Sanço Pançot e tokave shqiptare

Fahri Xharra, Gjakovë


“Një komb që në përpëlitjet e tij identitare fillon dhe shuan kujtesën historike të vlerave dhe idealeve që e kanë krijuar është i destinuar për tu kthyer në një masë amorfe popullate mbi të cilën mund të kryen gjithfarë eksperimentesh. “
( Dorian Koçi )”
 
Spanja e shek XVI përjetonte krizë ekonomike për shkak të fuqizimit monetar dhe krizës morale nga aventurizmi kalorisak. Ky aventurizëm vinte nga leximi i romaneve kalorësiake që atë kohë e kishin vërshuar Spanjën. Romanet lexoheshin me të madhe madje njerëzit gjërat që i lexonin mundoheshin ti veprojnë në jetën e përditshme si ngjarje të imagjinuara. Ky lexim i romaneve kish ndikuar aq shumë madje edhe në ekonominë e shtetit ngase te njerëzit ishte mbjellë ideja se fare pa punë e pa bërë asgjë po u bëre si personazhet e romaneve kalorësiake mund të bëhesh brenda natës person i pasur.
 
Një rrugë gati si të njëjtë, jemi duke e ndjekur edhe në Kosovë dhe në tokat tjera shqiptare. Don  Kishotët në Ballkan dhe Sanço Pançot në Kosovë të bëjnë të qeshin ,për aventurat e tyre të cilat e kanë një qëllim tjetër nga ata të personazheve të Miguel de Cervantesit, por sidoqoftë e kanë një ngjashmëri shumë të madhe. Edhe tek ne është duke luftuar irealja kundër reales. Edhe te ne po shihen bujtinat më të thjeshta si kështjella , tasi i berberit si helmetë e shkëlqyeshme ,e kaluara e dështuar si një shans për rivendosjen e saj në kushte të reja,krijimi i gjërave që kurrë nuk kanë ekzistuar si të mundshme për të ndërruar rrjedhën normale të gjërave dhe për të krijuar hendeqe t të reja ndërmjet veti
 
Derisa Don Kishoti i Cervantesit e donte që të kthen lavdinë kalorësiake; donkishotët e Ballkanit duan të kthejnë rrotën e historisë mbrapa dhe ajo që ka ndodhur të duket vetëm si një ëndërr.
 
Njerëzimi ka një ndjeshmëri shumë të veçante për të zgjedhur se ç’njerëz do të përdorë për krijimet e tij, me çfarë njerëzish do t’i mbrojë legjendat e veta. Sado e çuditshme që të duket, lidhja midis Cervantes-it dhe donkishotëve të Ballkanit ka një logjikë të brendshme. Një logjikë e brendshme e prek këtë lidhje dhe e pohon atë. Besoj se Don Kishoti vazhdon të jetë edhe sot një personazh i pashpjeguar. Është e nevojshme të bëhet një përpjekje, një përpjekje e madhe nga të gjithë ,për të shpjeguar kërkesat e donkishotëve ballkanik. Sa të qesharake aq edhe serioze për ne, janë këto kërkesa donkishotiane për Kosovën.
 
Edhe pse kërkesat donkishotiane ndaj Kosovës nuk kanë ndryshuar,ato mbesin të njëjta që prej nesh të krijojnë një bastard kombëtar dhe gjuhësor,një përbindësh i cili nuk paraqet rrezik për të tjerët por mundësisht të jetë vetëperbindësh që pa “sherrin “ e askujt të vetëshkatërrohet dhe të vetpërpihet, duke e lënë mbrëma një mjegull të parëndësishme, mjegull e cila me diellin e parë të imagjinuar të tretet.
 
