Aventurat e rrezikshme politike të Sali Berishës dhe të Lulzim Bashës në dëm të Shqiptarisë.

REXHEP QOSJA

1.Si njoftuan mediet e Tiranës, më 26.4.2017, bisedimet e Koalicionit shqiptar, të përfaqësuar prej kryeministrit, Edi Rama, e kryetarit të Kuvendit, Ilir Meta, dhe Opozitës shqiptare, të kryesuar prej kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, me ndërmjetësimin e dy përfaqësuesve të Bashkimit Evropian, David Mekalister e Knut Flekenshtain, dështuan! Dhe, dështuan sepse Draft-marrëveshjen e përfaqësuesve të Bashkimit Evropian, me çështjet për të cilat do të duhej të bisedonin dy palët, e refuzoi Opozita, domethënë Lulzim Basha.

Kryetari i Partisë Demokratike e refuzoi këtë Draft-marrëveshje, në të cilën përfaqësuesit e Koalicionit, Edi Rama dhe Ilir Meta, i kishin bërë atij një varg lëshimesh, për shkak se ndërmjetësuesit e Bashkimit Evropian nuk përfillën ultimatumet e tij, qindra herë të përsëritura, për krijimin e qeverisë teknike, rrjedhimisht, për shkarkimin e Edi Ramës nga posti i kryeministrit të Shqipërisë dhe shpërbërjen e Qeverisë shqiptare.

2.Kryetari i Partisë Demokratike nuk u kënaq me lëshimet, përkatësisht me dhuratat që ia dhuruan përfaqësuesit e Bashkimit Evropian, Mekalister e Flekenshtain, dhe përfaqësuesit e Koalicionit shqiptar, Edi Rama dhe Ilir Meta.

Ai nuk u kënaq me pozitën e dhuruar të kryetarit të Këshillit Qendror të Zgjedhjeve. Ç’dhuratë është kjo për “meritat” politike të Lulzim Bashës? Kurrfarë dhurate!

 

Ai nuk u kënaq me ndryshimet që do të bëhen në Kodin Zgjedhor, në sajë të të cilave do të ndëshkohen të gjithë ata që blejnë e shesin vota! Ç’dhuratë është kjo për “meritat” politike të Lulzim Bashës? Kurrfarë dhurate! Me ato ndryshime mund të dënohen rëndë për shitblerje votash edhe mjeshtrit e Partisë Demokratike e të disa aleatëve të saj të kryehershëm që e kanë ushtruar shumë suksesshëm atë mjeshtëri!

Ai nuk u kënaq me premtimet e dëshmuara me shkrim e me nënshkrime të dy përfaqësuesve evropianë për luftën kundër drogës dhe, rrjedhimisht, për shkarkimet e disa kuadrove policore, që do të bëhen shpejt! Ç’dhurate është kjo për “meritat” politike e kombëtare të Lulzim Bashës! Kurrfarë dhurate është ajo dhuratë që nuk përmban ultimatumet e tij staliniste. Kjo dhuratë mund t’i dalë atij kapuç me mëngë. Ai e di se shtet të drogës Shqipërinë nuk e ka bërë Qeveria e sotme në krye me Edi Ramën. Jo. Shtet të drogës Shqipërinë e kanë bërë krijuesit politikë të Lulzim Bashës: Sali Berisha me bashkëpunëtorët e tij më të përkushtuar! Vetëm në fshatin e madh, në fshatin Lazarat, prodhoheshin atëherë, siç kishin shkruar cinikët evropianë, 4 miliardë e gjashtëqind milion euro drogë në vit!

Ai, Lulzim Basha, si kryetar i Partisë Demokratike, di edhe diçka më shumë për drogën: ai di se ku më pak e ku më shumë, tani e 25 vjet, droga mbillet në gjithë Shqipërinë – në fusha e male, në lugina e kodrina, në fshatra e qytete, në shtëpia e banesa. Dhe e mbjellin bashkëpunueshëm dhe bashkëpërfitueshëm anëtarët e shumë partive, sidomos anëtarët e tri partive të mëdha: të Partisë Socialiste, të Partisë Demokratike dhe të Partisë Socialiste për Integrim. Nuk do të mbillej aq lehtë, nuk do të mbillej aq shumë, nuk do të mbillej aq shumë kund, nuk do të korrej e paketohej aq shpejt e nuk do të eksportohej aq lehtë sikur në të gjitha këto punë të mos bashkëpunonin aq shumë duar, aq shumë e shumë duar të ndryshme e të rrjetëzuara partiake, që s’e mbikëqyrin e as vëzhgojnë njëra-tjetrën. E të tjera. E të tjera!

