RIBASHKIMIN KOMBËTAR PO E PENGOJNË PAZARGJINJTË E POLITIKËS DITORE DHE HYZMEQARËT E SAJ, JO SHQIPËRIA ETNIKE NATYRALE, JO!

Mehdi_HYSENIShkruan: Prof.Dr.Mehdi HYSENI

*** Shqipëria Etnike nuk është antitezë e ribashkimit kombëtar, por antanta imperialiste sllave ballkanike me në krye piemontin e saj-Rusinë.

*** -Këta janë faktorët kryesorë, që me shekuj kanë penguar krijimin dhe bashkimin e shtetit kombëtar shqiptar në Ballkan, jo vetë shqiptarët e as Shqipëria Etnike.

*** Njëqind e njëmijë herë e kam përsëritur dhe, nëse është nevoja, edhe një milion herë, do ta pohoj dhe do ta përsëris të vërtetën e pamohueshme historike shekullore se vetëm ribashkimi i Shqipërisë Etnike mund ta qetësojë Ballkanin, duke qenë se të gjitha betejat dhe luftërat e derisotme të popullit tonë për çlirimin dhe për mbrojtjen e tërësisë territoriale brenda kufijve etnikë natyralë, historikë dhe gjeopolitikë për ribashkimin e tërësishëm kombëtar dhe shtetëror kurrënjëherë nuk kanë prekur të drejtat e popujve të tjerë fqinjë të Ballkanit.

Prandaj, në asnjë formë, nuk janë të pranueshme tezat akuzuese të politikës propagandistike, të publicistikës a të pseudoshkencës historiografike serbosllave dhe të “bishtave” të tyre se gjoja kërkesa legjitime dhe e drejtë për ribashkimin e Shqipërisë Etnike, është në funksion të krijimit të një “Shqipërie të madhe”, e cila do të shkaktonte erozionin e kufijve ndërshtetërorë të Ballkanit, si dhe prishjen e ekuilibrit të marrëdhënieve ekzistuese ndërballkanike (siguria, stabiliteti, demokracia, paqja etj.).

Përkundrazi ribashkimi kombëtar shqiptar është vetëm në funksion të rikthimit dhe të mbrojtjes së tërësisë territoriale të Shqipërisë Etnike, jo për krijimin e ndonjë “Shqipërie të madhe”, zgjerimi territorial i së cilës, do të thoshte përthithjen e territoreve të sheteve fqinje sllave. Këso lloj ideje të “Shqipërisë së madhe” deri më sot nuk figuron në asnjë program dhe platformë politike të shqiptarëve, por kjo është pjellë e shpifur e strategjistëve të planeve, të programeve, të elaborative dhe të memorandumeve serbomëdha në funksion të krijimit, të zgjerimit dhe të rigjerimit të kufijve territorialë dhe shtetërorë të Serbisë së madhe në kurriz të territorit indigjen të Shqipërisë Etnike.

shqiperiaetnike8pjeseMe gjithë oponencën e brendshme kuislinge politike dhe atë të jashtme fqinjësore sllavo-imperilaiste ballkanike, Shqipëria Etnike Natyrale nuk është kurrfarë barriere e ribashkimit kombëtar shqiptar (por është i vetmi shpëtim dhe, ardhmëria e vërtetë e kombit shqiptar) e as kurrfarë rreziku për paqen dhe për sigurinë e Ballknit, as të Evropës. Me një fjalë, është ide, koncept dhe program i pranueshëm gjeopolitik, demokratik dhe paqësor me vizion kombëtar dhe evro-perëndimor, që hap shtigjet dhe mundësitë reale për zgjidhjen e drejtë dhe përfundimtare të çështjes koloniale shqiptare në Ballkan, duke mos rrezikuar asnjë interes politik dhe shtetëror të vendeve fqinje dhe, asnjë interes strategjik të Amerikës dhe të Evropës së sotme demokratike dhe integruese pluraliste.

Prandaj, alternativat e tjera, janë vetëm eksperimente të përkohshme politike, që prej tyre nuk përfiton ribashkimi kombëtar, as territorial e as shtetëror i Shqipërisë Etnike Natyrale, por vetëm kundërshtarët dhe armiqtë e saj shekullorë.

