DOLI NGA SHTYPI VËLLIMI POETIK “BRENGË DHE MALL” I POETIT, HAJRUSH REDENICA

DOLI NGA SHTYPI VËLLIMI POETIK “BRENGË DHE MALL” I POETIT, HAJRUSH REDENICA

Shkruan Rrahman Hyseni, shkrimtar

Sot doli nga shtypi vëllimi poetik”Brengë dhe mall” i poetit, Hajrush Redenica. Botues “ATUNIS”, Prishtinë, 2017. Redaktor: Prof. Zymer Mehani, recensent: Rrahman Hyseni, lektore: Vera Pelaj.
Së pari pak fjalë për biografinë e poetit Hajrush Redenica.
Cili është Hajrush Redenica?
I.
Hajrush S. Redenica është poet i talentuar, I cili u lind më 15 shkurt 1961 në Kikën legjendare, aty ku më 26 korrik 1944 u mbrojt Shqipëria Natyrale. Hajrushi u rrit në një familje të varfër, por bujare. Shkollën fillore e kreu në shkollën “Skënderbeu” në Hogosht. Pas mbarimit të shkollës fillore u regjistrua në SHM “9 Maji” në Kamenicë në Gjimnaz degë e ndarë e Hogoshtit. Pas dy vitesh të gjimnazit u regjistrua dy vite të tjera në Shkollën Profesionale dega e makinerisë. Pas diplomimit në Hogosht, shkoi në Mitrovicë në Shkollën e Lartë, dega e Makinerisë, por nuk arriti ta përfundojë. Pasi e kreu shërbimin ushtarak në Rijekë të Kroacisë, më 6 mars 1986 u punësua në “Energoinvest” të Sarajevës, dega në Prishtinë. Punoi edhe si tregtar libërshitës. Me shkrime filloi të merret që nga viti 1999. Hajrush doli me librin e parë, me titull “KIKA” në shkurt të vitit 2014. Ky libër shtjellon historikun e Kikës, pra të vendlindjes së tij. Hajrushi ka në dorëshkrim dhe shumë libra të tjerë si me poezi ashtu dhe historike dhe kurrë nuk u ndal me shkrimet e tij. Mori pjesë në shumë orë letrare dhe kulturore. Këtë më së miri e dokumetojnë mirënjohjet nga të gjitha trojet e Arbërit. Jeton dhe vepron në Prishtinë.
II.
Për të qenë krijues duhet të shkruash, mirëpo për të folur për të, nuk mjafton një mal fjalë. Asnjë njeri nuk mund të shkruajë, nëse i Imponohet të shkruajë. Ndoshta në një mënyrë mund “të thurë vargje”, por pa efekt. Andaj unë mendoj se te secili shkrimtar dhe poet është burimi shpirtëror ai që e shtyn drejt shkrimit. Në librin “Brengë dhe mall” të autorit Hajrush Redenica frymëzimi nxjerr në pah atë që ndjen autori, si në vargjet:
“Pas 49 vjetëve
Prapë në shkollën time
U ula në bankën ku kam mësuar
-Athua, vallë ku jam?-
pyeta veten time
M’u duk vetja
Në një kopsht me lule”
Poeti më së miri shkruan, vetëm atëherë kur frymëzimi vjen spontanisht. Dhe krijuesi shpreh brengë dhe mall si:
“Sikur ta ktheja kohën prapa
Do ta puthja rininë time
Do ta puthja nënën që më lindi
Do ta puthja babanë që më rriti
Do ta puthja mësuesin që më edukoi
Do t’i puthja malet që i kam shkelë
Do t’i puthja livadhet plot lule”

Hajrushi vjen me fjalët dhe më pozitive:
“Gjuha jonë sa e bukur
Sa e ëmbël
Ngado që shkon jehon
Gjuha jonë shqipe
Tingëllon bukur
Sa herë gjuhën
E Nënës e dëgjon.”

Siç e kuptojmë, me ikjen e atij çasti s’mund të kthehet mbrapa dhe të shkruajë në asnjë mënyrë. Poeti Hajrush Redenica i thurë vargje edhe UÇK-së, legjendarit Adem Jashari, Zahir Pajazitit dhe shumë të tjerëve, të cilët s’i harron, por i kujton ata, që derdhën gjakun e tyre për lirinë, që ne po gëzojmë:

“Tre plisa të shqiptarisë
Tri shkronja të ushtrisë
Tri krisma në luftë për lirinë
Tre burra në ballë të ushtrisë
Tre trima që i thanë NDAL Serbisë
Zahir Pajaziti
Edmond Hoxha
Hakif Zejnullahu”
Shumë herë lindë pytja se ç’është frymëzimi? ç’është krijimi? ç’është poezia? ç’është poeti? Unë si krijues them se poezia është art, të cilin ne e krijojmë në përputhje me çastin, të cilin e jetojmë apo e kemi jetuar më parë; me çastin imagjinar, meqë krijojmë duke përdorur figura stilistike si, hiperbola, metafora, krahasime etj.
Të flasim për dëshirën dhe shpirtin e një krijuesi assesi s’mund ta themi, as cilin mesazh jep krijuesi dhe kritika bëhet shumë me vend, mirëpo shumëherë edhe vetë krijuesi s’mund ta thotë ashtu si e mendon, sepse ndonjëherë s’gjen fjalën e duhur dhe mund të themi plotësisht se krijuesi gjithmonë është në kërkim të fjalës së bukur. Me vargjet e bukura kujton martesën e tij.
Do ta përfundoj këtë mendim timin të shkurtër , me këto vargje:

“Traditë të re mësoja
Te nusja për të shkuar
Nga kali në tokë për ta lëshuar
Duvakun për t’ia larguar “
Ju do të vlerësoni vetë pas leximit të kësaj përmbledhjeje, lexues të nderuar. Autorit shëndet dhe shumë krijime të tjera!

E DËRGOI: ZYMER MEHANI

Shperndaje ne
Updated: 17 Maj, 2017 — 17:49

The Author

Prof. Zymer Mehani

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.