Lutfi Coka/Kuq e zi vlera e kombit

“Kuq e Zi “vlera e kombit

Bashkëkohësia jonë nuk përputhet me sjelljen njerëzore të traditës shqiptare!…Të çthurur nga liria e përdorur keq,bashkëkohësia jonë po rëndon të tjerët lëngon të tjerët,denigron shoqërinë dhe godet pa asnjë shkak në shënjestër të gabuar.Brezi i ri ka humbur burrerinë,për të vlerësuar kundërshtarin.Po shkel mendimin pozitiv dhe,duke humbur pozitivitetin kanë përjashtuar lumturinë dhe lumturitë!?…
Mediat tona janë zaptuar nga kronika të trishtuara të këqiat e përsëritura,nga kronika “ortakësh”!?…Mendoj për një kohë të gjatë në dilemën e të jetuarit përpara pasqyrës historike të vlerave e thesareve që kemi pasur në trditën shqiptare.
Ju lutem t’i thërrisni kujtesën ,të konsultohemi më të ,sa herë helmi i urrejtjes na kërcnon!…
Të dialogojmë në qetësi e shumë respekt të ndërsjellt që vendin e zhurmave ta zëj fjala e gjetur dhe sa më e saktë dhe shumë e drejtë.
Shqiptarët e shekujve të kaluar të gjithë ishin princër,e mbretër fisnikë e kalorës!?…Trupi i tyre i gjatë ,kësula e bardhë ,xhemadani me fije ari,me fushë të kuqe e qendisur me gajtana të zi,na lidhin me të kaluarën e mrekullueshme historike “Kuq e zi”dhe krenarinë e saj.duke vlersuar sa poshtë kemi rënë në ditët e sotme.!?…
Kuq e zi nuk janë flamujtë gjigand në stadium,dhe as në atmosferën tonë të përditshme e delirante.!?..
Kuq e zi është ngjyra e vlerës së madhe që meriton e ka merituar kombi ynë i mrekullueshëm,!Kuq e zi duhet të flas çdo shqiptar.Kuq e zi duhet të blejmë kulturë e histori!Kuq e zi rrahin zemrat tona!Kuq e zi nuk është hipokrizia jonë!?
Ka ardhur koha të shohim në sy njëri tjetrin !Sytë e zemrës të shohin largsytë hipokrite,mafioze ,djallëzore e zemërligësie!

Shperndaje ne
Updated: 5 Shtator, 2020 — 04:56

The Author

Coka Lutfi

Mesues matematike me UShTPunon si mesues mstemstike ne shkollat e mesme. Shkollen e mesme Pedagogjike Shkoder.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.