Këtë të vërtetë të pamohueshme, duhet ta mbajnë parasysh të gjithë bashkuesit dhe antibashkuesit e kombit shqiptar dhe të Shqipërisë Etnike, si dhe Bardhyl Mahmuti, gjithashtu, sepse Shqipëria Etnike nuk është kurrfarë “spekulimi politik”, as kurrfarë simulimi diplomatik dhe propagandistik, as kurrfarë miti dhe utopie politike, por është realitet i gjallë-identiteti kombëtar, territorial dhe shtetëror i shqiptarëve në Ballkan.

Të përgënjeshtrohen tezat sllave dhe alla sllave të së ashtuquajturës “Shqipëri e Madhe, jo të akuzohet dhe të sulmohet mendimi dhe veprimi politik rilindës i ribashkimit të Shqipërisë Etnike!

Të mos bëhemi robër të tezave dhe të politikës ditore moralizuese të pazargjinjve të ndryshëm, të cilët për të përfituar vetë dhe padronët e tyre, e kanë për “detyrë shtëpie”, që në forma të ndryshme ta sabotojnë, ta kompremetojnë dhe ta minojnë idenë e ribashkimit kombëtar dhe të Shqipërisë Etnike ( me qëllim që të arrinin objektivat e tyre politike, ekonomike, tregtare në kurriz të popullit), por ne nuk duhet të pajtohemi dhe të vetëviktimizohemi nga një politikë e tillë antinjerëzore dhe antikombëtare, sepse jemi përcaktuar që ecim në vijën e drejtë të atdhedashurisë së rilindësve tanë për ribashkimin kombit dhe të Shqipërisë Etnike.

Prandaj, çdo kirtikë subjektive, tendencioze dhe e njëanshme në adresë të Shqipërisë nga ana e partizanëve të idesë së ribashkimit kombëtar shqiptar, është një absurd, është një fatkeqësi dhe, një paradoks sui generis, që u jep udhë tfilluese ringjalljes dhe ushqimit të tezave falsifikuese antishqiptare të kolonialistëve dhe të neokolonialistëve sllavë të Ballkanit, se gjoja Shqipëria Etnike nuk është asgjë tjetër veçse një ide, aspiratë dhe kërkesë gllabëruese e shqiptarëve për të grabitur dhe copëtuar territore të vendeve fqinje të tyre për të krijuar “Shqipërinë e madhe”!?

Mirëpo, kjo është një gënjeshtër më se njëshekullore e pushtuesve, e agresorëve, e copëtuesve dhe e terroristëve gjenocidalë serbosllavë, të cilët me ndihmën e Evropës perandorake të shekujve XIX dhe XX, e kanë kapitalizuar në favorin e krijimit dhe të zgjerimit të Serbisë së Madhe, të Malit të Zi, të Greqisë dhe, së fundi edhe të ashtuqujaturës Maqedoni demokratike (1990-2013), ku mbi 50% të popullsisë autoktone shqiptare e ka përjashtuar nga Kushtetuta si element kombformues, duke i cilësuar si “minoritet”, asgjë më shumë! Këtë duhet kundërshtuar, jo Shqipërinë Etnike, duke e quajtur si “pengesë kryesore” të ribashkimit kombëtar shqiptar. Pra, armikun duhet kërkuar në anën e kundërt të barrikadës, jo në anën e Shqipërisë Etnike Natyrale, e cila po bën përpjekje maksimale për ribashkimin kombëtar shqiptar.

Pa ribashkimin e Shqipërisë Etnike, nuk ka ribashkim kombëtar!

Prandaj, edhe Bardhyl Mahmuti, si kryetar i partisë së “Bashkimit Demokratik Shqiptar”, edhe si ideologog, edhe si mëkëmbës i ribashkimit kombëtar shqiptar, katërcipërisht ka të drejtë ta kritikojë dhe përtrollis vetëm idenë e së ashtuqujaturës “Shqipëri e Madhe”, sepse ajo është arma kryesore “bërthamore” e Serbisë së Madhe për shpartallimin dhe për shkatërrimin e ribashkimit kombëtar shqiptar, si dhe në tërësi të qenies së Shqipërisë Etnike Naryrale, jo kursesi Shqipëria Etnike Natyrale, siç është shprehur në këtë konstatim plotësisht të gabuar:

*** Bardhyl Mahmuti: “Idetë për « Shqipërinë e Madhe», « Shqipërinë Etnike» dhe « Shqipërinë Natyrale » – pengesa serioze për realizimin e aspiratave për bashkim kombëtar!”( http://www.albaniapress.com/lajme/05/07/2013/Idete-perShqiperine-e-Madhe-Shqiperine-Etnike-dhe-Shqiperine-Natyrale-pengesa-serioze-per-realizimin-e-aspiratave-per-bashkim-kombetar.html ).

