Arnavut kaldërëm, Kalldrëmi shqiptar

“Një vrap i heshtur, vetëm sa dëgjoheshin fërkimet e lehta të këmbëve nëpër gurët e kalldrëmit. Këtë  veprim, një pjesë e masës së popullit,  sigurisht se e përcillnin dhe shikonin me një shqetësim e frikë.” – kjo fjali rrëqethëse ndoshta ju rikujton  diçka ?
 
Ose kjo tjetra: “Kjo familje kishte shitur tërë pasurinë e vet të fituar ndër shekuj, që të shkojë në një tokë të premtuar, që kurrë atë tokë nuk e kishin parë. .. Dolën nga shtëpia e tyre dhe morrën rrugën nga stacioni i trenit, duke shpresuar se do të shkojnë në një vend që do të gjejnë një jetë më të rahatëshme dhe më të sigurt. Sot kjo familje shkelte kalldrëmin e rrugëve të qytetit të Prishtinës, me shpresë se treni do t’i dërgojë në një tokë të premtuar myslimane dhe kapitaliste. ( Ilir Hoxha ,Malli për atdhe ) “
 
Po mirë ,sa e sa mijëra nga ne heshtas dhe plotë frikë e kemi shkelur “kalldrëmin” për të ikur e “shpetuar “ atje tek ata që na lane në atë gjendje ?
 
Sidoqoftë , historia e jonë plotë vuatje dhe mallkime . dëshira dhe frikë ishte e përplasur mbi kalldërmin e rrugëve tona? 
 
Kësaj here  kur  e kam nxënë diçka që nuk e kam ditur, e ndjeva si detyrë morale ta ndaj me ju :
” ARNAVUT KALDIRIM , Les Turcs emploient ce terme pour désigner pavés et trottoirs “ – Thjeshtë : “ Kalldrëmi Shqiptar . Turqit, e përdorin këtë këtë  thënje kur ndërtojnë ndonjë trotuar apo  e shtrojnë ndonjë rrugë me gurë “
 
Do të më thoshit , se ku qëndron problem dhe se çka po na tregon ? Po ja ,se otomanët e mësuan nga shqiptarët se si shtrohet rruga me gurë .Jo me kot e thonë sot e asaj dite “Arnavut kaldërëm”
 
Ne në të kaluarën tonë , të lodhur nga pushtimet e ndryshme kemi harruar bile se disa gjëra qytetëruese i kishim bërë ne shumë kohë para të tjerëve dhe shumë kohë para ardhacakëve pushtues.
Brez ose rrip toke i rrahur a i shtruar  me gurë për të kaluar njerëzit, kafshët dhe mjetet; Rrugë e ngushtë (e gjerë, e drejtë, e shtrembër, e mirë, e keqe, e shtruar me gurë) -. Kalldrëm.
Kurse  për foton më poshtë , që e kishte të shkruar “ Rrugë Romake”- me erdhi t`i them të gjithëve që nuk e përmendin çështjen tonë ‘ Shkofshi e mos u kthefshi  me këto mohime të juaja të historisë !
 “Burri i parë që ka lindur në botë ka qenë Pellazgu, një burrë i dalluar për përmasat dhe bukurinë e figurës së tij që i kalonte të gjithë të vdekshmit e tjerë për kualitetet e shpirtit. Pellazgu ishte i pari që u mësoi njerëzve që të ndërtonin shtëpi dhe të mbroheshin nga të ftohtit, ai u mësoi njerëzve që të bënin rroba nga lëkura e deles. Pellazgu ka lindur nga dheu për të qenë filluesi i genit të vdekshëm” Pausanias (110 prK –180 prK:). (Pausania lib.VIII. 1.4)

Fahri Xharra,12.04.17

Gjakovë

Shperndaje ne
Updated: 14 Prill, 2017 — 04:41

The Author

Fahri Xharra

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.