3.Kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Lulzim Basha, nuk mund të kënaqet me të gjitha këto dhurata të dhuruara me Draft-marrëveshjen e përfaqësuesve të Bashkimit Evropian, për shkak se ai me prodhuesin e tij partiak, Sali Berishën, kanë një dëshirë sipërore, shantazuese e ultimative, që është dëshirë mbi dëshirat, që është kryedëshirë e tyre: ai e dëshiron, ai e ëndërron Kokën e kryeministrit të sotëm të Shqipërisë – Kokën e Edi Ramës? Kjo Kokë përfaqëson qëllimin e tyre, dhe kuptimin e politikës së tyre! Kjo Kokë është kryeultimatumi i tyre. Patologjia e tyre!

Megjithëse mendjeçartur aq sa nuk ua merr mendja atyre djemve e vajzave e atyre burrave e grave që, shpesh fytyrëmvrenjtur, i duartrokasin me ditë të tëra në çadër gënjeshtrat, shpifjet, kërcënimet, thirrjet, britmat, çjerrjet, fjalitë e tij që aq shpesh fyejnë logjikën dhe etikën, ai, Lulzim Basha, e di se me Edi Ramën kryeministër dhe kryetar i Partisë Socialiste nuk ka kurrfarë gjasash as sivjet, as pas katër vjetësh, as pas tetë vjetësh, të bëhet kryeministër i Shqipërisë.

Edi Ramën nuk ma ka bërë nëna, prandaj nuk kam kurrfarë arsyeje shpirtërore ta kem më afër a më larg se Sali Berishën apo Lulzim Bashën. Por, Rexhep Qosja, që nuk njeh aristokraci të trashëguar, që nuk njeh aristokraci të pasurisë, që njeh vetëm aristokracinë mendore, aristokracinë intelektuale, e përkrah Edi Ramën si intelektual, e përkrah për mendjen e tij e për dhuntinë e tij krijuese, sado s’i ka heshtur e s’i hesht disa mospajtime me të në politikë. Dhe, e përkrah sepse ai, me bashkëpunëtorët e tij, po bëjnë shumë përpjekje për ta liruar Shqipërinë prej të këqijave të shumëllojshme me të cilat e ka ngarkuar mentaliteti politik primitiv ende agresiv, po bëjnë shumë përpjekje për ta bërë Shqipërinë shtet të së drejtës, shtet të përgjegjshmërisë sociale, shtet të gjasave të barabarta për të gjithë, shtet në të cilin të gjithë do të kenë dinjitet të pa fyer, të pa nënçmuar e të pa cenuar, shtet në të cilin të gjithë do të jenë njësoj të sigurt dhe njësoj të trajtuar prej shtetit e prej drejtësisë së tij, shtet njëmend të evropianizuar.

4.Çadra fatkeqe, provokuese, mosduruese e sulmuese ndaj institucioneve shtetërore shqiptare nuk u ngrit në pranverën e sivjetme vetëm në Tiranë. Çadër e ngjashme kundër Qeverisë së sotme shqiptare në krye me Edi Ramën u ngrit këtë pranverë edhe në tri vende fqinje: u ngrit edhe në Greqi, edhe në Maqedoni, edhe në Serbi.

Kryeministri i sotëm i Shqipërisë, Edi Rama, sipas të gjitha gjasave, është njëri prej kryeministrave më të sulmuar prej fqinjëve në historinë njëqind e pesëvjeçare të shtetit shqiptar! Pse jo? Ai është kryeministri që ua tha atyre disa të vërteta të hidhura që s’ua kishin thënë kryeministrat e tjerë shqiptarë.

Sulmet ndaj kryeministrit të sotëm shqiptar më së pari i filloi Greqia, në të vërtetë e djathta e njohur greke e, pas saj, edhe ministri i Ushtrisë greke. E djathta greke me ministrin e saj ushtarak e filloi avazin sulmues ndaj kryeministrit shqiptar për shkak të disa të vërtetave që ai i tha për politikën e sotme dhe politikën e mëparshme të Greqisë, ndaj Shqipërisë dhe ndaj shqiptarëve.

As Greqia e djathtë e as Greqia e majtë nuk ishin mësuar që prej kryeministrave shqiptarë t’i dëgjonin disa të vërteta për politikën e saj ndaj Shqipërisë dhe ndaj shqiptarëve, në mënyrë të veçantë ndaj çamëve!

Mbas Greqisë së djathtë, kryeministrin e Shqipërisë filloi ta sulmojë edhe e djathta maqedonase e me të edhe kryetari i Maqedonisë, Gjorgje Ivanov. Sulmet e kësaj të djathte dhe këtij kryetari u nxitën prej Platformës politike të partive shqiptare në Maqedoni, në të cilën u kërkuan disa të drejta që shqiptarëve nuk u ishin njohur, në të vërtetë, që u ishin shkelur nga pushteti i partisë së djathtë në pushtet, prandaj edhe nga kryetari i tashëm maqedonas. Për t’i bërë më përshtypjebërëse për faktorët ndërkombëtarë akuzat e tyre, e djathta dhe kryetari maqedonas e fajësuan kryeministrin e Shqipërisë, Edi Ramën, si autor të asaj Platforme! Përfaqësuesit e partive politike shqiptare në Maqedoni para paraqitjes së Platformës së tyre në opinion, natyrisht të shkruar para takimit me Edi Ramën, ishin takuar jo vetëm me të, me kryeministrin e Shqipërisë, por me akuzat e tyre ata sulmuan vetëm kryeministrin e Shqipërisë, Edi Ramën!