Për t’u kuptuar ky përkufizim spekulues politik, nuk nevojitet ndonjë prereje e thellë dhe e hollë filosofike, historike e as kurrfarë kapaciteti special i njohurive politike, juridike apo diplomatike të studiuesve dhe të ekspertëve të këtyre fushave, sepse vërtet, është vetëm një konstruksion përmbledhës i emërtimeve të idesë shekullore të bashkimit kombëtar, duke përjashtuar emërtimin “Shqipëri e madhe”, sepse kjo asnjëherë në historinë e derisotme të kombit të shqiptarëve, nuk ka qenë ide e as koncept teorik, ideologjik, politik, kombëtar e as atdhetar, por kjo është sajesë e Serbisë së Madhe”, përkatësisht arma kryesore e saj historike, shtetërore, kishtare, akademike, politiko-propagandistike dhe diplomatike për shpërfytyrimin dhe mohimin e Shqipërisë Etnike (1844-2013).

Nuk duhet çorientuar dhe mashtruar popullin, duke e shtrembëruar të vërtetën historike dhe kombëtare shqiptare, se gjoja “ideja e Shqipërisë Etnike Natyrale është pengesa kryesore e bashkimit kombëtar” ashtu siç ka nxjerrë konkluzionin e tij të gabuar Bardhyl Mahmuti (kryelider i Bashkimit Demokratik Shqiptar). Kjo është një e pavertetë e madhe dhe, në asnjë kuptim e justifikueshme, sepse as ideja shekullore për ribashkimin e Shqipërisë Etnike, përkatësisht të Shqipërisë natyrale e as mëkëmbësit e saj me në krye Koço Danajn etj., nuk janë fajtorë, as provokatorë, as falsifikatorë, as mashtrues, as pengues e as manipulues të ribashkimit kombëtar shqiptar, por janë “kolltukofagët”, të ulur në dy a më shumë karriga së bashku me partnerët e tyre sllavomaqedonë, serbë dhe malazezë, të cilët për ta zgjatur “mbijetesën” karrieriste dhe bashkëjetesën politike pushtetore me ta, po hiqen si patriotë dhe si demorkatë në sy të popullit, të Evropës dhe të Amerikës!

Shqipëria Etnike Natyrale nuk është » – konstruksion « artificial» në funksion të manipulimit politik!”(www.kosovapress.com/25/06/2013), por realitet i domosdoshëm pa të cilën nuk mund të ketë kurrfarë ribashkimi kombëtar!

Me gjithë këtë lloj intepretimi në frymën e së ashtuquajturës filozofi politike të modernizmit ekzistencialist të sotëm, “Shqipëria Etnike Natyrale”, nuk është kurrfarë “konstruksioni artificial dhe manipulues politik”, ashtu siç është shprehur Bardhyl Mahmuti, por siç nënvizuam më sipër, është IDE, kconcept, program dhe realitet i pranueshëm gjeopolitik, demokratik, realist dhe paqësor me vision kombëtar dhe evro-perëndimor, që hap shtigjet dhe mundësitë reale për zgjidhjen e drejtë dhe përfundimtare të çështjes koloniale shqiptare në Ballkan, jo me luftë, por me dialog dhe me paqe. Kjo është esenca e ribashkimit të kombit dhe të Shqipërisë Etnike, JO lufta dhe, jo nënshtrimi i përjetshëm vasal në funksion të ruajtjes së kolltukut në kuadrin e ndarjes së pushtetit sllavoserb-maqedon, duke parë ëndrra në diell “prit gomar deri të dalë bar” derisa të vijë në shprehje “mëshira” e sundimtarëve sllavomaqedonë, që ata pa dijen tonë të na befasojnë me “njohjen” e Shqipërisë Etnike!

Mirëpo, një ditë e tillë “ mëshirueshme” nga aktorët e politikës kolonialiste sllavomaqedone, nuk do vijë kurrë derisa ne vetë sikurse Bardhyl Mahmuti, pa asnjë arsye dhe, pa asnjë argument të qëndrueshëm e fajësojmë dhe e mohomojmë vetëvetën para gjithë botës, duke pohuar se “Shqipëria Natyrale është spekulim dhe manipulim politik”!?

Jo, ky nuk është thelbi e as periferia e problemit të shtruar politik, por ikja, përkatësisht shmangia me mjeshtëri nga riaktualizimi dhe ridimensionimi i tij në shkallë ndërkombëtare.

