Lutfi Coka?Një ditë në qytetin tim!

Lutfi coka/Një ditë në qytetin tim!
Kam bredhur sot, rrugëve të qytetit tim!?…..
Jam gjendur fillikat i vetëm, si një jetim!
Një mëngjes në prag-pranverën e rrallë.
Dielli shëndrin, e i pret njerëzit me dale,…
Jam gjendur jetim, pa njerëz e pa njeri!?…
Kam parë ndonjë kalimtar me hijen e tij,
Ecte shpejt dhe tinëzisht, për t’u larguar!?…
Diçka e padukshme qytetin e ka pushtuar….
Janë strukur të gjithë, brenda në shtëpi!?…
Si milingonat në ditën e ftohtë e me shi!?…
Hija e virusit të padukshëm, vjen rrotull…
Më i vogël se qeliza, por i zi e i poshtër!?…
Sheshet, rrugët e dyqanet i ka boshatisë!?…
Sot u bë ai, zot i katandisë !?
dhe i pasurisë!…
Grimca e vogël që futet brenda në qelizë,
Ca i moleps, ca i vret e të tjerët i trondit!?…
Mori qytetin, rrezet e diellit dhe mëngjesin!?
Na ndau, na futi frikën e largësinë ndërveti!?..
Makinat e policisë e ndjekin për ta “vrarë”!?..
E unë këmbësori “trim” po e zura do ta ha!?…..

Shperndaje ne
Updated: 30 Qershor, 2020 — 20:52

The Author

Lutvi Coka

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.