Mbas Maqedonisë, pezmin e tyre ndaj gjuhës së Edi Ramës filluan ta publikojnë: edhe zëdhënësi i kryeministrit të Serbisë, Aleksandër Vulin, edhe ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, edhe peshkopi i Serbisë, Irinej, e, më në fund, edhe vetë kryeministri dhe njëkohësisht kryetari i Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Të gjithë këta iu vërsulën kryeministrit Edi Rama për shkak të deklaratës së tij se në qoftë se Bashkimi Evropian e zgjat shumë, pamatshëm, pranimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor, e kjo domethënë edhe të Shqipërisë e të Kosovës, Shqipëria dhe Kosova do të bashkohen.

5.Nuk dua të supozoj se sulmet e të djathtës greke, të djathtës maqedonase dhe të djathtës, të majtës dhe të fesë serbe, ndaj kryeministrit shqiptar, Edi Rama, u frymëzuan edhe prej sulmeve të opozitës shqiptare, sidomos të kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i cili më 31 mars të këtij viti, 2017, prej Çadrës së tij iu kërcënua Edi Ramës me “dëshmi” greke, maqedonase dhe serbe!

-Ta kanë vënë kryqin! Ti je rrezik për rajonin! – klithi ai.

Ç’është e vërteta, këtë deklaratë që e cenonte, që e akuzonte politikën shtetërore të Shqipërisë para faktorëve ndërkombëtarë, bashkëpunëtorët e Lulzim Bashës e hoqën shpejt prej rrjeteve sociale, megjithatë, ajo mori dhenë dhe, sigurt, u shënua në mjetet e informacionit e në arkivat e tri vendeve të përmendura dhe u shfrytëzua prej zyrtarëve të tyre.

E unë nuk dua të supozoj, por as të mohoj, pra, se sulmet ndaj Qeverisë së sotme shqiptare nga tri vendet ballkanike janë nxitur edhe prej fushatës politike të Opozitës së çadruar në krye me ultimatumurdhëruesit – me kryetarin e djeshëm të PD-së Sali Berisha dhe me kryetarin e sotëm të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, por dua të theksoj: në kohën kur po flitet e po shkruhet për “kujdesin” e shtuar jo vetëm politik të Rusisë në Ballkan, për ndërhyrjen e saj jo vetëm politike në zgjedhjet në Mal të Zi, për bashkëpunimin e forcuar ushtarak të Serbisë me Rusinë; kur po shohim se në Maqedoni e djathta po organizon protesta me parulla kundërshqiptare, po futet dhunshëm në Kuvendin shtetëror duke përgjakur edhe shqiptarë, ndërsa kryetari i Maqedonisë, Gjorgje Ivanov, premton se mund të shpallë gjendje lufte, në asnjë mënyrë nuk mund të thuhet se Çadrën e “lirisë” e të ”republikës së re”, e kanë ngritur mençuria dhe ndjenja kombëtare. Jo. Çadrën e ka ngritur droja e mafive jo vetëm “demokratike” prej Reformës së drejtësisë, prej Vetingut dhe prej llogarive juridike që do japin për tragjedinë e Gërdecit, për vrasjet e protestuesve para Kryeministrisë, për shumë zhvatje, plaçkitje, përvetësime të paligjshme të pasurive kombëtare e për shumëçka tjetër! Dhe kjo drojë, dhe kjo çadër, dhe kjo britmë çadriste i shkon përshtati fort kësaj situate në Ballkan.

6.Dhe, më tej, në kohën kur po shohim e po lexojmë se sa të tendosura, në të vërtetë në thelb të acaruara janë marrëdhëniet midis Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe të Rusisë në Siri e në Lindjen e Mesme në përgjithësi dhe se sa rrezikuese për paqen është gjendja në Gadishullin Korean, ku, megjithatë, takohen mospajtueshëm interesa amerikane, kineze dhe ruse, kur ish Sekretari i OKB-së, Ban Ki Mun, deklaron se bota gjendet para shkatërrimit bërthamor, nuk mund të mos gjykohen pamatshëm të dëmshme të gjitha ato që po bëhen, të gjitha apo që po thuhen dhe të gjitha ato që po planifikohen në Çadër kundër institucioneve shtetërore të Shqipërisë.

