Kohë paradoksesh!

Lutvi/Kohë paradoksesh
Jetojmë në një kohë ku, në emër të moralit, flasin të pamoralshmit;
• Ku të papunët e të varfërit mbushin kafenetë;
• Ku të diplomuarit janë të papunë, ndërsa ata pa diploma punojnë;
• Ku kemi shumë universitete e shumë pak dije;
• Ku politikanet e korruptuar flasin kundër korrupsionit;
• Ku shteti, në vend te luftoje korrupsionin, e mbron atë, pikërisht me mekanizmat që ka krijuar për të luftuar;
• Ku lulëzon kleptokracia, ashtu siç lulëzojnë lulet në pranverë;
• Ku politikanët pasurohen brenda natës, kurse qytetarët marrin rrugën e vuajtjeve;
• Ku bëhesh kryetar komune, por nuk din të shkruash asnjë fjalim;
• Ku kryetarët e komunave, në vend që të jenë shembull, vjedhin fjalimet e njëri-tjetrit;
• Ku bëhesh akademik dhe i diteshëm, duke vjedhur në Wikipedia e në Google;
• Ku plagjiatura nuk konsiderohet krim akademik, por zotësi akademike;
• Ku gjyqtarët në vend se të jenë të pavarur në vendimet e tyre, ata janë të pavarur nga ligji;
• Ku drejtësia nuk kërcënon me ligjin e arsyes, por kërcënon me ligjin e korrupsionit;
• Ku mediat, në vend që të jenë makth për politikanet, politikanet janë makth për mediat;
• Ku, në vend qe politikanet të varen nga mediat dhe të jetojnë nën presionin e tyre, mediat varen nga politikanet dhe punojnë nën presionin e tyre;
• Ku pagat mujore të deputeteve janë më të mëdha se pagat vjetore të qytetarëve;
• Ku për t’u punësuar nuk kërkohen kritere, por libreza të partive politike;
• Ku kriteri i vetëm për tu punësuar një femër nuk është dija, po bukuria;
• Ku në Ditën ndërkombëtare të punës, punëtoret nuk protestojnë, por festojnë;
• Ku pakicat privilegjohen, ndërsa shumica diskriminohet;
• Ku për kapjen e shtetit flasin vete kapësit e tij;
• Ku protestuesit i japin ultimatum Policisë, në vend qe Policia t’u japë ultimatum protestuesve;
• Ku kemi shumë spitale, ama shume pak shëndet;
• Ku pasuria po shtohet, e varfëria po rritet;
• Ku më shumë kemi shoqëri virtuale sesa shoqëri reale;
• Ku këngëtarët nuk dëgjohen, por shikohen;
• Ku civilizimi matet me lakuriqësi;
• Ku shkollat janë shndërruar në vendtakime për dashuri;
• Ku të gjithë thonë se nuk është e rëndësishme paraja, ama të gjithë vrapojnë pas parasë;
• Ku sinqeriteti dhe ndershmëria janë në defiçit, ndërsa hipokrizia ka arritur kulmin.
Lutfi coka

Shperndaje ne
Updated: 18 Shtator, 2020 — 22:58

The Author

Coka Lutfi

Mesues matematike me UShTPunon si mesues mstemstike ne shkollat e mesme. Shkollen e mesme Pedagogjike Shkoder.

1 Comment

Add a Comment
  1. HEU,KOHË PARADOKSESH;EU,MOHË GARAHOKSËSH;KISHIN PAS PYETUR NJERËZIMI;ISHIN QAS
    SHTYPUR DJERRËZIMI:KUR ËSHTË MË AFËR KIAMETI-FUNDI I BOTËS SË GJALLËRISË MBARË
    SHPIRTËRORE,DHE BIMORE;TUNDI I SQOTËS TË STRALLËRISË,FARË HIRTËORE DHE KRIMORE?
    PËRGJEGJJA OR NDËRGJEGJJA:FUNDI BOTËS,TUNDI,MUNDI I SQOTËS,SKETËRRË O GREFERRË,
    QË SHTERRËN RREZET DIELLIT;ZË ÇFERRËN BREZET QIELLIT;SHKATRROJË,SHPARTALLOJË O,
    ÇDO QENJË O GJALLËRIE,ÇDO RRËNJË STRALLËRIE;GJËR TEK ÇFARROSJE TOTALE,ÇRRANOSJA
    GLOBALË;QË KJO MUND T’NA RRAFSHOJË;OUH,TË NA SHKATRROJË;VETËM ATËHERË OR,MBETËM
    KRATËRTHERRË;THERRË MURRIZI,FERRË KURRIZI;T’PËRMBYSUR,KUKE GËRRMYSUR;PËRGJEGJJA
    NDRËGJEGJA;NDJENJA OUH QENJA,MË NJERËZORE,MË BREZORE;KUR EDHE PRINDI,QË E LINDI
    DHE E RRITI,EDHE E NGRITI;HEQ DORË NGA FËMIJA I VETË I GJAKUT DHE,I PRAGUT;EDHE
    KUR NJERIU NDAJ NJERIUT,BEHËJ SI BISHË E TËRBUAR,ISHË E TMERRUAR;ÇDUKE KËRKUAR,
    DUKE TENTUAR;TA GLLABROJË NJERIUN TË GJALLË;VETËM,VETËM,PËR INETRESA PËRSONALË,
    FERRZOGALË;SI DHE,NGA GRUPË KANIBALË;SA TURPË TRANDITVALË;DUKE MASAKRUAR;O,KUKE
    KASAPRUAR;TERË NJË POPULLKOMBI,ÇFERRË ZIË RROKURKOBI,HORBULLGLOBI;NJË DJALL BIR
    DJALLI,QË NA KALLI;TIME FLAKË,AHIII,MOJ SHTRIGA MË LIGA PLAKË,DHËMPIRA RIZGJUAR
    NGA VARRI,GRENXIRA FRIGUAR NGA ZJARRI;PËR PËRBIRJE,TERË KËRDIRJE;MË THEMELTARËN
    TEMELFARËN;RINGRITJEN,RILINDJEN,FARË MË TË PARIN,MË T’MBARIN;ZANAFILLËN NJERËZ-
    IMIT,DRANFILLËN NDJERËZIMIT;KULTURËN,STRUKTURËN,MBARË KOMBËTARE,FARË GLBËTARE;
    MË GJUHËJ,QË RUHEJ;ME BESABESË,MË SHPRESA SHPRESË;ME ETIKE,MË EPIKE,OJ,LEGJENDA
    REGJENDA;HYREGJENDA,KRYLEGJENDA;QË NA GJEGJI QE SOT,NË TANDEMA;GJERGJI KASTRIOT
    MË ADEMA;A,PËRGJEGJJA NË TANDEMA:GJERGJA MË ADEMA;GJERGJA MË ADEMA;OUUU OR HEJ,
    GJERGJA MË ADEMA!!.MANI,USA.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.