Bahkimin e kombit e kerkon Koha!/Lutfi coka

BASHKIMIN E KOMBITE
E KERKON KOHA!

Bashkim! – po thërrasin:
Gjokset punëtore,
Zemrat djaloshare,
Nënat shqiptare.

Bashkim! – po buçasin
Bjeshkët legjendare,
Bashkim! – po bërtasin
Të rënët ndër varre.

Bashkim! – po ushtojnë:
Gryka e lugina,
Toka e zhuritur,
Male, fusha e lëndina.

Bashkim! – belbëzojnë
Dhe foshnjat e djepit,
Bashkim! – fëshfërijnë
Gjethet majë plepit.

Bashkim! – gurgullojnë
Përroska e lumenj,
Bashkim! – po kërkojnë
Të vegjël e të mëdhenj.

Bashkim! – brohoret
Gjithë kombi shqiptar,
Shqipëria Etnike
Një dhe e pandarë.

Vendi im, SHQIPËRI!

Në çdo hap heroizëm
Në ҫdo hap trimëri
Në çdo hap beteja
Në ҫdo hap lavdi
Vendi im – Shqipëri!

Në çdo hap çelik
Në ҫdo hap shkëndi
Në çdo hap llogore
Në ҫdo hap stuhi
Toka ime – Shqipëri!

Në çdo hap varre
Në ҫdo hap gjak
Në çdo hap eshtra
Në ҫdo hap bajrak
Trualli im – Shqipëri!

Në çdo hap heronjë
Në ҫdo hap lapidarë
Në çdo hap këngë
Në ҫdo hap atdhetarë
Toka jonë – Shqipëri!

Lutfi Coka

Shperndaje ne
Updated: 30 Qershor, 2020 — 21:23

The Author

Lutvi Coka

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.