Ultimatumet staliniste të Sali Berishës dhe çirakut të tij mendjepaktë e zëmadh politik, Lulzim Bashës, kërcënimet se s’do lejojnë zgjedhje, zgjedhje pa u pranuar ultimatumet e tyre për rrënimin e qeverisë shqiptare, shpërfillja e tij kur e kur agresive e fyese ndaj e diplomatëve dhe përfaqësuesve politikë amerikanë e evropianë, kërcënimet ndaj jetës së kryeministrit Edi Rama, paralajmërimi i mosbindjes qytetare në gjithë Shqipërinë – të gjitha këto janë veprime që synojnë paralizën e shtetit, në të vërtetë tragjedinë e vitit 1997! A mendojnë Sali Berisha e Lulzim Basha se në protesta, në “mosbindje qytetare”, në mbrojtje të institucioneve shtetërore mund të ngrihen anëtarët e PS-së, apo edhe të LSI-së që përfaqësojnë së paku tri të katërtat e Shqipërisë? Çka do sillnin dy mosbindje qytetare të përnjëhershme? Luftë qytetare! E kjo luftë qytetare do të provonte të vërtetën e palëkundshme gjithënjerëzore se kur nuk ndodh ndëshkimi i rëndë për ata që i shkaktuan një herë dëme pamatshëm shkatërruese atdheut si në vitin 1997, janë të gatshëm ta përsërisin edhe një herë atë dëm edhe atë aventurë, nisur, më në fund, edhe me një çadër si kjo jo vetëm çjerrëse e sulmuese po sidomos kërcënuese.

7.Për të gjitha arsyet e sipërthëna Partia Demokratike e Shqipërisë, në radhët e së cilës gjenden shumë veprimtarë të çmuar politikë, anëtarë të PD-së prej themelimit të saj, do të duhej të bëjë çmos për ta shpëtuar veten prej aventurës së rrezikshme politike të Sali Berishës dhe të Lulzim Bashës.

Partia Demokratike i duhet shumë Shqipërisë.

Por, Partia Demokratike i duhet shumë Shqipërisë pa Lulzim Bashën. Dhe, pa lulzimbashat! Lexojini të dhënat e deklaruara prej tij për pronat e tij, për pasuritë e tij në Shqipëri e në Evropë! Dyzet e trevjeçari politik mund të ketë grumbulluar aq pasuri për një kohë të shkurtër vetëm duke shkelur ligje dhe vetëm duke mashtruar budallenj dhe të mençur! Lexojini të dhënat e publikuara në Kosovë për shërbimet e tij politike në Kosovë kur Kosova ishte çka është edhe sot – atëherë protektorat i Kombeve të Bashkuara e sot protektorat i kolonizuar i Bashkimit Evropian, dhe do të shihni se shumë prej të dhënave imagjinare me të cilat kundërshqiptari Dik Marti e akuzon UÇK-në për krime lufte, janë të “dhëna” me të cilat, atë, Dik Martin, si thuhet e shkruhet, e ka furnizuar edhe Lulzim Basha me bashkëpunëtorët e tij në Kosovë nga radhët e LDK-së!

Të rinjtë dhe të rejat, studentët, të gjithë ata që humbën aq kohë në atë Çadër tragjikomike, do të duhej të largohen prej qorrsokakut në të cilin i kanë futur ata që po i ftojnë për të marrë pjesë në përpjekjet për t’i shkaktuar Atdheut edhe një paqëndrueshmëri të rrezikshme në këtë kohë kërcënuese në rajon e në Botë!

Shekulli Njëzet e Një na ka sjellë gjasën për t’u bërë faktor i rëndësishëm në Ballkan, me premtimet për sendërtimin e të drejtave tona aq rëndë të cenuara në fund të shekullit XIX dhe në fillim të shekullit XX.

Le ta kemi të qartë se me politikë çadrore, me ultimatume çadrore, me mosbindje çadrore, me sjellje çadrore, që synojnë rrënimin e shtetit, me politikën shpërfillëse çadrore ndaj diplomatëve e përfaqësuesve amerikanë dhe evropianë, ne vetëm sa e komprometojmë mendjen tonë politike dhe e cenojmë gjasën që na e ka sjellë ky shekull.