Diku i “fshehur” Don Kishoti i Ballkanit iu dërgon sançopançuave të Kosovës këtë: “Sikur era fatbardhë, e cila gjer më tani na ka vajtur kundër ,të na kthehej menjëherë në favorin tonë e të na i frynte pëlhurat e pllanave tona dhe të hynim me siguri e pa rrezik në limanin tonë,ne do të fitojmë. Se do të jetë e pamundur të behësh kalorës nëse nuk dëshiron dhe nëse s`ke kurajë e as vullnet për të marrë hakun e të parëve dhe për të mbrojtur të kaluarën tënde të “ndritur” duhet ta dini se sikur mos të përmbaheni prej frikës, mund të nisim lëvizjen e punëve se frymët e vendësve nuk janë kurrë të qetësuara, e na mundemi t`i kthejmë gjërat si ishin dikur” ( nga Don Kishoti i Cervantesit f.96). Ta dini se “Kosova është vend i paradokseve. Secili paradoks paraqet një realitet të hidhur, por të gjithë së bashku tregojnë fytyrën e vërtetë të Kosovës.”
 
Dhe sanço pançuat e Kosovës dhe tokave tjera shqiptare  me nxitim veprojnë dhe flasin, shkruajnë dhe shkallmojnë gjithë andej e këndej duke i kritikuar liderët politikë të Kosovës që mohojnë që ekziston kombi kosovar e në anën tjetër kërkojnë që të na pranojnë në Organizatën e Kombeve të Bashkuara(!), që liderët politikë të Kosovës mohojnë që ka komb kosovar e në anën tjetër mburrën se ndërtojnë marrëdhënie të shëndosha ndërkombëtare(!) që artistët kosovarë mohojnë që ka komb kosovar, por mburren se kemi Teatrin Kombëtar në Prishtinë(!). “ Sanço pançot s`kanë të ndalur:” “Shkrimtarët kosovarë thonë nuk mund të ketë komb kosovar, por mburren se kemi Bibliotekën Kombëtare në Prishtinë. Shkencëtarët kosovarë “dokumentojnë shkencërisht” se nuk ka komb kosovar, por institutet e tyre i vetëquajnë institute kombëtare.” Dhe donkishotët të “sigurt” që punët e planet e tyre po shkojnë në rregull ; nuk kanë të ndalur me kërkesat e tyre.
 
-Pa fjalë Sanço, i thoshte një donkishot i Ballkanit një sançpanços së Kosovës: “Kjo është aventura e jonë më e rrezikshmja dhe më e madhja,në të cilën duhet ta tregojmë tërë trimërinë dhe forcën tonë” Edhe sikur këto që po iu flas të jenë fantazira,kini kujdes se përvoja me shqiptar ka treguar se sa guxim dhe të mençur që jemi”
 
Sançua pa një pa dy, na del me këtë profeci: “Profetët” (rilindësit) shqiptarë idealizuan periudhën e Gjergj Kastriotit Skënderbeut si një periudhë ku shqiptarët ishin të vëllazëruar, të lirë dhe të barabartë. E vërteta është se në atë kohë nuk i kishin asnjërën prej këtyre. Lidhja e Lezhës (1444) ishte lidhje politike mes princërve shqiptarë e malazezë dhe jo një vëllazërim mes qytetarëve të Shqipërisë së asaj kohe. Por, kështu e panë të rrugës rilindësit shqiptarë dhe mbi këtë model u ngrit kombi shqiptar. Ata këtë periudhë e quajtën “Rilindje”, me demek, që kombi shqiptar më pjesëtarët e tij të lirë të barabartë e të vëllazëruar na paskësh ekzistuar që në kohën e Skënderbeut, të cilin osmanët na e paskëshin përgjumur me pushtimin e tyre të serishëm.”… Pas kësaj Sançua i arsyetohet Don Kishotit: “Hirësi unë jam njeri i urtë i qetë dhe paqedashës. Jam i stërvitur të duroj vuajtje se kam grua dhe fëmijë që duhet t`i ushqej e tì rritë. Po ta them këtë Hirësi se unë urdhër s`mund të jap dhe jam në urdhrat e juaja “ ( D. K. Cervantes,   f: 96) / .  E pra, i shkruante Don Kishoti:”Me këtë ,ke për të trashëguar të mirat e dheut, se zotërinjtë duhen nderuar si prindërit ( D.K, Cervantes f : 145).Po, pra !
 
