Kur isha te Kalaja
në Prizren për vizitë,
me familjarë e me disa miqë
aty i takova disa turq turistë.
Më pyeti mysafiri nga cili vend vjen ti
mos je nga Prizreni i mbushur histori,
jam nga Prishtina kryeqyteti i Dardanisë
ju drejtova unë mysafirit të Turqisë!
Ah e di ku është Prishtina!
M’u drejtua mysafiri me fjalë të mira,
atje në Izmir kryetari i vendit tonë
e ka mbiemrin Prishtina arnaut i thonë.
Bashkëbiseduam si miqë të rastit
shkëmbyem ca llafe me dashamirësi,
më pyeti midis tjerash turku i Turqisë
a na don ti neve apo i referohesh historisë.
Nëse vjen si mysafir apo edhe turistë
t’i nderojmë miqët e kemi traditë,
nëse vjen si sundimtarë si të parët tu
kokën ta këpus pa droj e pa u kujtu!
Qeshi turku pak si me ironi
ah sa arnaute trime moj na qenke ti,
e di më vjen keq çfar bënë t’parët tanë
por jemi vëllezër e motra sëbashku mysliman.
Jo qe besa e Zotit vëllezër nuk ju kemi
këtë ua tregoi me kohë Skënderbeu,
rri turk mos fol rri si mysafir
apo theje qafen ik more katil.
Mos të hym tani andej nga historia
se ti ik me vrap te e jotja Turqia,
mos u trimëro midis Prizreni
se gjuhën turke nuk e flet krejt vendi.
Nuk është Prizreni qytet në Turqi
rrethë e rrethë i thonë Shqipëri,
a po ta sheh syri odën e kuvendit
aty trimat u mblodhën zot me i dal vendit.
Qeshi turqeliu pak si me naze
ah moj arnaute e shtirë qenke me llafe,
e di më vjen keq për krejt çka ka ndodhë
por tani është e lirë e juaja Kosovë!
U përshëndetëm me urime të mira
me vizitorët që ishin nga Turqia,
e unë nga Kalaja i hidhja sy Atdheut
në sillej vërdallë trimëria e Skënderbeut!