Shperndaje ne
Updated: 1 Maj, 2017 — 06:12

The Author

Akademik Rexhep Qosja

3 Comments

Add a Comment
  1. I vetëquajturi At i kombit; i vetëshpalluri mendja e kombit; i
    vetëproklamuari I Madhi dhe më i Madhi i kombit; egocentristi i
    kompleksuar, halucinanti e linçuesi; psikopati për skena e prapaskena;
    megalomani, narcisoidi, frikacaku, gënjeshtari, hipokriti, shpifësi
    monstruoz dhe intriganti i kombit; ndotësi i mjedisit kulturor, kombëtar
    dhe shoqëror; i sëmuri i botës shqiptare; përçarësi më i madh i kombit;
    kacagjeli nihilist; denoncuesi i të gjitha personaliteteve të
    rëndësishme të letërsisë, të kulturës, të shkencës dhe të politikës
    shqiptare andej e këndej kufirit; anti Kadare dhe anti Rugovë i tërbuar;
    projektuesi paranoik i fushatave; mjeshtri për t’i projektuar të zezat e
    veta te të tjerët; servili e shërbëtori i të gjitha pushteteve;
    moralisti i pamoralshëm; mësuesi pa kredibilitet; ndërgjegjja e
    përbaltosur; pushti i kombit; njeriu pa miq dhe shokë; shkatërruesi i
    çdo raporti njerëzor; njeriu pa asnjë ndjenjë humane; trimi pas betejës
    së fituar nga të tjerët; denoncuesi policor i Akademisë; shkruesi
    zgjërdhishëm i ”Morfologjisë…”; nga institucionet shkencore e kulturore
    denoncuesi i parë i demonstratave të vitit 1981; hedhësi i benzinës në
    zjarr në kohën e ”revolucionit të vonuar demokratik” në Shqipëri;
    migranti i rruar e i maskuar; vajtuesi më i madh i Josip Broz Titos në
    ish-Jugosllavi; bolsheviku dhe enveristi më i devotshëm; bartësi i
    botimit të pamfleteve politike, të rënda 288.000 euro; humbësi më i madh
    i zgjedhjeve në historinë e zgjedhjeve në rruzullin tokësor; fituesi i
    çmimit 7 Korriku i Serbisë, që nuk e ktheu kurrë…!

    Pas
    këtij portretimi, e dini kush është ky njeri? Nëse nuk e dini, ky është
    Rexhep Qosja, i vetëquajturi “At” i kombit. Nga H Islami .

    halil Preniqi
    DARDANIA ANTIKE

    1. Pyetjet:

      1. Thua se e jep kokën për të vërtetën, po pse nuk e dhe deri tash kur pate shumë raste?

      2. ”Mendje e kombit”, pa mendje për vetveten, a ke probleme më shumë me vetveten apo me të tjerët?

      3. A po i vuan akoma pasojat e patologjisë së një mentaliteti mesjetar-fisnor?

      4. Nga buron kënaqësia dhe paranoja që t’i ofendosh të gjitha personalitetet e mëdha në fushën e shkencës, letërsisë, kulturës, politikës shqiptare në Shqipëri dhe në Kosovë?

      5. A shkove prej lektorit të zakonshëm të Radio-Prishtinës drejt e hulumtues shkencor në Institutin Albanologjik, pa magjistraturë shkencore?

      6. Pse nuk munde t’i jepje provimet në shkallën e tretë në Beograd? Cilat ishin pengesat?

      7. A shkove pa magjistraturë shkencore drejt në doktoratë?

      8. A të mbështeti më së shumti prof. Fehmi Agani për paraqitjen e doktoratës pa magjistraturë, kundër të cilit më vonë e zhvillove fushatën më të egër?

      9. A u bëre drejtor i Institutit Albanologjik pa konkurrencë dhe a u zgjodhe tre mandate rresht në atë funksion, që ishte përjashtim në gjithë ish-Jugosllavinë?

      10. A e kërcënove me revole drejtorin legjitim të Institutit Albanologjik dhe a ia shave nënë e babë, ndërsa në opinion thoshe që ai të ka sharë e kërcënuar?

      11. A pate ndonjë arsye të madhe që të japësh propozim e mendim pozitiv dhe së fundi ta votoje Sinan Hasanin për anëtar të ASHAK-ut?

      12. A pate arsye plotësuese ta vajtoje me aq sentimentalitet Titon?

      13. Po Enver Hoxhën, pse vazhdon ta konsiderosh personalitetin më të madh të kombit?

      14. Pse nuk ke kurajo qytetare dhe intelektuale të japësh dorëheqje nga ASHAK kur e denoncon çdo ditë dhe e urren patologjikisht?

      15. A është e moralshme ta merrësh “rrogën kombëtare”, si e quan kur i akuzon anëtarët tjerë të Akademisë, kur nuk e ke shkelur pragun e saj tash e 15 vjet?

      16. A ishe i pari drejtor i një institucioni kulturor e shkencor që i denoncove demonstratat e studentëve të vitit 1981? A është gazeta “Rilindja” dëshmi për këtë denoncim?

      17. Sa herë e takove kryetarin e Jugosllavisë së Zhablakut (1992-1993), “babain” e kombit serb, Dobrica Qosiqin, në Manastirin Prohor Pçinjski?

      18. Çka bisedove me Qosiqin? Për ndarjen e Kosovës?

