Dokumenti i shërbimit sekret serb: Sa më shumë xhami në vende të dukshme. Përpunoni ata që dalin në publik. Rinia duhet larguar në Perëndim

Skenari se si Serbia synon që ta rikthejë Kosovën.

Në dokument thuhet se përmes ndërtimit të xhamive dhe medreseve me fonde nga Ambasadat islamike, në Kosovë duhet të krijohet  një atmosferë, që njerëzit të ndiejnë se jetojnë në një vend të huaj dhe për 20 vite një pjesë e Kosovës duhet të duket si Kandahari.

“Poshtë në Kosovë, duhet të krijohet një atmosferë, që njerëzit të ndiejnë se jetojnë në një vend të huaj, një pjesë e  rinisë të ikë në perëndim, një pjesë do të orientohen në Islam. Brenda 20 viteve një pjesë e Kosovës duhet të duket si Kandahari. Fuqitë e mëdha ngadalë do të ndryshojnë mendimin për shqiptarët dhe ashtu do të orientohen për kthimin e Kosovës nën mbikëqyrjen e Serbisë”.

“Kur kjo të arrihet, Serbia do t’i ketë duart e lira të përsëris aksionin e depërtimit të shqiptarëve për në Turqi, kësaj radhe jo me forcë, por me tërheqjen e udhëheqësve fetarë për punësim, duke premtuar ekstra kushte për migrim në Turqi. Për këtë Serbia e ka dritën jeshile nga shteti turk”, thuhet ndër të tjera po aty.

Pjesë nga dokumenti i përthyer në gjuhën shqipe:

Kur ne të arrijmë një marrëveshje me operativët tanë poshtë në Kosovë, fondet e grumbulluara nga Ambasadat islamike, mundemi t’i bartim poshtë, me pjesën më të mëdha të fondeve duhet të investojmë në ndërtimin e xhamive.

Vendet për ngritjen e xhamive duhet t’i gjejmë në pjesë të dukshme pranë autostradës, shkollave, qendrave të qyteteve.

Pranë xhamive, shkollat islamike (medresetë) duhen të përhapen gjithkah dhe në vendet e tilla ku nuk ka interesime duhet të sillen nxënësit dhe të rinjtë ku Islami ka më shumë jehonë se sa kombi, siç janë pjesët e Mitrovicës, Vushtrrisë, Kaçanik, Dragash, Prizren.

Po punojmë për të përfshirë më shumë njerëz, të cilët janë autoritativë dhe me ndikim në mjediset shqiptare nga fusha e sportit, muzika, media e politika. Në disa parti shqiptare të rëndësishme  kemi njerëz, të cilët fuqishëm e mbështesin Islamin dhe janë të lidhur me udhëheqësit fetarë. etj….

Shperndaje ne
Updated: 11 Gusht, 2020 — 12:20

The Author

Admin

2 Comments

Add a Comment
  1. Jam shum i revoltuar pse popull im kurr nuk u zgjue nga gjumi,dhe kurr nuk duel ne rrugen e drejt,dhe ate pak qka fituam shum qpejt do e humbim dhe me keqja qe kjo nuk esht hera e par por mija vjeqare KJO ESHTE KATASTROF E NJI KOMBI:Dhe mu per ata jemi aty ku jem dhe kurr nuk do dalim ne drit.!

  2. hehehe kjo eshte si me shkru nje femij dhe me then dokument sekret pfff

Lini një Përgjigje te Elmi Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.