Fol shqip! Jeto shqip! Puno shqip! Vdis shqip!

Publikuar: E hëne 27 Tetor 2014,

Kompania “M-Silosi” ishte në dijeni se gruri nga depot e Serbisë ishte i ndaluar për bukë të popullatës serbe, bile-bile, po flitet, edhe për kafshë…?!

(Vetëm soji i maces e ha pjellën e vet)!

riza_grecevciShkruan:

Fol shqip! Jeto shqip! Puno shqip! Vdis shqip!

Dikush, ndofta, s’u beson nënave malësore shqiptare, që, dikur moti, sapo lindnin një foshnjë, pak para se ta fusin në gji, i këndonin ninulla: Jeto shqip. Fol shqip. Puno shqip. Lexo shqip. Këndo shqip. Përshëndet shqip. Vendos shqip. Miqësohu shqip. Vallëzo shqip. Qesh shqip. Dashuro shqip. Lufto shqip. Fito lirinë shqip. Ndërto atdheun shqip. Ndero popullin shqip. Vdis shqip.

Jeto pas vdekjes shqip… Interesant: Kushedi sa e sa mote më pas, në fillimshekeullin e ri, rastisi që Kombëtarja shqiptare e futbollit, u nisë shqip në një shfaqje futbollistike ndërkombëtare në Beograd. Midis Beogradit foli shqip. Dëshmoi vlera qytetare, sportive, njerëzore shqip. Përshëndeti shqip. Doli në fushë të gjelbër shqip. Këndoi shqip himn kombëtar. Nisi lojën shqip. Luajti luajti shqip. Bëri lojë shqip. Mbi fushë të futbollit midis Beogradit u lëshua një dron shqip. Mahniti njerëzit e mirë shqip. Droni midis fushës së futbollit ra shqip. E mbrojtën shqip bijtë e vet flamurin kombëtar. I përshëndeti shqip i tërë atdheu, Shqipëria! I përshëndeti shqip tërë Kosova e lirë dhe e pavarur.

E tërë Shqipëria dhe Kosova flisnin shqip në fushën e futbollit, në Beograd. Ishin në zemrat e bijve të Shqipes. Edhe trimat e futbollit ishin në zemrat e galduara të të gjithë atyre që veten e ndiejnë shqiptarë! Bijtë e Shqipes mbrojtën gjakun, nderin, dinjitetin, mbrojtën flamurin e Ismail Qemalit, të cilin e ngrehu më 28 Nëntor 1912, në Vlorë dhe shpalli Pavarësinë e Shqipërisë etnike. Midis Beogradit aterroi shqip Isa Boletini, me dy kobure. Në mes Qemalit dhe Isës, shkëlqente flamuri kombëtar shqiptar kuqezi. Valëvitej dhe fliste shqip. Fliste shqip me Ismail beun, me Isën. Fliste shqip midis Beogradit me Krujën, me Kalanë, fliste Shqiponja dykrenore, me Prekazin fliste shqip. Fliste Harta e Shqipërisë Etnike me Shaban, Hamëz dhe Adem Jasharin, fliste edhe Kaçaniku e Karadaku, me Sefë Kosharen e Mic Sokolin, fliste flamuri kuqezi me Dardaninë, me Preshevë e Bujanoc, fliste me Iliridë e Idriz Seferin… Mirëpo, ndodhi dhe tepër keq që ndodhi: Mielli që po i shitet Kosovës dhe Shqipërisë po flet serbisht! Po flet serbisht, sepse, vjen nga depot e Serbisë, që u zbrazën me grurë të skaduar, i mykur, e ndofta edhe i helmuar, por po i u shitet shqiptarëve, që të njëjtin drithë, po flitet, shteti serb, përveç e kishte ndaluar për bukë, e kishte ndaluar edhe për ushqimin e kafshëve!

Serbia ndaj shqiptarëve shekuj me thika, plumba, vrasje, sot, në Kosovë e Shqipëri, eksporton grurë të mykur…

Serbia me shekuj pushtoi pa luftë trojet e Dardanisë së lashtë. Spastroi nga shqiptarët autoktonë, territore të Shqipërisë etnike. Vrau, dogji, dhunoi e përdhunoi! Hapi dhjetëra varre masive, bëri qindra krime monstër, kurse sot, në liri, Serbia, falë

shpirtrave soj lugetërish e shtrigash, falë të pangopurve me pasuri, përfituesve, mashtruesve, të eturve për para, sot, importon sasi të mëdha të grurit të skaduar, dhe pa asfarë mbikëqyrjeje inspektimi për vlerën dhe përdorimin e këtij drithi për bukë. Si na u kthyen këto kohë qyqesh. Kohë matrapazësh. Mashtruesish. Të pangopurit me pasuri, korrupsion, hajni. Pas humbjes me luftë nga UÇK-ja të Kosovës, Serbia e thikave, e plumbave, e vrasjeve, burgjeve, e dhunimeve e përdhunimeve, e varreve masive, e djegieve, sot, në fillimshekullin e ri, sot, kur Kosova ka shpallur pavarësinë dhe ka shtetin, ligjet, Kushtetutën, institucionet parlamentare dhe qeveritare, po na shet grurë të mykur, me afat të skaduar. S’ia shiti Kosovës as Shqipërisë atë grurë të mykur e të skaduar me zor, por ua shiti lirë (7 centë 1 kg!) matrapazëve të pangopur, faqezi, mashtrues, të cilët, pasi ia pastruan depot shtetit kriminel, çetnik, atë grurë të skaduar e plasuan në Kosovë e Shqipëri, bukë për sofrën e shqiptarëve!