      19. Në vitin 1989, kur derdhej gjaku në Kosovë dhe rrënohej autonomiteti i saj, a u takove me shokun Vidoje Zharkoviq në Beograd, politikan nga Mali i Zi dhe funksionar i lartë në ish-Federatën Jugosllave dhe përgjegjës për KOS? Nëse po, çka bisedove me të?

      20. Po me Dushko Ristiqin dhe Mihaillo Zvicerin kishe raporte të ngushta?

      21. Pas rrënimit të autonomisë së Kosovës, kur u derdh gjaku, a i deklarove gazetës sarajevase “Oslobodjenje” se je qytetar lojal i Jugosllavisë?

      22. Si drejtor a pranove me vetëdije në punë në Institutin Albanologjik njerëz të UDB-së dhe të KOS-it?

      23. A bëre divorc me gjyq nga gruaja legjitime dhe faktike vetëm për ta mbajtur banesën shoqërore, së bashku me shtëpinë luksoze? A vazhdove jetën normalisht me gruan “e divorcuar” në këtë banesë dhe në këtë shtëpi derisa ajo ishte gjallë?

      24. A bëje orgji me gratë e huaja, të qarqeve të njohura të Kosovës në hotel “Dajti” e gjetiu në Shqipëri? Po orgjitë në Maqedoni, në motelet e atëhershme, po ashtu me gratë e këtyre qarqeve?

      25. A erdhi në krizë bashkëpunimi midis dy universiteteve – UP-së dhe UT-së për këto sjellje tuaja amorale?

      26. A kishe sjellje të tillë edhe në zyrën tende në Institutin Albanologjik?

      27. A humbe me vota të fshehta për anëtar të Pleqësisë së Institutit Albanologjik pasi përfundove tre mandate si drejtor?

      28. A humbe me vota të fshehta për anëtarë të Kryesisë së KMDLNJ-së?

      29. A humbe katastrofalisht në zgjedhjet e para menjëherë pas luftës (2000) dhe pas Rambujesë (1999)?

      30. A i more në komunën e Prishtinës, bile në koalicion me një parti, vetëm 155 vota?

      31. Me këtë rezultat të votimeve, a ishe jolegjitim në Konferencën e Rambujesë dhe në emër të kujt e nënshkrove “paqen e përgjakur”, siç e quan vetë?

      32. Në vitin 2000 t’u nda çmimi “Nderi i Kombit”, por gjysma e kombit me votë të lirë nuk ta pranojë. A do ta kthesh këtë çmim?

      33. A është e vërtetë se u mundove ta përjashtoje nga puna dr. Ibrahim Rugovën në Institut Albanologjik sa ishe drejtor?

      34. Por, kur e mbrojtën anëtarët e tjerë të Pleqësisë, a është e vërtetë se ia ndale rrogën për disa muaj me pretekst se kishte qëndruar në Shqipëri më gjatë se sa duhej dhe nuk po i kthente librat e bibliotekës?

      35. Është e vërtetë se krejt librat e zgjedhura të Institutit Albanologjik i ke bartur në shtëpi? Po pikturat e Akademisë, i ke në shtëpi?

      36. A është e vërtetë se pas mbylljes së kufirit me Shqipërinë në vitet 1981-1991, vetëm ti i merrje librat e Shqipërisë përmes rrugëve që vetëm ti i di?

      37. A është e vërtetë se shumë botime tua janë të kompiluara e të vjedhura nga librat e Shqipërisë dhe librat e leksionet e Beogradit? Po disa përkthime dhe disa harta a i përvetësove dhe nga botimet e mia?

      38. A është e vërtetë se për botimin e pamfleteve tuaja Qeveria e Kosovës i dha 238.000 euro, ndërsa honorar i more 137 euro?

      39. A është e vërtetë se disa vjet më parë edhe MASHT-i i Kosovës ia dha “Toenës” së Tiranës 50.000 euro për botimin e pamfleteve tua në 22 vëllime? A mund ta dimë sa komplete të pamfleteve të ”Toenës” dhe të Qeverisë së Kosovës janë shitur?

      40. A është e vërtetë se je i vetmi shqiptar që i urren edhe të vdekurit, të cilët i ke urrejtur për së gjalli?

      41. Pse e urreje kaq shumë Presidentin historik, dr. Ibrahim Rugovën sa ishte gjallë? Nuk shkove as në varrim, po as familjen nuk e ngushëllove?

      42. Po pse e urren tash Rugovën kur nuk është më në mesin e të gjallëve?

      43. Pse aq shumë e urreje poetin tonë të madh Ali Podrimjen sa ishte i gjallë? Pse e urren kaq shumë Podrimjen edhe për së vdekuri?

      44. A mund ta dimë pse nuk erdhe në asnjë mbledhje komemorative të anëtarëve të vdekur të Akademisë dhe nuk i shprehe ngushëllime asnjë familjeje, nga vdekja tragjike e akad. Fehmi Aganit më 1999 e deri te vdekja akad. dhe poetit Ali Podrimja më 2012?

