Nuk humbet kombi ynë !

Kombi ynë nuk   guxon të zbehet, të dobësohet, të shuhet, të humbet gjallërinë, forcën , freskinë , që   të  mos venitet nga ndjenjat .  Kombi ynë duhet që  të ruan ende njomësinë e freskinë, të mos venitet  . Të  mbetet lule e pavenitur !
 
Kombi ynë nuk guxon që të humb   shëndetin, forcën, gjallërinë, freskinë,të është në gjendje të mirë si edhe më parë   ,të mbet    pavenitur deri në moshë të thyer. Kombi nuk ka moshë !
 
Shikojeni , kombi  ynë  duket i lodhur  , i lodhur nga një punë e rëndë, nga një udhëtim i gjatë Ai shpreh lodhje. Me pamje të lodhur. Me fytyrë ,me sy të lodhur. Me zë të lodhur.
 
Kombi ynë është mërzitur shumë, e ka humbur durimin e qëndresën;   është thyer shpirtërisht dhe e ka lëshuar veten. Është i lodhur  nga pritja, nga zhurmat . Është i lodhur nga jeta.
 
Kombi ynë të duket  i fikur. I shuar , si zjarri i fikur . Me drita të fikura  nuk punon më, është i shuar. Me motor të fikur.    E shihni që është shumë i lodhur, i këputur; gati si i vdekur; i mekur, me zë të fikur, me sy të fikur,me zemër të fikur.  Shumë i varfër, i këputur.
 
 Kombi  është i  hutuar nga  shumëkush a nga shumëçka,   nuk kupton se ç’bëhet e s’di se ku është;  i janë marrë mendtë nga  shumëkush a nga  shumëçka, e ka humbur toruan, i trullosur, i habitur shumë përpara dikujt a diçkaje, i shastisur. Kombi ynë  mbeti i hutuar.
 
Mos o zot , por kombi na është molepsur  ,ka marrë   sëmundje nga një tjetër,   ka marrë mikrobe,  është molepsur. Është bërë   si kafshë e molepsur  si ujërat e molepsura, si ajri  i molepsur.
 
 I gjori ka marrë vese, të meta shumë të dëmshme;   është ndikuar a është prekur nga ideologjia e huaja  të këqija, të fëlliqura (në sjellje, në të folur etj.);është i infektuar.  Kemi arritur në një shoqëri të molepsur   me njeri të molepsur
 
Kombit tonë i ka humbi ngjyra ,era .  E ka humbur bukurinë,gjallërinë, shpejtësinë . Humbi forcën ,fuqinë, peshën e lartësinë . Ka humbur në peshë. Humbi kujtesën ,arsyen e gjykimin. I ka  humbur vrulli gjallëria, shpejtësia, forca, Humbi shijen për shumëçka. Humbi durimin ,gjakftohtësinë . Humbi guximin  ,trimërinë, besimin . Humbi nderin. Humbi vigjilencën. E ka humbur besimi në vetvete. Kënga e tij humbi dalëngadalë në largësi.
 
Kombi  ynë është dhënë shumë pas diçkaje, përqendrohet i tëri në diçka dhe s’kujtohet më për asgjë tjetër;  është zhytur  tërësisht në diçka dhe s’di ç’bëhet përreth. Humbi në mendime , në ëndërrime . Humbi në gjumë dhe ra në gjumë të thellë.
 
Kombi ynë ka rënë në një gjendje, në të cilën nuk i bën përshtypje asgjë e nuk kundërvepron, s’di si të sillet dhe nuk e përmbaj dot veten  nga hutimi, nga frika, nga dëshpërimi, nga një tronditje shpirtërore, nga uria për  krenarinë që e kishte
 
 Kombi ynë ka rënë në gjumë .Humbi fare  e humbi krejt . Pse e ka humbur kështu?
 
Por , jo !
“Se Zoti vet e tha me gojë,
Që kombe shuhen përmbi dhè,
Po , Shqiptaria do të rrojë,
Për të, për të  do luftojmë ne.”
 
Fahri Xharra ,10.04.17
Gjakovë
Shperndaje ne
Updated: 10 Prill, 2017 — 15:24

The Author

Fahri Xharra

3 Comments

Add a Comment
  1. MëRGIMTARë

    Mërgimtarë kudo
    Zoti ju bekoftë
    Atdheun gjithmonë e bartët
    Mbi supe .

