O NJERI, PO TË THEM PA DYSHIM: JE VËLLAI IM !

Shkruan Prof. Zymer Mehani

O njeri, po të them pa dyshim: Je vëllai im! Nuk të pyes çka je dhe kush je, por a punon, trurin tënd a e arsimon, dhe nëse më thua PO, jo me fjalë, por me vepër, atëherë urdhëro, eja këtu tek unë!

Njeriun njëherë e mëson jeta, pastaj shkolla. Ashtu siç kemi në shkollë banka, karriga dhe orendi tjera, edhe në jetë kemi gurë, kodra, male, furtuna, stuhi, dhe ajo është shkollë për secilin. Shkolla e jetës është më e madhe se kjo e jona. Ku të kanë hudhë stuhitë e saj? Më përpara si keni jetuar? Çfarë ke mësuar deri tani? Këto janë tri çështje, që e pasurojnë dhe e vlerësojnë jetën. Jeta është një histori e tërë. Në faqet e saj gjeta thesare të çmuara, por edhe padrejtësi, skamje, skena me papunësi, njerëz që kërkojnë mëshirë dhe njerëz që nuk dinë çfarë të bëjnë me pasurinë.E kjo është jeta: disa dalin mendsh prej pasurisë dhe të hollave. Xhindosen nëpër lokale, pijnë, thyejnë e shkatërrojnë. Në anën tjetër sheh fytyra të zbeta në çdo rrugë dhe rrugicë duke shtrirë duart për lëmoshë, për një mëshirë, një ekzistencë të thjeshtë, për mbijetesë.

Një vullnet të pathyeshëm, një moral të plotfuqishëm, sikur nga shpirti i tyre të dilte fjala: Dua të jetoj! a durohet kjo gjendje?

Jo. nuk durohet.

Çfarë duhet bërë?!

Gjendja ndryshohet me dituri dhe me shkollim, prandaj mendjen ta arsimojmë me vlera të larta. Ta pasurojmë atë. Është koha kur duhet të punojmë shumë. Kohë kur ideal i vetëm është arsimi. Për mua ideali i vetëm ka qenë ta shoh popullin tim të lirë,në truallin e tij të dëlirë. Gjithçka mirë do të ishte, sikur më tepër të punojmë dh egoizma të mos kishte. Ta shfrytëzojmë kohën me punë të mëdha. Armik numër një te ne është korrupsioni, që e pengon zhvillimin e shoqërisë sonë dhe të shtetit. Ky është fenomen i shëmtuar dhe i egër. Është rrezik i madh që sa vjen e shtohet dhe mandej është shumë vështirë të shërohet. Çdo gjë mirë do të bëhet, nëse punojmë dhe mësojmë natë e ditë. Të mos harrojmë se për kohën tonë vetëm një alternativë ekziston: mësim, punë, mësim.

Drita jonë është shkolla. Librin, vetëm librin: liria e çdokujt gjendet në faqet e arta të librave. Ushqimi i shpirtit për çdokë është libri. Prehje e ëmbël, këngë e vuajtjeve, jehonë e jetës vetëm libri është, Lexoni, vetëm lexoni! Atje e gjeni frymën e pavdekshme të kohës; e gjeni idenë e bukur dhe kuptimin e jetës, plasaritjet e shekujve dhe kumtesën e së vërtetës.

Shperndaje ne
Updated: 13 Maj, 2017 — 14:16

The Author

Prof. Zymer Mehani

2 Comments

Add a Comment
  1. Përshëndetje shumë të sinçerta o miku im i nderuar Zymer Mehani, të lumtë ,preukupimet e tua janë njëashtu edhe tëmiat , por gjithësesi duhët të jenë edhe preukupime të mbarë popullit, posaqërisht rinis dhe ardhëmëris së kombit .

    Preukupimet e mia të sinçerta dua të i shprehi me vargjet e të madhit Ali Asllanit .

    KOHA DRIDHET E PERDRIDHET, DO VIE DITA Që DO ZGJIDHET

    ALI ASLLANI

    Nga Tirana e Prishtina gjer në Shkup mbretëron një errësirë,
    nëpër fusha, nëpër kodra, vërshëllen një egërsirë!
    Pra, o burra, hani, pini, hani, pini or’ e ças,
    Për çakallin, nat’ e errët, është ras’ e deli ras’!

    Hani, pini dhe rrëmbeni, mbushni xhepe, mbushni arka,
    të pabrek’ ju gjeti dreka, milionier’ ju gjeti darka!
    Hani, pini e rrëmbeni, mbushni arka, mbushni xhepe,
    gjersa populli bujar t’ju përgjigjet: peqe, lepe!

    Ai rron për zotrinë tuaj, pun’ e tija, djers’ e ballit,
    ësht’ kafshit për gojën tuaj. Rroftë goja e çakallit!
    Shyqyr zotit, s’ka më mirë, lumturi dhe bukuri,
    dhe kur vjen e ju qan hallin, varni buz’ edhe turi!

    Hani, pini dhe rrëmbeni, është koha e çakenjvet;
    hani, pini e rrëmbeni, ësht’ bot e maskarenjve;
    Hani, pini, vidhni, mblidhni gjith’ aksione, monopole,
    ekselenca dhe shkëlqesa, tuti quanti come vuole!

