Unë biri yt Kosovë, të rraha ! !


Unë biri yt, Kosovë, t’i njoh dëshirat e heshtura,
t’i njoh ëndrrat, erërat e fjetura me shekuj,
t’i njoh vuajtjet, gëzimet, vdekjet,
t’i njoh lindjet e bardha, caqet e tua të kallura;……jo , nuk t`i paskna ditur as dëshirat e heshtura,as ëndrrat e fjetura me shekuj sepse
Unë biri yt, Kosovë,
t’i njoh vuajtjet, gëzimet, vdekjet,
t’i njoh lindjet e bardha, caqet e tua të kallura;
ta di gjakun që të vlon në gji,…..unë ta mohova Idriz Seferin , unë ta mohova grykën e Kaçanikut , unë të mohova të tërën. Mendoja që ta di gjakun që të vlon në gji ; por jo më duket që ishte një gurrë uji. Unë biri yt, Kosovë,
ta di gjakun që të vlon në gji,
dallgën kur të rrahë netëve të pagjumta,
e të shpërthejë do si vullkan, … dhe ai vullkan ishim ne, disa të birtë të shekullit të ri

Unë biri yt , Kosovë
më mirë se kushdo tjetër të njoh, Kosovë,
Unë, biri yt…….por jo , paskemi qenë gabim sepse….” ata qe kan vendosur te behen vegel qorre ne shërbim te terrorizmit,ja kanë falur shpirtin dhe kombin djallit!Gjer sa te arrijnë ne theqafje,këtyre trushperlarve nuk ka kush i kthen ne rrugë te mbar!Te kujdesemi për rininë që ende ka mundësi te mos u lehen ne dua te kriminelëve terrorist pavarësisht kujt i takojnë!Mbi te gjitha është kombi Shqiptar
“Kam thënë,dhe prapë them, se e di mirë se çfarë kërkonte Serbia,por nuk e kam ditur se pas asaj që pësuam nga serbët,do të vendosim vet për fatin tonë,natyrisht jo kështu me terrorizëm të disa shqiptarëve, ….
Unë biri yt , Kosovë , nuk e kam ditur që…

Plagos qiellën, e shpon tokën,i shkyn horizontet e bardhë, zhvesh natyrën, ia heq kotllën.
Kult’ i tij kult i zhveshun! Nuk ia bren ma trutë enigmi e varros, mbi varr ia vë një shej përbuzje o nderimi.

Mos bre ! Unë jam biri yt , Kosovë!
Mbi kështjellat mijvjeçare qëndrojnë sorrat e smueme,
krahët i kanë varë pa shpresë simbojt e shpresave të humbune
me klithma të dëshprueme bajnë fjalë mbi jetë të pëmdueme,
kur kështjellat mijvjeçare si xhixha shkëlqejshin të lumtuna.
Unë biri yt, Kosovë, t’i njoh dëshirat e heshtura,
t’i njoh ëndrrat, erërat e fjetura me shekuj,
t’i njoh vuajtjet, gëzimet, vdekjet,
t’i njoh lindjet e bardha, caqet e tua të kallura;……”
problemet e përkufizimit të identitetit të rinjve shqiptarë, që jetojnë në Austri.
Shkëlqen shejtnia mbi zhguna dhe ndër mjekra të të të pa feve
O, sa engjëj të bukur përpara derës së ferrit! ……”Çuditeshim,madje reagonim ashpër, kur serbet shqiptarët /NEVE/ i/na quanin irredentistë,separatistë dhe terroristë. Thoshin,pra serbët,para se të bëhej luftë dhe Kosova të shpallte pavarësinë, se Kosova paraqet rrezik për paqen dhe sigurinë në Ballkan. Kjo që disa vite po ndodh me Kosovën,…është një pasqyrë,vërtet trishtuese,por njëkohësisht edhe shpirtkënaqje për shumë kë, të cilët edhe ata,në forma,me gjithfarë mjetesh dhe financa të mëdha, kanë stimuluar dhe nxitur interesimin dhe shtuar ndikim më të madh të pabesisë tek shqiptarët,me qëllim,që sa më parë të shkaktohet një destabilizim,jo vetëm në Kosovë,por edhe vende të tjera kudo ku jetojnë shqiptarët. Po shihet se uji “terrorist” po shkon në mullirin e Serbisë,dhe keqësimi i situatës në Kosovë,sidomos,asaj i shkon për shtat,dhe ëndërrohet se është një shans për rikthim të saj në Kosovë

Pse oj Kosovë! E di ti Kosovë që në vitet 1998-1999 bota vajtonte per ty.?
E di ti Kosovë qe na ka humbur krenaria ? E di ti Kosovë që për pak para po të shesin? E di ti Kosovë ?……

I di ti, të gjitha por nuk flet .sepse ta kanë shterrur zërin!

Unë biri yt Kosovë ,po kam frikë për ty !

Fahri Xharra, Gjakovë.

Shperndaje ne
Updated: 13 Maj, 2017 — 15:00

The Author

Fahri Xharra

2 Comments

Add a Comment
  1. MESAZHI I DESHMORëVE

    Kush po luan me gjakun lirinë
    Lakmia ju verboi
    Lakmia ju verboi

    Atdheun ta e ruajm si sytë
    Gjeografinë kombëtare
    Ta e bëjm edhe më të bukurë

    KOHRAT

    Para luftës pata thënë
    Kur të vijë liria
    Do të jemi krenarë
    Ajo erdhi
    Por njerz të çuar peshë
    Humben dinjitetin

    VETEM PëR TY

    Sa vargje sa këngë
    Sa dëshira
    E sa sakrifica
    Vetëm për ty
    E alarmuam botën
    Të lirë të jemi
    E sa miq fituam
    Menquria guximi
    Vetëm për ty Atdhe.

    MESAZH

    LAKMIA JU VERBOI
    LAKMIA JU VERBOI

    Tokën ta e ruajm si sytë
    Botën ta e bëjm të lumtur

    Dahuria për Atdheun
    Të pamunduren
    E bëm të mundur.

    Ju lutem
    Mos e vrisni të ardhmën

    SHPIRT I TRAZUAR

    Me dashuri e zjarr
    Dolëm ngadhnjimtarë
    Sprovë për ne
    A do të dimë ta mbajm

    Ndonjëherë
    E mira të vret
    Të lëndon të zhgënjen
    Shpirtin e trazon

    Dhe kur i shoh të vuajturit
    Vuaj më shumë se ata .

    DASHURI

    Hyrë në shpirtin tonë
    Ndihmë të lutem
    Të lirë të jetojm
    Të lumtur dhe krenar
    Tokën parajs e dua

    Dashuri
    Hyrë në brendinë tonë
    Në gjak
    Në trup
    Në fjalë

    Dashuri e zjarrt
    Të ndiej shpirtërisht .

    MëKATI

    Të lëndosh krijuersi
    C’do të thotë
    Hë çnuk do tç thotë
    Do të shpërthej emocionalisht
    Nëse keni pak fëtyrë
    Ndoshta do të pendoheni
    Apo fare nuk skuqeni .

    Nga Halil Preniqi .

  2. Ai që godit një grua apo një vajzë jo vetëm nuk është burrë por dhe Shqiptarë nuk është. Pellazgo-Shqiptarët të vërtetë nuk e kanë këtë traditë të poshtë e kanë vëtëm arabo-turqit. Mos u mërzit mik i dashur. Shëndet dhe sherim të shpejtë Arbanës. Ju përqafoj përzemërisht.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.