Maqedonia dhe shqiptarët

“Maqedonia dhe E Mathia (e madhja), ku është lidhja? Mund të kemi veç/thjesht një metatezë këtu: Maqedonia / MAQEDHONIA < MADHEQONIA < MADHE-QO-NI-A < E MADHE KJO NJI Asht, gjithashtu e barabartë me E-MATH-I-A ose E-MADHE-NI-Asht. 
 
Pra, mund të kemi një shtet/krahinë që emrin e ka formuar në gjuhën shqipe, dhe pra, të themeluar nga SHQIPTARËT.
 
Po shtoj se Herodoti thoshte se “per nje periudhe kohe toponimi Emathia barazohej me Maqedonia”, dhe ketu jepet vetem nje arsyetim gjuhesor i ketij pohimi te Herodotit.”
( shkruar nga Anastas Shuke )
 
Mileniumet dhe shekujt  kalojnë dhe ja falë rrethanava fatzeza që e përcjellën popullin tonë , sot në E-Mathja ( Maqedhonia ) , në një krahinë të formuar nga shqiptarët e lashtë  ; shqiptarët e sotëm aty të jenë qytetar të rendit të dytë apo të tretë .
 
Si ndodhi ?
Pse ndodhi ?
Duhet kalkulime shumë mëdha por ne kësaj radhe po ndalemi në një periudhë relativisht të shkurtër ;pak para rënjës së perandorisë Osmane, vitit 1912 kalimi i sanxhaqeve të Kosovës dhe Manastirit  në duart sllave . luftës së dytë botërore dhe krijimit të popullit “maqedon “ dhe gjuhës “ maqedone”
 
Në realitet cilët ishin maqedonët sllav  ?
 
Në vini 2012 pata shkruar : Segregacioni kombëtar dhe gjuhësor në Maqedoninë e Z. Gordana Jankullovska-s është shumë ndjellakeq; është për t`ardhur keq që një pushtet i një shteti që mbahet në këmbët prej qelqi nuk e don që të vërtetn e së vërtetës  ta sheh me sy të kthjellët. Ka raste kur syri vuan nga shkurtpamësia ,atëherë vehen syzat pasi që na është caktuar dioptria. Shkurtëpamësia politike rrjedhë dhe si e tillë është ose  nga mosdija ose qëllimet që prekin shumë largë por pa një përllogaritje të saktë për atë “largëpamësi”. Është për t`ardhur keq që në një shtet ku shqiptarët janë   ata që janë  ,qofshin musliman apo ortodoks që janë , e bëjnë një numër aq të madh sa që më të gjitha mjetet e mundshme mundohet të mëshifet; bëhët një segregacion kombëtar dhe gjuhësor ndaj tyre. “ dhe ja ku erdhëm  në ngjarjet e fundit në parlament të Shkupit .
 
Gazete gjermane „Der spiegel „ shkruante : „Zum erstenmal dürfen mazedonische Kinder in der Schule ihre eigne Sprache sprechen, die als die weichste und musikalischste der slawischen Sprachen gilt. Bis 1944 war Mazedonisch als Amtssprache unerwünscht. Der Name der Hauptstadt Skopje wurde in das serbische Skoplje umgemodelt. Mazedonien selbst durfte nicht mit diesem Namen genannt werden. In Belgrad sprach man offiziell nur von Süd-Serbien. (5.11.1947 DER SPIEGEL 46/1947 “
 
Pra një popull i pa njohur si popull as në kohen e turkut e as ne atë të Ish Jugosllavisë , bëhet popull.   Po cila ishte ajo gjuhë „maqedone“ ( sllave ) ?
 
Ishte një e folme e humbur i Bullgarishtes në tokat shqiptare e cila e fitoi legjitimitetin e saj për herë të parë  ku në ne fakt  me    02. 08. 1944 proklamohet si gjuhe zyrtare ne Maqedoni pastaj 03.05.1945 u sajua shpejt e shpejt alfabeti.
Nuk e kuptoj aspak qëndrimin frikacak të shqiptarëve ndaj çështjes së tyre .
 

Fahri Xharra,07.05.17
Gjakovë

Shperndaje ne
Updated: 7 Maj, 2017 — 02:04

The Author

Fahri Xharra

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.