Reis Mirdita: Kjo tokë nuk falet

Reis Mirdita

Kjo tokë nuk falet
Një pëllëmbë toke, pak
Dhe shumë, në tokën
E copëtuar, të larë
Nëpër shekuj, me gjak shqiptar.
Një copëzë, e dini ; por e madhe se
Këputet nga kraharori me plagë
Shtizash në mijëvjeçarë.
Pëllëmbë e vogël
Për ty
Që e shet për një kravatë

Dhe një karrige, ku vëndon prapanicën
E tradhtisë.
Jo nuk shitet kjo tokë
Sa do e vogël që të jetë !
Kjo tokë
E vogël e krenare shekullore.
As nuk falet kjo tokë
Nuk lejojnë ata që falën
jetën për të, për të bekuarën
Tokë shqiponjash.

Poezi nga cikli  “IMAZH”

Shperndaje ne
Updated: 12 Maj, 2017 — 01:50

The Author

Reis Mirdita

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.