    MëRGIMTARI

    jo nuk jam
    Zog i humbur
    Jam Shqiponjë
    E do të kthehem
    Në folenë time
    Me shumë zogj
    Shqiponjash .

    Përshëndetje, dikur isha mergimtarë si ju , unë Halil Preniqi

  2. NUK HUMBET KOMBI YNË;TUK THUMBET KORBI FYNË;HEEEJ,NUK DO ZHDUKEJ KURRË PËRJETË,TUK DO TË
    FLUGEJ TURRË PËRPJETË;NGREEEJ MOJ SHQIP SHQIPE MBARË SHQIPTARE;LARTË MË LARTË KALTËRISË
    QIELLORE;ZJARTË MË ZJARTË VATËRISË DIELLORE;SOGJETOJË MBARË TROJET TONA,VEGJETOJE FARE O
    HOJET ZONA;VARG O VARG KODRAT BJESHKATRE,LARG E LARG VOTRAT KRESHKAFARE;KRAHËT SHPATË OU
    KALTRISË QIELLORE,RRAHËT SHTATË VATRISË DIELLORE;THIRRI KËNGA ZOG BILBILI;HIRI DËNGA ORE
    LOG ZIMBILI;RIGJALËRRIMI,PIRVALLRIMI,PRINVALLËZIMI;RIZGJIM PRANVERË,RIGËZIM KRAHERË,ÇREDHË
    TË REJA PLOT ZOGJË TË RINJ,ZGJEDHË KE KREJA O ZOGJË PERTRINJ;ÇELIN LULET PRANVERORE,OUUU,
    ÇELIN BULE TRANSFERORE;QE RINGJALLËN,QE PRINVALLËN,QE VRIMALLËN;SHI,TROLLI O PINJOLLI,QE
    MALLË OU MALLËNGJIMI,VALLË VALLËNTRIMI,PRAP O RRAP NA RIKTHEN,RINGREN;RIGRRITJA,RILINDJA,
    RIATDHESIMI,RIADRESIMI,NA THIRRI KRYLEGJENDA,HYREGJENDA,QE TË I DALIM ZOT,SI PËRJETË MOT,O
    OU,I MADHI ZOT,EDHE SOT,QE GJEGJI I TERË ATDHEU,ANËMBANË DIASPORA,ZANEMZANË PRIA DORA,OUUU
    TRURI OUUU,PRURI I KOMBIT,QE TË I RIGUFOJË TË TRIUMFOJË,MBARË TROJET,HOJET SHQIP SHQIPE O,
    MBARË SHQIPTARIA,SHKRIP SHKRIPE FARË SHKRIPKA VRRIJA,SE SHTATË PALË QIELLI,OU,SHTATË PALË
    TOKE,ORE SHTATË VALË DIELLI,ORE,SHTATË VALË OJ LOKË;QE GJERGJI-KASTRIOT SKËNDËRBEU;OREEE,
    KRYLEGJENDA BASHKA-DASHKA KRY UÇK ME HY-REGJENNDARIN OUUU,ME ADEM KRALEGJENDARIN,HEEEJ,OUU
    QE PËEJETËMOT,O GJEJI TENDEMA-GJERGJI KASTRIOT KRYLENGJENDA PLOT ADEMA O AZEMA!!T’FALA NJË
    REFUGJAT LUFTË NGA KOSOVA NË USA,VETËM NJËRI NGA DHJETA MILIONË GADI TERË SHQIPTARIA;NGA
    KËTO BANDA,TRANDA,NA PËRZUNË,PËRDHUNË,NËN FUTRUNË,PORSE,NË MOMNTË DEMOKRATIKE,KONTINENTË MËMO-ANTIKE,QE RIKTHEHËMI,RISHPREHËMI,PËR RIBASHKIM,RITRASHËGIM,RIAMSHIM;RINGJALLJE,OREEE,
    PRNBALLJE;RINGRITJE,RILINDJE,MBARË KOMBËATRE,OUUU,MBARË SHQIPATRE!!.

  3. NGA GJIRI I KOMBIT

    Nuk është rastësi
    Nga gjiri
    I kombit
    Të lashtë
    Nga gjuha
    E pellazgëve
    E perëndive
    Të lindin
    Mendje
    Të ndritura:
    Skënderbeu,
    Nënë Tereza,
    Rugova,
    E Adem Jashari.

Lini një Përgjigje te Selman Dervishi-Mani,USA. Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.