“Një zgjim kombëtar është më i fuqishëm nëse orientimet strategjike, politika e tij e jashtme, politika e tij e brendshme, hieraldika shoqëruese etj janë kompakte me psikologjinë dhe traditën e njerëzve prej të cilëve synohet të formohet kombi. Sa më pranë shpirtit të njerëzve të jenë këto gjëra aq më i fuqishëm ngritët kombi.” (diku në shtypin tonë)
 
“Në Kosovë dhe tokat tjera shqiptare, fatkeqësisht nuk kemi shkuar përtej dilemës se a ekziston apo nuk ekziston kombi kosovar. Mitet, stereotipat kulturorë etj, ia kemi lënë stihisë. Kush duhet të mendojë për këto, nëse jo intelektualët dhe patriotët e këtij vendi? “- pyetet një sanço panço i Kosovës, sepse duhet patjetër të plotësohet kërkesa e Don Kishotit.
 
Por sançpanot e Kosovës t` etshëm për famë, zulmë dhe zoti e di se çka, nuk e kanë as më të voglin guxim t`i kundërvihen padronëve të tyre, dhe vazhdojnë me ngulm: “Problemi me historinë tek shqiptarët është shumë i rëndë. Kosovarët i shajnë serbët duke u thënë se janë popull mesjetar d.m.th të prapambetur, kurse vetën e lavdërojnë duke thënë se jemi popull antik. Harrojnë se antika është më e hershme se mesjeta. (d.m.th shqiptarët edhe shumë më shumë të prapambetur se serbët. Të lumt Sanço!). Shqiptarët si komb i vonshëm nuk arritën të krijojnë historiografi para Luftës së Dytë Botërore.” Bravo Sanço
 
Po i madh që je !
 
Sançua i Cervantesit e këshillonte Donin e vet se më e mençur do të ishte sikur hirësia e tij nëse beson që kokëpërplasjet i janë të nevojshme dhe të domosdoshme që ato t`i bënë mbi ujë apo mbi ndonjë gjë të butë si pambuku se të gjitha këto gjora janë teptile, taklite dhe shakara.  Po Sanço i Kosovës?
 
Kosova ka mitet e veta por gjithmonë i ka trajtuar në gjirin e miteve Shqiptare dhe duhet ti trajtoj si të tilla. Heshtja dhe mos përkrahja dhe anashkalimi që po i bëhet botës shkencore dhe të dijes në Kosovë, sançot dalin dhe bëhen marotonomakët e kohës së kobit dhe të mashtrimit për ne dhe rreth kombit shqiptar si tërësi e pandarë! Kosova ka nevojë për njerëz realistë, për të matur dhe të aftë me kuptuar realitet kombëtare e ndërkombëtare.
 
Donkishotët e Ballkanit japin urdhër: “Populli le të mendojë pak se cilët janë stereotipat e juaj kulturorë? Ku po iu qojnë ato? A duhet t’i ndërroni ato? Cilët duhet t’i krijoni? Çfarë kombi doni të jeni? Cili është perceptimi i juaj për kombin e juaj? Si doni që të iu perceptojnë të tjerët? ;dhe sançopançot e Kosovës vetëm pohojnë me krye dhe… vrap në punë nën urdhrat e Bossit:” Ndërsa, nëse do të vendosim që publikut të brendshëm e të jashtëm t’ia servirni të vërtetën shkencore, atëherë duhet të krijojmë një historiografi pa mite. Kjo nënkupton që të hjekim dorë nga miti ilir(?), nga miti për luftërat e Skënderbeut (?) etj, dhe gjitha këto t’i reduktojmë në përmasat e të vërtetës historike.”
 
Jepi Sanço, jepi !
 
Por deri kur ?
 