Ku të vemi përtej Shqipërisë Etnike?

Pavarësisht nga prapavija e politikës dhe e propagandës ANTIBASHKIM të Shqipërisë Etnike Natyrale, kurrë nuk do pranojmë ndërrimin e tezave gjoja se “Shqipëria Etnike Natyrale” na “qenka perngesa kryesore kundër bashkimit kombëtar”. Çfarë absurdi logjik ky, po si mund të ketë ribashkim kombëtar, pa ribashkimin e Shqipërisë Etnike?!

Po, çka do të thotë ribashkim kombëtar dhe ribashkim i Shqipërisë Etnike, ku është dallimi këtu, kur dihet se përmbajtja e Shqipërisë Etnike është vetë ribashkimi kombëtar dhe se ribashkimi kombëtar është vetë përmbajtja e Shqipërisë Etnike. Në rastin konkret nuk ka kurrfarë dallimi mabase është fjala për të njëjtën ide dhe për të njëjtin concept-ribashkimin e kombit dhe të Shqipërisë Etnike.

Pra, si është e mundur që Shqipëria Etnike po e luftojka dhe po e pengojka RIBASHKIMIN E VET KOMBËTAR, TERRITORIAL DHE SHTETËROR?!

Ky është vetëm një abstraksion pa kurrfarë logjike dhe, pa asnjë kuptim shpjegues ngase nuk mund të tërhiqet kurrfarë asimetrie as historike e as politike e ribashkimit të kombit shqiptar dhe të Shqipërisë Etnike.

– Logjikisht, si është e mundur që Nëna Shqipëri Etnike Natyrale qenka pengesa dhe fajtorja kryesore për mosbashkimin e bijve dhe bijave të saj në “sofrën” e atdheut të tyre?!

Prandaj, faji për ribashkimin kombëtar shqiptar, në asnjë mënyrë, nuk mund t’i përshkruhet Shqipërisë Etnuke Natyrale, por harangave kuislinge brendashqiptare, të cilat për ta pasur mirë me armiqtë e brendshëm dhe të jashtëm, ata sulmojnë konceptin dhe idenë e Shqipërisë Etnike, gjoja se vetë shqiptarët “janë fajtorë” për shtruajen e kërkesë së drejtë dhe legjitime historike për t’u ribashkuar në një shtet unitar-Shqipërinë Etnike.

Të akuzosh Nënën e Shenjtë Shqipëri, që me çdo kusht dhe, me plot të drejtë po kërkon ribashkimin e fëmijëve të vet të degdisur me trasta në shpinë nëpër botë, si dhe të territoreve të saj të copëtuara dhe të kolonizuara nga vendet fqinje sllave, vërtet ky është spekulim politik dhe mashtrues, që pengon përshpejtimin e ligjësimit dhe të afirmimit të së drejtës së shqiptarëve për t’u ribashkuar brenda kufijve natyrorë të Shqipërisë Etnike.

Retorika demagogjike e politikës ditore antibashkim

Të gjithë antibashkuesit dhe armiqtë e tjerë të ribashkimit kombëtar shqiptar, mund ta anatemojnë dhe kritikojnë idenë dhe kërkesën e ribërjes së Shqipërisë Etnike Natyrale, po unë (si veprimtari pavarur) dhe Bardhyl Mahmuti nuk mund ta bëjmë një gjë të tillë, sepse botërisht jemi përcaktuar për mbrojtjen e identitetit të ribashkimit kombëtar shqiptar. Këtë e dëshmon edhe përcaktimi i tij si ideolog dhe kryelider i partisë së tij “Bashkimi Demokratik Shqiptar”.

Ndërkaq, të tjerët që me program dhe pa program (me dy e më shumë lugë), po duan pushtet karrierë politike, pasuri dhe rehati në kurriz të popullit dhe të Shqipërisë Etnike, kanë të drejtë ta akuzojnë idenë e ribashkimit të Shqipërisë Etnike, sepse interesi I tyre “madhor” është që të mos i prishin lidhjet kolaboracioniste me strukturat e aleancave të ndryshme ballkanike. Atyre nuk iu konvenon zgjidhja e drejtë e çështjes koloniale shqiptare, sepse, nesër, do ngelnin pa pushtet dhe, pa kurrfarë pasurie të paligjshme; ata, do të ngelnin pa aleatët dhe bashkëpunëtorët e “gjahut të përbashkët” –Shqipërisë Etnike! Ata janë të vetëdijshëm për këtë se një ditë do të ngelin “me gishta në gojë”, prandaj, në forma të ndryshme bizare, edhe e sulmojnë ribashkimin kombëtar shqiptar, duke kërkuar të hyjnë në aleancë qoftë edhe me djallin vetëm për të jusitifkuar qëllimet e tyre hereziste në dëm të arritjes së unitetit mbarëkombëtar shqiptar.