Heu! Deri dje na vrau. Na shau. Na dogji. Na poqi. çnjerëzoi nënat e motrat tona. Me vite shekujsh na burgosi, kurse sot, na e shet tepër lire grurin e mykur, grurin e skaduar, grurin e helmuar për bukë në sofra shqiptare!

Hajde grurë të mykur! Hajde miell të mykur! Hajde bukë të mykur!

Serbia: Dje i dha Kosovës thika! Plumba! Pranga! Burgje! Gjyqe! Gjykime! Vrasje! Keqtrajtime! Dhunime e përdhunime! Varre masive! Djegie! Spastrim etnik, kurse sot, ja, falë të pangopurve, mashtruesve, dallaveraxhinjve, tyxharëve! Falë blerësve që flisnin shqip dhe mendonin serbisht, ja që për fëmijët, për pleqtë, për baballarë dhe për nëna shqiptare, për sofra dhe për gojë shqiptare, me vetëdije, me padurim, për interesin e përfitimit, të pasurimit, blenë drithin e grurit të mykur nëpër depot e Serbisë! Blenë helmimin, blenë vdekjen, blenë qefin, varre, blenë plumba për vrasjen e popullit të tyre! Baton, po thonë, ti e di: Kush po e shet grurin e mykur i importuar nga Serbia Milosheviqiane, Shesheliane, Nikoliqiane, Daçiqiane në Kosovë? Kush dhe pse e bleu këtë grurë të helmuar

për të gatuar dhe për të bërë bukë populli i Kosovës dhe i Shqipërisë? Tregoje dhe pranoje të vërtetën: Kush po e shet grurin e mykur dhe kush e bleu, merrni me mend, miq të dashur, (për vetëm 7 centë një kg?!) nga Serbia? Kush e solli këtë grurë të helmatisur për bukën e gojës së shqiptarëve? Kush dhe pse e solli këtë bukë të helmosur bash ushqim në sofrën e shqiptarëve? Dhe, biznesmenit thonë i kishte ardhur tepër inat dhe kishte protestuar nga toka në qiell, pse mielli nga gruri i mykur ishte ndaluar të arrinte bukë edhe në sofra të Shqipërisë!

Prandaj, kush është ligji, Prokuroria, shteti, karshi përfitimit edhe me kafshoren e bukës së popullit, dhe dëgjo thirrjet e pronarit të kompanisë “M dhe Silosi” duke ftuar popullin: Hajde grurë të mykur! Hajde miell të mykur! Hajde bukë të mykur! E çka, pas kësaj thirrjeje publike për bukë nga drithi i mykur? Heshtje morti në shpirtin e uritur të popullit!

Kompania “M-Silosi” e kishte në dijeni se gruri nga depot e Serbisë ishte i ndaluar për bukë të popullatës serbe, bile-bile, edhe për kafshë…!

A është e vërtetë se dora që bleu këtë drithë të helmet ishte dorë shqiptare? A është e vërtetë se goja e pronarit të kompanisë “M dhe Silosi” fliste shqip, sepse ishte gojë shqiptari? A është e vërtetë se pronarët serbë nuk i kishin shitur me zor këtë lloj gruri të mykur biznesmenit shqiptar? A thua zemra e biznesmenit që fliste shqip kishte zemër njeriu? A thua kur e kishte blerë atë drithë të kalbur që kutërbonte kalbësirë iu kishin kujtuar fëmijët e tij duk hëngër bukë nga po ai grurë i mykur? A thua njeriu që paskësh ble këtë drithë të kalbur, në momentin kur i kishte fshirë krejtësisht depot e Serbisë nga ai grurë i mykur, iu kishin kujtuar viktimat, vrasjet e foshnjave, fëmijëve? A iu kanë kujtuar varret masive, krimet e thikës vrastare çetnike, duke pre gjinj nënash e vashash e nusesh kosovare? A thua, ai që po thonë ishte biznesmen i fortë që e paska ble tërë grurin e mykur nëpër tëra depot e Serbisë për ta sjellë atë grurë në Kosovë dhe Shqipëri për të gatuar bukë, vallë, i kanë dalë para syve magjet, mielli, buka, nënat tona kosovare, gjyshet,vashat, duke gatuar bukë e ushqime për luftëtarët e lirisë, UÇK-në, bukë për popullatën e strehuar nëpër lugje e male e shpella?! Baton, po thonë, ti e di: Kush po e shet grurin e mykur i importuar nga Serbia Milosheviqiane, Shesheliane, Nikoliqiane, Daçiqiane në Kosovë? Kush dhe pse e bleu këtë grurë të helmuar për të bërë bukë populli i Kosovës dhe i Shqipërisë? Tregoje dhe pranoje të vërtetën:Kush po e shet grurin e mykur, dhe kush e bleu nga Serbia?