Fahri Xharra, Gjakovë
Shperndaje ne
Updated: 9 Maj, 2017 — 01:11

The Author

Fahri Xharra

1 Comment

Add a Comment
  1. HEU,SANÇO PANÇOT E TOKAVE SHQIPTARE;EU,RANÇO MANXHO QE KOKAVE SHTIPZVARE,ZGRIPSHKARE;SE,
    NË NJË MALËSI,GALËZI;NEPËR TËBANA,TEPËR ME DRAMA;CA BARINJ,FATZINJ;DUKE KULLOTUR GRIXHE,
    TRULLOTUR NEPËR BRIGJE;DELE ME QINGJA,LELË ME INXHA,SI PRIJETAR KOPEJË,TROFEJË;OGIQI O,MË
    KUMBONË,OGRIXHI KE TURPZONË;DHE,AI BARIU ISH HYPUR MBI KALI,EDHE RRETH E PËÇARK MALI,TEK
    RUANIN GRIXHËN QENTË E BAGËTIVE,TRENTË KE TRANDIVE,KU CA ARMIQË ME PLANE O KLANE;GARDHIQË
    NËN VRANE O VLANE;BJESHKËN SHPALLËN SI PARK NACIONAL,KRESHKËN STRALLËN SHI,ÇARK PARICIAL;
    QE SOLLËN OR POLLËN BISHA TË HUAJA,TRISHA KE MRUJA;DHE,UA FALËN GJEJA NJË RACË,FACË;AS QEN
    AS UJK;DHE,ATA BARINJ,FATZINJ;QE ATA QEN BAGTISHË,KREN TRANBISHË,DUKE ULURUAR,KULURUAR,OU,
    THIRRNIN,SQIRRNIN,ATO LUKURI,DUKURI;BISHA,HISHA,TRISHA,NË TORISHTË,HORDHISHTË,NË KATAR TË
    KATARIZUAR,BARABR QE BARABRIZUAR;MU TERRIT TË NATËS,FERRIT ZU ZHVATËS,ZGATËS;O,AI QENI I
    BAGËTISË,BASHKË ME LUKURINË,DUKURINË TË TRADHËTISË;TERË GRIGJET E MALËSISË,NDËR BRIGJET E
    MALËSISË,DUKE MASAKRUAR,KASAPRUAR,DELE O QINGJA,MORE,HORE;VELE ME INXHA;SI DHE,DUKE PRERË
    NË FYT,MBYT,EDHE KALIN E SHALËS,SHPALIN E ZHGALËS;SI DHE,DUKE PËRPLASUR OGIÇIN ME KUMBONË,
    QE TROKËLLIMA,KROKËBRIMA,RIZGJOJË,FISHKËLLOJË,VRIK KLLAPIA E GJUMIT,TRANDIA KE LLUMIT;POR
    TANI ISHTE,KISHTE,VËRSHËLLUAR,KËRSHËLLUAR,GJAKU-PARGU I MASAKRËS,KASAPRËS;LUKURIA,DUKURIA
    E BISHAVE O HISHAVE,ZAGARËVE O BARËBARËVE,OJ BISHA TËRBUARA TË HUAJA,KISHA-HISHA VËBUARA
    BUAJA,SHKUAJA;A,NE,TË PA MEND,PA REND;PA SHKOLLË;SA GJARPËR,SA BOLLË,SA BISHA O HISHA;SA
    EGERSIRA,FLEGËRZIERA;QE CA TREGTARË PËR TREGTI,VDEKTARË KËRDI,GËRDI;DUKE NA MASHTRUAR,OUU
    DUKE NA TRADHTUAR;EU,DUKE NA GETOIZUAR,THERRORIZUAR;FUTUR,SKUTUR,EDHE IZOLUAR,THURUR MOR
    TKURRUR,NDARË PËRÇARË,NDRRUAR,SHNDRRUAR EDHE HISTORI,MIZORGRI;DHE,DUKE NA SHTY.SHKRRY,O