Mirëpo, një shpifje të tillë në adresën e gabuar, kurrë nuk duhet ta pranojë populli shqiptar, sepse ribashkimin kombëtar nuk e pengojnë vetë shqiptarët dhe vetë Shqipëria Etnike Natyrale, por shtetet imperialiste sllave të Ballkanit me në krye Rusinë, e cila së bashku me aleancën e saj evropiane të “Koncertit Evropian” (1815), si dhe me Perandorinë Otomane, janë fajtorët kryesorë për copëtimin dhe për kolonizimin e territoreve të shqiptarëve dhe të Shqipërisë Etnike (1878, 1912, 1913, 1914, 1915, 1919, 1920, 1945).

Faktori i dytë, është politika e brendshme shqiptare, i cili, vërtet, është shumë i dëmshëm për interesin e përgjithshëm të mbarë kombit shqiptar dhe të Shqipërisë Etmike, që njësoj sikurse amalgama sllavo-ballkanike me në krye Greqinë dhe Serbinë, e pengon, e atakon, e anatemon dhe e denoncon ribashkimin e shqiptarëve dhe të Shqipërisë Etnike, është edhe vetë politika dhe diplomacia zyrtare shqiptare (Tiranë, Prishtinë, Tetovë, Shkup dhe Podgoricë), që për interesat e tyre të “pazarit ditor” dhe të sundimit të pakufishëm, papengesa të faktorëve politikë evro-ndërkombëtarë, gjoja për hir të ruajtjes së”ekulibrit” të rendit të ri ndërkombëtar, me theks të posaçëm të sistemit të sigurisë evropiane, si dhe për hir të rujatjes së “ekuilibirt” të marrëdhënieve historike, politike, diplomatike, ekonomike, tregtare dhe kulturore etj., me shetet fqnije sllave të Ballkanit, janë BARRIERA KRYESORE, që kanë heshtur dhe “betonuar” kërkesën e drejtë dhe legjitime të shqiptarëve për të dalë nga sundimi i egër kolonial sllav ballkanik

Ky është problemi kryesor që PENGON ribashkimin kombëtar shqiptar, jo vetëshqiptarët, jo vetë SHQIPËRIA ETNIKE të cilët, sipas një ankete të “Gallup-it” mbi 65 për qind janë deklaruar se duan ribashkimin e tyre në një shtet të përbashkët, që quhet SHQIPËRIA ETNIKE, jo “Shqipëria e madhe” siç po quajnë shtetet grabitçare sllave të Ballkanit (Serbia, Greqia, Mali I Zi dhe Maqedonia) si dhe Moska (“gardiani”) i tyre historik tradicional, e cila ka meritat kryesore për mbështetjen e parezervë të Serbisë, të Malit të Zi dhe të Greqisë në copëtimin dhe në kolonizimin me forcë, me aggression dhe me gjenocid të territoreve autoktone të shqiptarëve dhe të Shqipërisë Etnike (1878-2013).

Është naivitet dhe papjekuri politike, të pohohet në sy të botës, se “bashkimin kombëtar e pengon Shqipëria Etnike”!!!

Një vetëdenoncim i tillë është produkt i politikës egoiste, oportuniste, karrieriste, kolaboracioniste, si dhe i frikës nga faktorët dhe nga aleancat e ndryshme të jashtme ballkanike dhe evropiane, që të gjithëve njësoj po iu pengon zgjidhja përfundimtare dhe e drejtë e çështjes koloniale shqiptare në Ballkan.

Së fundi, të gjithë ata që botërisht janë përcaktuar për rimëkëmbjen e ribashkimit kombëtar dhe të Shqipërisë Etnike Natyrale, nuk kanë asnjë arsye ta fajësojnë vetëvetën dhe të luftojnë kundër vetëvetës, duke kërkuar ndonjë lloj kompromisi apo ekuilibri ndërmjet vetëkënqësisë dhe nënshtrimit vasal në dobi të aleancave sllave antishqiptare.

Shperndaje ne
Updated: 15 Shkurt, 2015 — 09:27

The Author

Dr. Mehdi Hyseni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.