      45. Kur erdhi i ringjallur Skënderbeu në Kosovë, me një pritje madhështore nga populli, pse popullin e quajte qenë dhe kudra?

      46. A është e vërtetë se dy ditë para bombardimeve (e hënë, më 22 mars 1999), të caqeve serbe nga NATO-ja e thirre popullin që të mos e braktisë Kosovën, sepse ne atdhe tjetër nuk kemi dhe në këtë mënyrë po i përmbushen synimet armikut?

      47. A është e vërtetë se i pari, i rruar e i maskuar, ike nga Kosova në mars 1999?

      48. A është e vërtetë se në Bllacën katastrofike (1999), ashtu të tebdylosur, të thirrën njerëzit e Qeverisë probullgare? A gumlloi megafoni: Rexhep Qosja le të dalë? A dole?

      49. A është e vërtetë se si ”Baba” i kombit, e le popullin në mëshirën e barbarisë, popullin në të cilin thirreshe gjithë jetën dhe vazhdon të thirresh?

      50. Deri sa të doli mjekrra, sa ditë qëndrove në Maqedoni dhe ku ishe i fshehur?

      51. Pasi të doli mjekrra, a është e vërtet se në Tiranë deklarove se shqiptarët që kanë mbetur në Prishtinë janë lojalë ndaj regjimit serb?

      52. A është e vërtetë se në një TV të Kosovës pas luftës serbëve të Kosovës u garantove të drejtën e vetëvendosjes, me Graçanicën shtet të tyre? Në emër të kujt e bëre këtë?

      53 A ishe i pari që kërkoje të shkonte veriu i Kosovës në Serbi? Në emër të kujt fole?

      54. Gjithë jetën, a e hidhje gurin dhe e fshehje dorën?

      55. Gjithë jetën përdore e keqpërdore shumë njerëz, i gënjeve, i mashtrove, i shantazhove, i kërcënove, po edhe sa lakej të kanë mbetur sot, 2-3 apo më pak?

