Ajo çka ishte e jona, mbetet e jona

Lundrimin  nëpër historinë e kombit tonë e bëjnë njerëzit e mençur të “zhveshur” nga bindjet fetare, politike dhe rajonale me një qëllim të shenjt- zbardhjen e saj. Neve kaluam shumë kohëra të turbullta , po flasë vetëm për dy mijë vjetshin e fundit; na gjymtuan me “ rob e me th`mi  ” me  “tokë e katandi” . Ishim dikur; por edhe sot jemi dhe do te jemi  edhe në të ardhmen me vetëdije e ndërgjegje të pastër se i takojmë logut të vjetër pellazg-ilir-alban-shqiptar .
 
Historiani romak Titus Livius , na e pat lënë një shkrim , ku thoshte që romakët pasi që mundën Mbretin Ilir Gentin , aty rreth vitit 168 prK në Shkodër e ndanë mbretërinë Ilire në tri pjesë . Pjesa e parë ishte territori të cilin e kontrollonte dukur Teuta ( rënja e saj 229-228 prK) , rreth  Durrësit , Apolonisë e deri në Lezhë. Pjesa e dytë ishte deri Ulqini, Rizona dhe Daorsi. Pjesa e tretë , Liviusi thoshte ishte deri tek “të gjithë Labeatët”
 
Pra, intelektuali i vërtetë  shqiptar duhet të jetë roje i shëndetit mendor, shpirtëror dhe qytetar te shoqërisë! , ose shëndeti mendor dhe shpirtëror edhe qytetarë i shoqërisë janë intelektualët e vërtetë që janë roje të mbarëvajtjes së shëndetshme të asaj shoqërijeje.
Sa interesant “ Ju rrnoftë djali ! Portret i Shqipërisë veriore “ ësht libri Zonj.Marjorie Senechal (The University of Massachusetts Press. 19470 e cila në faqen 17 shkruan se: “Krishterimi si religjion  i kopjoi dhe i bëri të vetat shumë ritual dhe simbole po nga ilirët . ( The Christian religious movement copied several rituals (holy water concept, crucifix) from the ancient Illyrian (pagan) tribes.)
 
E vërtetë kjo ? Po,po plotësisht e vërtetë.
 
“ Krishterimi kur arriti në Ballkanin Perëndimor ( Iliria Perëndimore fxh ) dikur shumë herët nga sot ,edhe nga deti … Titusi ,dishepull i Shën Jeronimit shkoi në Dalmaci, kurse vet Shën Jeronimi e predikonte Biblën në Iliri .Qytetet romake ( atëherë romake fxh) Selaniku, Shkodra dhe Durrësi ishin qendrat shumë të hershme  nga ku krishterimi përhapej…. me kalimin e kohës ( pas shek 3 ) Iliria ishte pjesë e Patriarkisë së Romes ,ku edhe Krishterimi është ruajtur deri më sot.
 
Çfarë religjioni kishin Ilirët para ardhjes së Krishterimit ? Sipas John  Wilkes-it  ata nuk e kishin një fe të formuar me rituale të praktikuara ,por ata e kishin një njohuri të madhe për fuqitë mbi natyrore dhe dini të kontrollonin çdo gjë në tokë dhe në jetën e tyre të përditshme.. Ornamentet e tyre e kishin një llojllojshmëri të simboleve e posaçërisht të diellit. Ilirët ishin mjeshtër të mëdhenj të tatuazhit.
 
Disa rituale të hershme ballkanike (ilirike fxh) u futën butësisht në Krishtërim, ku psh Edith  Durhami  e sugjeron  konceptin e ujit të shenjt që i kishte burimet simbolike të tij në kohen pagane nga zoti i pranverës. “ ( po aty )
 
Me mijëra vjet para ardhjes sllavëve në Ballkan (  shek i 6 -të ) tokat në mes Adriatikut dhe lumit Danub ishin shtëpia e popullit të botës së vjetër të njohur si ilirët  (by  John Wilkes)
 

Fahri Xharra ,03.05.17
Gjakovë

Shperndaje ne
Updated: 3 Maj, 2017 — 13:02

The Author

Fahri Xharra

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.