Kush po blen plumba për vetëm shtatë centë, për të vrarë sofrën, magjen, kafshatën e gojës së popullin e shqiptar…?

Mos u sorollatni për ta gjetur, por pse jo edhe për ta kapur në vepër korruptive kriminale? Kompania “M-Silosi” s’bleu tanke, kallashë, pistoleta, bomba, barot e thika nga çetnikët serbë, por bleu një tjetër armë shumë më vdekjeprurëse, bleu nga depot e Serbisë drithin e bukës, grurë të mykur e të skaduar, për të vrarë sofrën e shqiptarëve, për të vrarë magjen e shqiptarëve, për të vrarë djepat e shqiptarëve, për të vrarë kafshatën e gojës së shqiptarëve Shqipëri-Kosovë! Baton, kësaj radhe e ke për borxh të tregosh e të pranosh të vërtetën: Edhe në cilin vend tjetër komshi, apo gjithandej Ballkanit, arriti me shit këtë grurë të mykur e të skaduar shteti çetnik i Serbisë, pos në Kosovën e lirë?! Nëse vërtet Serbia ka arritur ta shes këtë grurë të mykur e të skaduar, vallë, e ka shitur për ushqim kafshësh apo për gojë të njeriut?! Padyshim se Kompania “M-Silosi” e di fare mirë këtë

allishverish! Qytetarët e Kosovë-Shqipëri me të drejtë po pyesin me kureshtje dhe po kërkojnë përgjigje, mirëpo, s’dihet, a do të marrin përgjigje edhe sa vjet do të marrin, qysh do të marrin: Kujt, cilit vend, cilit popull, cilit shtet Serbia ia ka shitur këtë grurë të mykur? Sa fish më shtrenjtë e ka shitur këtë lloj gruri të skaduar? A e ka shitur më shtrenjtë për kafshë a për njerëz? Republika e Kosovës, si shtet sovran, ka fuqi e drejtësi e prokurori e gjyqësi, e kanë qe besa edhe për borxh, t’u tregojnë qytetarëve të vërtetën e blerjes së grurit të skaduar nga Serbia nga Kompania “M-Silosi”, t’u tregojnë qytetarëve autorët e këtij allishverishi bastard, qyqar, mashtrues, duke sakrifikuar jetën e popullit për të ngopur etjen e biznesit, përfitimit material e mashtrues, duke tentuar dhe dëshiruar që të falin jetën e një populli për 7 centë! Zotëri Batoni (Haxhiu), në emisionin “Opinion” të Blendi Fevziut, TV Klan – Tiranë, i yshtur, me siguri nga “suksesi “, si një ndërmjetësues, për shitjen dhe përfitimin marramendës të miellit nga gruri i mykur dhe i skaduar, (ua shet, po ashtu dy shteteve: Shqipëri-Kosovë!), ndër të tjera, pohoi publikisht (vetëm ai e di, a me pahir, a me gjithë mend?!): “Duhet të përgatitemi për luftë. Ta marrin veriun, Maqedoninë. Ta rishikojmë çdo kufi. Duhet me shqyrtua edhe pozicionin me bashkësinë ndërkombëtare. E duhet me i shqyrtua edhe bombardimet e NATO-s, dhe Rambujenë. Ne udhëhiqemi nga dy tradhtarë: Njëri në Kosovë (kryeministri Hashim Thaçi), tjetri në Shqipëri (Edi Rama, po ashtu kryeministër)!”. Ky njeri ( Batoni (Haxhiu) aq trim që thotë se qenkësh, i gatshëm për radhët e para të protestave, të luftës qytetare, ruana Zot, që sipas logjikës së tij, pse të mos ndodhë në Kosovën e lirë, ta çon mallin biçim i urtësisë popullore: “Kafshët janë të rrezikshme kur janë të uritura, kurse njerëzit tmerrësisht janë të rrezikshëm kur janë të ngopur!”.

Kompania “M- Silosi” për vetëm 7 centë blen një plumb për shqiptarët?!

Baton, po thonë, këtë vetëm ti e di, tregoj të vërtetën popullit tënd, je ndërmjetësues për blerjen e grurin e mykur me afat skadimi, i importuar nga Serbia? Kush dhe pse e bleu këtë grurë të helmuar për të gatuar dhe për të bërë bukë populli i Kosovës dhe i Shqipërisë? Tregoje dhe pranoje të vërtetën: Shumëkujt buka e Kosovës ia ka thyer qafën, ia ka verbuar sytë, s’i ka dhënë tokë për varr, e ka shpallur kopil…!

Shperndaje ne
Updated: 1 Janar, 2015 — 23:48

The Author

Riza GREICEVCI

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.