Letërsi Kombëtare: RIBASHKIMI SHQIPTAR

RIBASHKIMI SHQIPTAR
 
Ne s´ reshtim së kërkuari Çamërinë
as tërësinë tokësore të Epirit Shqiptar
fundi i kërkimit tonë do të jetë çlirimi
mbërritja tek Rilindja dhe Ribashkimi
 
Në dheun e luftave dhe betejave çame
Çamët jemi trashëgimtar të pellazgëve
Çamëria – Shqipëri është udha jonë
në Çamëri shqiptarët jemi të bimur
 
Në udhën tonë të shenjtë do të kemi
mbërritje, me të nderuarin flamurin
Kuq e Zi. Në ballë do të kemi, Pirron
dhe Mbretin e Epirit, Gjerj Kastriotin
 
Ne s´ reshtim së kërkuari Çamërinë
një jetë ka që udhëtoj për të ardhë
tek ti, Takuar jam unë me Homerin,
me Zeusin, Pirron, dhe me Ptolemejtë…
 
Tani unë mund t´ju them hapur, s´e e
kemi bekimin e të gjithë Çamërisë
në Histori Arvanitët janë populli ynë
në politikë janë bërë grek të dreqosur
 
Qytetar të nderuar të atdheut tonë
Fundi i këtij kërkimi do jetë Çlirimi
Shqipëria bën pa çdonjërin prej nesh
Por Shqipëria nuk bën pa Çamërinë!..

Rrustem Geci – Vlorë, 21 Prill, 2017

 

Shperndaje ne
Updated: 8 Maj, 2017 — 19:00

The Author

Atdhe Geci

Rrustem Geci është një poet i njohur. Ai u lind në Roganë të Dardanës. Mësimet e para i bëri në vendlindje, kurse shkollën e mesme e kreu në Gjilan dhe Dardanë. Rrusta u kulturua më tej në Universitetin e Prishtinës, në Fakultetin Ekonomik. Rrustem Geci 15 vjet ishte gazetar, në Radio Televizionin e Prishtinës. Ndërsa pas mbylljes së RTP-së nga regjimi fashistoid serbian ai mërgon në Dortmund të Gjermanisë, ku edhe tani jeton e vepron. Deri më tash ka shkruar dhe botuar 17 vepra; 1. “Demonstratat e luleve”, 2. “Antolologjia personale" 3. “Jeta në Letër”, 4. ”Mielli dhe uji”, 5. “Lirikë”, 6. “Dridhjet e barit”, 7. “Atdheu”, 8. ”Erdhëna”, 9. “Arbëreshët”, 10. “Shqipëria”, 11. “Trojet e mia” , 12. “Rogana”, 13. “Heroika”, 14. “Gacat e prushit”, 15. “Atdhetarët”, 16. “Pasha këtë tokë”, 17. “Kanuni poetik”, libri më i vëllimshëm në gjuhën shqipe me poezi, 2 mijë faqe, dhe mbi 23 mijë vargje. Motivet në poezinë e Gecit janë motive të zemrës dhe të shpirtit. Shndërrimi i jetës së jetuar në tekst poetik, është natyrshmëria e të qenit poet. Poezia përfiton shumë nga e bukura, nga dashuria. Rrustem Geci është anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës, prej vitit 1995, dhe është i përfaqësuar në gjashtë Antologji me poezi, dhe në një Antologji për gazetari.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.