Kryekapedani Gjergj Kastrioti, me ushtaret e tij…

-Të friksuar nga çka kishin përjetuar fisi Rasha (sërbët), pengesën që u kishin bërë ushtris së Gjergj Kastriotit, në Betejën e II-të të Dardanisë (Kosovës) në tetor të vitit 1448-të!
U treguan të heshtur,inekzistent në shtator të vitit 1464.

-Pas vdekjes së Papa Piu II,SulltanMehmeti II, fitoi epërsi ndaj shumë shteteve që ishin në gjendje lufte me të. Ai u përpoq të lidhte marveshje paqe edhe me dy shtetet (armike),Hungarinë dhe Venedikun,me qëllim që të mbetej krejtësisht i vetëm Gjergj Kastrioti, ta nënshtronte me “lehtësi”atë,dhe ushtrin e tij.
Krahas kërkesës për paqe,njëkohësishtë Sulltani,përforconte trupat e veta të përqëndruara në Gadishullin Ballkanik,që ishin të ndara në tri pjesë: Një në mes Bonjës (në Jaicë) e Rashës (Sërbi),tjetra në Ohër, dhe një pjesë në More (sot Greqi).
Kur kërkesa për paqe, u refuzua nga dy aleatët e Gjergjit, ushtria otomane filloi pregaditjet me trupat që ishin afër Hungarisë, me qëllim që të sulmonte hungarezët.
Edhe pse Mbreti i Hungarisë, Mathia (pasardhësi i Huniadit), bënte vetëm luftë mbrojtëse, megjithatë,nuk hezitoi të kërkonte ndihmën e trimave arbëror dhe Venedikut. Përgjigjëja erdhi mënjëherë. Në krye të ushtrisë, si gjithmonë, Kryekapedani Gjergj Kastrioti. Tani po kalonte në sulm,pothuajse të gjitha trevat arbërore, ishin të lira. Gjergji, emroi një ushtarak të zoti në Valikardhë të Bulqizës,Antonio da Kozenca me forcat e tij, për të mbrojtur nga një sulm eventual nga trupat osmane që gjendeshin në Ohër.
Gjergji me ushtrin e vet,përfshirë edhe ushtar venedikas, me 6 shtator 1464,marrin rrugën drejt Rashës ( Sërbi) për në Jaicë. Qëllimi i Kryekapedanit ishte t’ju binte prapa krahëve, ushtris armike.
–Tri ditë marshim, përmes Rashës (Sërbisë),sipas zakonit mesjetarë, ky rrugtim u shoqerua me plaqkitje dhe djegie, për të dëmtuar prapavijat armike. Por çudia është kjo,nuk pati asnjë rezistenc,apo forcë që ta pengonte ushtrinë abërore. Përkundër plaqkitjeve dhe therrjeve të bagëtive (për tu ushqyer ushtarët) të ndryshme. Mbretëria e asoj kohe e fisit Rasha (Sërb), as që kishte forcën apo guximin ta pengonte Kryekapedanin Gjergj Kastrioti. Ata,thjeshtë i lan hapsirë të kalonte drejte destinacionit.
-Me të dëgjuar Sulltani,nisjen e ushtris arbërore për në Jaice,i friksohet këtij marshimi drejt trupave të tij,aq më tepër kur kupton se në krye të ushtris është Gjergj Kastrioti,ai (sulltani) urdhëron trupat e tij të tërhiqen! Kështu i vie lajmi Kryekapedanit nga informatoret,se trupat osmane ishin tërhequr dhe kishin marrë rrugën për në Jug.
Duke dyshuar se osmanët do ta shfrytëzonin mundësin, me mospranin e Gjergjit,e të sulmonin Arbërin,Gjergj Kastrioti then rrugën dhe kthehet në Ohër, bashk me gjithë ushtrinë…!
Pal
Islam Idrizi
17.06.2020 Ingolstadt.

Shperndaje ne
Updated: 20 Qershor, 2020 — 17:17

The Author

Islam Idrizi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.