    SHFRY;NËN THUNDËRN,PUDRËN,E BISHAVE GRABITÇARE;DUKE NA QITUR FARE,PËR NJË PARE;O,DUKE NA
    NDRRUAR,SHNDRRUAR EDHE IDENTITETIN,INTEGRITETIN,MBARË KOMBËTARE,MBARË SHQIPATRE,OOH,DUKE
    NA NDRRURA,SHNDRRUAR EDHE FLAMURIN,PRAGURIN;HIMNEN,TRIMNEN,LEGJENDARINË,PREGJENDA-GRINË,O
    SI DHE,DUKE BALTOSUR,PRANGSOSUR EDHE KRYLEGJENDËN ME KRYLEGJENDARËT,OUUU,HYREGJENDËN O ME
    HYREGEJNDARËT;OH,POPULL KOMBI TERË PELLAZGO-ILIRO-MBARË SHQIPTARË;VËLLAZËRO-RIHIRO-OR,FARË
    SHKRIP ZARË;QE GJËJA SE JEMI,DHE,VEMI,SIKUR,DIKUR,ATA PËR HATA;SANÇO-PANÇOT;LANÇO-MAÇOT,OR
    APO DON KISHOTËT,DRON PRISQOTËT,DUKE NA TALLË,TERË PËRRALLË,PËR BUDALLË;SEPSE,VETËM,VETËM,
    QE CA PRISA,SHI,PISA;DUKE U BERË SERVILË,DEBILË,STERILË,DHE VEGËL,QENGËL;ME ARMIKUN,QE NA
    FIKUN,POSI AI QENI I KEQ,PËR DREQ;SI QEN I HUAJ,EH,VUAJ O VUAJ;QE NA SOLLËN,SA NA POLLËN,O
    MBOLLËN,LUKURI BISHA,DUKURI TRISHA,HISHA,KISHA;QE NA UZURPUAN,OKUPUAN,DHE NA ÇFAROSËN,OUU,
    NA ÇVARROSEN;DUKE NA HUMBUR OR SHKRUMBUR;AS VARR NË KODËR,AS ZJARR PËR VOTËR;AS ATDHE,O,AS
    ATKRE,AS TROJE,AS HOJE;PA ATDHEDASHURI,PA ATKRE-AMSHURI,OUUU,MOJ E MJERA,MË E DJERA,SHQIP
    SHQIPE MBARË SHQIPTARE,TIP ME TIPE,PIP ME PIPE;O NA VAJTON QYQJA,TRYQJA;PËR TRAGJEDITË MOR
    KRAXHENGRITË,MË SHTIPFARE,ZGRIPZVARE;DUKE NA ÇFARROSUR,ÇVARROSUR,MBARË KRYLEGJENDËN,OUUU-O
    HYREGEJNDËN,PELLAZGO-ILIRO-MABRË SHQIPATRINË,QE SHKRIPKA VËRRINË!!.TË FALA O,NJË REFUGJAT LUFTË NGA KOSOVA NË USA.VETËM NJËRI NGA DHJETA MILIONË,GADI TERË SHQIPTARIA,NGA KËSO,PËSO,
    BANDA,TRANDA,KOLONISTE,HORRORPISTE;KATASTROFALË,AH,KANIBALË,QE KURRË HE BURRË.NOR,GA KJO GURRË NUK NGOPËN,AS NUK KOPËN,ME GJAK OR PRAG SHQIPTARI,OUUU,ME GJAK O PRAG SHQIPATRI;POR,
    DERI KUR,HE BURRË,QE DO NGREHIM,PREHIM,VRAPIN,TRAPIN;TEK MOMENTË DEMOKRATIKE,KONTINENTË OR
    OUU,MËMO-ANTIKE;QE TË RIKTHEHËMI,RISHPREHËMI,PËR RIBASHKIM,RITRASHËGIM,RIAMSHIM,OUUU,O,PËR
    RINGRITJE,RILINDJE,MBARË KOMBËTARE,OREEE,MBARË SHQIPATRE!!.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.