore, gjuhës Shum-e-Mire apo Shumere.  Shenja kunjiforme e paraqitur këtu është përkthyer ‘gjuhë’ (të folurit, shqiptimi) me leximin e pranuar ’eme’.  Duket sikur jemi pa shpresë, e pamundur ta lidhësh këtë me terma të afërt në Shqip.  POR, ESHTE E MUNDUR !!! Mbani parasysh se nuk ka asnjë siguri gjuhësore/etimo logjike, për asnjë term të gjuhës Shumere, nëse ata krahasohen drejtpërdrejt fonetikisht. “
 
“Leximi eme, mund të ndahet “e-me” (si formë pronore). Nga etimologjia grafike e shenjës kemi në përbërje të saj shenjat ‘ka/HA – Gojë e hapur’ dhe shenjen sqaruese të leximit konkret (zib4) “me” e cila është afër me “mi > Mbi”, përkthyer nga Shumerologët edhe si “urdhëresat e Zotit” (Lamije), pra ato që vijnë nga lart/sipër nga “Mbi”. Kjo shenjë “me/mi/mbi” ka edhe leximin “ship” afër me “sip>sipër” të Shqipes. (ky kuptim më është pranuar në kongresin e Asiriologjisë në Poloni, në RAI-60, nga profesorët amerikanë).” Pra, kuptimi i shenjës së përbërë kunjiforme “eme” mund të jetë: – goja është objekti me funksion “ship” > shqip > shqiptim”, e shkurtuar në formën e-me, të cilën na lejohet ta zëvendësojmë me “e-ship”, e-shqiptimit, e të folurit, duke u barazuar me shqipen. 
 
Dykuptimësia ka qenë karakteristike për lashtësinë. Dhe pra, shenja sqaruese “me/mi/ship/sip” e paraqet Shqipen si gjuhën e Mbi, Gjuhën e Perëndive, sic e quanin Rilindasit tanë mendjendritur.
( shkruan Anastas Shuke)
 
Gjuha Shumere është një gjuhe e veçante, e paklasifikuar ne asnjë familje gjuhësore deri me sot. Veçoria kryesore ne studimin e saj është sistemi i shkrimit piktografik e kunjiform, i cili na lejon, por dhe na e detyron përdorimin e metodave te integruara, jo thjesht gjuhësore, por edhe te vështrimit apo analizës inxhinierike grafike. Shumica e teksteve në kunjiform kanë ardhur te ne nga dinastia UR-III, e rreth 2100 deri 2000 p.e.s, e cila konsiderohet Rilindja Shumere, prej numrit të madh të teksteve dhe të ringjalljes së kulturës së Mesopotamisë.
 
Qyteti Aššur dhe qytetet tjera Asire u ndërtuan rreth viteve 2600 pra Krishtit,Pra, këto  qytete  ishin të sunduara nga qendrat administrative sumere.
 
Shekujt e luftërave të vazhdueshme në mes Bizantit dhe Perandorisë Sasanide i sollën të dy perandoritë në lodhje ekonomike dhe kështu iu lehtësua pushtimi islamo-arab i Asirisë Mesopotamike; por një pakicë indigjene ( autoktone ) asiriane të Mesopotamisë  veriore iu qëndroi këtij procesi duke ruajtur gjuhën ,kulturën  dhe identitetin
 
Ju kujtohet Nusra -fronti , nga vitet e fundit ku asirianet e Irakut dhe Sirisë ishin caqet e llogaritura mirë të islamistëve të ISIS-t Ishte jo e rastësishme lufta në qytetet e lashta Asire. Monumentet asire të kohës së Bronzit dhe kohës së hekurit , manastiret , qendrat arkeologjike  u vandalizuan dhe po vandalizohen në mënyrë sistematike. Mos i harroni edhe helmet e fundit kimike të  shpërndara mbi popullatën autoktone.
 
Lexoje : http://www.fahri-xharra.eu/histori/hititet-e-bardhe/
 

08.14.17 Gjakovë

Shperndaje ne
Updated: 8 Prill, 2017 — 19:50

The Author

Fahri Xharra

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.