    Nënshkrim i zotris suaj nëpër banka vlen milion,
    ju shkëlqen në kraharuar dekorata “Grand Cordon”!
    Dhe kërkoni me ballhapur (!) komb i varfër t’ju thërres’
    gjith me emrin tingëllonjës: Ekselenca e Shkëlqes’
    dhe të quheni përhera luftëtar’ e patriot’,
    në ka zot dhe do duroj’, posht ky zot, ky palo zot!

    Grand Kordon i zotris’sate, që në gji të kan’ vendosur,
    ësht’ pështyma e gjakosur e atdheut të veremosur;
    dhe kolltuku ku ke hipur, duke hequr nderin zvarr’,
    ësht’ trikëmbshi që përdita varet kombi në litar!
    Dhe zotrote kullurdise, diç, u bëre e pandeh,
    kundër burrit të vërtetë zë e vjell e zë e leh!

    E na tunde, na lëkunde, nëpër salla shkon e shkunde,
    mbasi dora e armikut ty me shok’ të heq për hunde.
    Rroftë miku yt i huaj, që për dita los e qesh,
    të gradoi katër shkallë, pse i the dy fjal’ në vesh!

    Koha dridhet e përdridhet, do vij’ dita që do zgjidhet
    dhe nga trasta pem’ e kalbur doemos jasht’ do hidhet!
    Koha dridhet e përdridhet, prej gradimit katër shkallë
    nuk do mbetet gjë në dorë veç se vul’ e zezë në ballë!

    Mirpo ju që s’keni pasur as nevoj’ as gjë të keqe,
    më përpara nga të gjithë, ju i thatë armikut: “Peqe!”
    Që të zinit një kolltuk, aq u ulët u përkulët,
    sa në pragun e armikut vajtët si kopil u ngulët!
    As ju hahet, as ju pihet, vetëm titulli ju kihet…
    Teksa fshat’ i varfër digjet… kryekurva nis e krihet!

    Sidomos ju dredharakë, ju me zemra aq të nxira,
    ju dinakë, ju shushunja, ju gjahtar’ në errësira!
    Ç’na pa syri, ç’na pa syri!… Hunda juaj ku nuk hyri:
    te i miri, te i ligu, te spiuni më i ndyri!

    Dallavera nëpër zyra, dallavera në pazar,
    dallavera me të huaj, dallavera me shqiptar’
    Vetëm, vetëm dallavera, dhe në dëm të këtij vendi
    që ju rriti, që ju ngriti, që ju ngopi, që ju dendi!

    Nëse kombi vete mbarë, nesër ju veproni ndryshe,
    dylli bëhet si të duash, kukuvajk’ dhe dallëndyshe…
    kukuvajka gjith, me lajka, nesër silleni bujar,
    nënë dorë e nënë maska, shkoni jepni një kapar!

    Dhe kujtoni tash e tutje me të tilla dallavera
    kukuvajka do përtypi zog e zoga si përhera…
    Ja, ja grushti do të bjeri përmbi krye të zuzarve,
    koha është e maskarenjve, po Atdheu i shqipëtarve!

    Edhe ju të robëruar, rob në dor’ të metelikut,
    fshini sofrat e kujtdoj’, puthni këmbën e armikut!
    Që ta kesh armikun mik e pandehni mençuri,
    mjafton bërja pasanik, pasanik dhe “bej” i ri,
    dhe u bëtë pasanik, me pallate, me vetura,
    kurse burrat më fisnikë, japin shpirtin në tortura!

    Vendi qenka sofr’ e qorrit, vlen për goj’ e për lëfytë,
    bëni sikur veni vetull’, shoku-shokut kreni sytë…
    Dhe për një kërkoni pesë, po më mir’ njëzet e pesë.
    Le të rrojë batakçiu dhe i miri le të vdesë!

    Po një dit’ që nis e vrëret do mbaroj’ me bubullimë,
    ky i sotmi zër’ i errët, bëhet vetëtimë
    dhe i bije rrufeja pasuris’ dhe, kësi lloj,
    nuk ju mbetet gjë në dorë, vetëm një kafshit’ për goj’!

    A e dini që fitimi brenda katër vjet mizor’
    nuk ësht’ yti, nuk ësht’ imi, është i kombit arbror,
    ësht’ i syrit në lot mëkuar, ësht’ i vendit djegur, pjekur,
    Ju do thoni si të doni… po e drejta dërmon hekur!

    HALIL PRENIQI

  2. Përshëndetje shumë të sinçerta o miku im i nderuar Zymer Mehani, të
    lumtë ,preukupimet e tua janë njëashtu edhe tëmiat , por gjithësesi
    duhët të jenë edhe preukupime të mbarë popullit, posaqërisht rinis dhe
    ardhëmëris së kombit .

    VALLJA E DJAJVE

    Ndjenjë pezmi
    Kohë e vështirë
    Për të ndershmit
    Në udhëkryq
    Si t\ia dalim
    Inatçinjët
    Timonin morën
    Hedhin

    Vallën e djallit
    Tani fyes
    E dëbuam pushtuesin
    Cudi
    Na robëruan matrapazët .

    KOHë E KRISUR

    Në folenë e Shqiponjave
    Cthurur e skuçur
    Vlera nuk çmohët
    Krimi nuk dënohet
    Kohë e krisur .

    KOHëRAT

    Para lufte pata thënë
    Kur të vijë liria

    Do të jemi krenarë
    Ajo erdhi
    Por njerzit të çuar peshë
    Humben dinjitetin .

    Me dashuri e zjarrë
    Dolëm ngadhnjimtarë
    Sprovë për ne
    A do të dim ta e mbajmë .

    Nga Halil Preniqi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.