      Vazhdon plotësimi i Pyetësorit…

      Halil Preniqi

  2. ËËËH,NGA THËNJË KOMBËTARE;HËËË,SA NGRENJË SHQIPTARE;OSA GRRËNJË GLLABËRUESË,SHKATËRRUESË,
    MJERË I ZI,DJERË DERRZI,SHQIPTARI KUNDËR SHQIPTARIT;SHKRIP VARRI THUNDËR SHTIP-ZJARRIT;TA
    MBYTIM,SHTYPIM,NJERI TJETRIN,DJERI TË VJETRIN;DHE,KJO TRAGJEDI,KRAGJEGRI,QE NA SOLLËN,NA E
    MBOLLËN ARMIQËT GJAKATARË,BARGRIGJËT SHKAKAVRARË,SHAKA-ZVARRË,POSI PËRBINDËSHA,GËRDITËSHA,
    QE KËANË THENË,KANË ZËNË,RËNË;SI MURTAJA DERGJË ÇFARROSËSE,QE PËR QELLIME TË LIKUDIMIT NA
    TERË SILLEJ,PËRCILLEJ NGA DERGJËT KANACEROZË,GRANDER-FIROZE,SHI,BAJLOZE;DHE,TROJET SHQIP-
    SHQIPTARE MBETËSHIN TË SHKRETUARA,SHËMTUARA;QE TANI ARMIQËT,GARDHIQËT,ZGRADHË-VIGJET,VININ
    O BININ,DHE BËHËN O DEHËN,SI ZOT SHTËPIE,SHI,KOT SHQIPËRIE;DUKE NA NDRRUAR,SHNDRRUAR EDHE
    GJAKUN-PRAGUN PELLAZGO-ILIRO-MBARË SHQIPTARË;SI DHE,QE ASNJË PRIS,ASNJË PLIS SHQIPTARI,ORE
    MOS TË ARRIJË,TA MBËRRIJË AS SHKOLLIMIN,AS NJOHTIMIN,AS DIJEN,AS PRIRJEN,AS AFTËSINË OREEE
    LARTËSINË,OUUU ZOTËSINË,QE T’ARGUMENTOJË,FAKTUMENTOJË,NË MËNYRË,SHËMBËLLTYRË,SHKENCORE,OUU
    MË NJERZORE,ME VEPRAT MË MADHORE,NIVELË MBARË TERËKOMBËTARE,NDËRKOMBËATRE,TË ARGUMENTOJË,O
    FAKTUMENTOJË,ME FAKTE,AKTE;VEPRA MË KAPITALË,MË IDEALË;PELLAZGO-ILIRO-MBARË SHQIPTARINË;OR
    OUUU,VËLLAZËRO-RIHIRO-FARË SHKIPKA VËRRINË;SI RACA,OU LUM BACA;MË FAVORITË,ME AQË FAKTORI-DRITE,RRITE;OU,KY DJEP,CEP ME CEP,NDËR MË E PARA,MË MBARA,QE SHKELQEJË,SHPËRBELEJË,OUUU-O
    ME ARRITJE,VARGRIRRITJE O,KULMORE,LUMNORE,SHËMBULLORE,SHEKULLORE;NDËR MILENIUME MOJ E LUME
    QE KRYLEGJENDA ORE HYREGJENDA,QE PERPARUAN,TERËRANGUAN,DUKE RISJELLUR,RIMBJELLUR,MBARË OU,
    GJUHËN DHE PRUHËN,QE TË RUHËN SI GURTHEMELI,MUR GËRDELI;SI TEMPULL KALAJE,SHEKULL TRAVAJE,
    QE SI NËNA E GJUHËVE INDO-EUROPIANE,SI DHE SI BABA-SHKABA TERËKOMBËTARE,NDËRKOMBËTARE,OUU
    MBARË EUROPIANE,MOJ MJERANE;SI DHE MBARË BOTËRORE,MË NJERËZORE;EH,TË GJITHË ARMIQËT,OU TË
    PAHIQËT,LUKURI BISHA,DUKURI HISHA,SI MBRËNDA DHE JASHTA,MË E RËNDA NXERË DRASHTA,KRASHTA,O
    ASHTA,EH,ORE,MORE,JU BIJTË E DJALLIT,HIJTË E STRALLIT;QE NA KALLI,SHPALLI,DHE VETË DJALLI
    BIR DJALLI,QE TA NGREJMË,QE TA SHGRËJMË;QE TË GLLABËROJMË,SHKATËRROJMË,NJERI TJETRIN,OUUU
    MJERI TË VJETRIN;DHE,AI QE ËSHTË I PËRGJAKUR ME GJAK SHQIPTARI,AI NUK ËSHTË SHQIPTAR,OUUU,
    LE TA BEJË TESTIN E ADN-SË,ABEC-SË SEPSE,QE PSE;AI ËSHTË GJAK I PRISHUR,PRAG I TRISHUR,OU
    DJALLE BIR DJALLI,QE NA KALLI,O NA SHPALLI;DUKE NA DJEGUR NË VARRE O NË ZJARRE,AH,DUKE NA
    HUMBUR,SHKUMBUR,EDHE PA SHEJË PA DOKË,AH,MOJ LOKË;PO DERI KUR KËTA KANIBALË,KATASTROFALË,O
    OU MJERË O I ZI,QE KËTE SHQIPTARI,SHTRIPKA VËRRI;QE TË NA FLAKËROJË,BASTARDHOJË,SHKTËRROJË
    KATARSHGOJË;DUKE NA FUTUR,MRUTUR,SI DELE M QINGJA,VELE ME INGJA,BASHKË,RRASHKË,ME BISHA,OU
    HISHA,TË GETOIZUAR,TËRBOGRIZUAR;ÇFARROSUR,ÇVARRUR,QE PËRMES SERVILË,DEBILË,STERILË,O,QE TË
    EKPËRIMETOJË SI EKSPERIMETË LABORATORIKE,PËR MULLTI-MUTI NACIONALË,NARCIOSHKALË,KATASTRO-
    FALË,MË KANIABLË,QE PAK U DUKËN AS NA ZHDUKËN MBI 80% GADI TERË SHQIPTARINË,POR KERKOJNË,O
    TENTOJNË 100% MBARË SHQIPTARINË,SHTRIKA,SHTRIGA,NUK DO NGINË,JO,NUK DO KOPËN AS NUK OUUU,
    KOPEN ME GJAK O PRAG SHQIPTARI,OUUU,ME GJAK OU PRAG SHQIPATRI!!.TË FALA NJË REFUGJAT LUFTË
    NGA KOSOVA NË USA.VETËM NJËRI NGA DHJETA MILIONË,GADI TERË SHQIPTARIA,O,KËSO BANDA,TRANDA
    MË KATASTROFALË,MË KANIBALË,SI BISHA AH SHI,NEPËR KISHA TONA,HISHA TË VONA;DUKE MASAKRAUR
    OU KASAPRUAR,TERË SHQIPATRINË,SI DHE DUKE NA MBËRTHYER,NGËRTHYER RRUGËVE-MURGËVE MORE,TERË
    GOLGOTËS-MOLKOTËS MBARË SHQIPATRE,PAKTHIM GJËR NË AMSHIM,PORSE,N’MOMENTË DEMOKRATIKE,OUUU,
    KONTINENTË MËMO-ANTIKE,QE RIHKETHËHMI,RISHPREHËMI,PËR RIBASHKIM,RITRASHËGIM,RIAMSHIM,OUUU
    PËR RINGRITJE,RILINDJE,MBARË KOMBËTARE,OREEE,MBARË SHQIPTARE!!.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.