Arbëreshët dhe ruajtja shekullore e traditës

Jemi tek arbëreshët e Horës së Arbëreshëve të Jeronim De  Radës dhe mijëra e mijëra arbëreshëve të tjerë që me shekuj nuk e kishin harruar dhe nuk e harrojnë edhe se kush ishin dhe nga vinin.
 
Ishte kënaqësi e madhe të komunikosh me zonjën Anna Maria Ragno  dhe të lexosh blogun e saj http://arberianews.blogspot.it , e cila me pasion të madh  e ruan dhe ia jep ngjyrën e mos-harresës çdo imtësie të trashëguar nga të parët tanë që ikën nga atdheu i tyre pas vdekjes së Skënderbeut .
 
Zonja Anna Maria Ragno e shkruan se në të gjithë komunitetin arbëresh ,kostumet e traditës e paraqesin dëshirën dhe vullnetin për të ruajtur dhe treguar dhe çuar në dukje identitetin kolektiv të një komuniteti.
 
Sipas saj,  veshjet e paraqesin treguesin më të mirë të identitetit me qëllim te ruajtjes por edhe afirmimit të origjinës se përbashkët. Ruajtja e “veshjes  tradicionale “  – si  e quan ajo është e vetmja mënyrë që në çdo kohë të riaktualizohet e kaluara e tyre mitike: koha  e Skënderbeut , koha kur të ikurit shqiptar e kishin të qepur identitetin e tyre Arbëresh.
 
Kostumet e traditës Arbëreshe janë veshje të identitetit ; pëlhurat shumë ngjyrëshe dhe trashëgimia e qëndisjes së pasur në ari e argjend, janë shenja që shënojnë një pasuri të llojllojshmërisë të krijimtarisë kulturore arbëreshe. Funksioni i traditës është i shumëfishtë; prakticiteti, estetika, imagjinata dhe ritualet, niveli klasor, gjinia, mosha puna , gëzimi , hidhërimi,përkatësia fetare si dhe gjendja martesore. Këshu ishte deri në vitet e 70-ta , mënyra e veshjes e cila e përcjellte gruan italo-shqiptare në të gjitha momentet me rëndësi të jetës së saj Veshjet festive janë bartur me rastin e martesave, festat fetari si “ Vallja” , e Diela e Pashkëve apo nata e vitit të Ri.
 
Nëse veshjet femërore janë ruajtur mirë , ato mashkullore e kanë humbur origjinalitetin e tyre . Por, arsyeja pse veshjet femërore e ruajtën origjinalitetin e tyre qëndrojnë në faktin që bartja brez pas brezi e Besës ,gjuhës ,traditës arbëreshe dhe fesë ishin në duar të nënave.
 
Por , arbërishtja në fakt është gjuha e nënës së Arbëreshëve; pra , gratë e ruanin  identitetin e lashtë .

Kostumet tradicionale janë edhe një mjet komunikimi jo me fjalë por duke i falënderuar shenjave të ndryshëm dhe rregullave të kombinimit; një gjuhë që shprehet me sintaksën  e një shoqërie.
 
Një Bravo e madhe historike për arbëreshët e pa  tretur ,krenar të traditës së kombëtare 600 vjeçare  në vend të juaj.
 

Fahri Xharra,16.05.17

Gjakovë

Shperndaje ne
Updated: 16 Maj, 2017 — 04:18

The Author

Fahri Xharra

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.