MENDOHU MIRË SE KU MBËShTETESh

MBËShTETJA TEK TJETRI

© Kasam ShAQIRVELA

Nëse të ka rastisë që, të keshë pasur nevojë të kërkosh ndihmë, në kuptimin e përkrahjes morale, mbrojtjes fizike apo të ndihmesës materiale: nga një shok, nga një mik, nga një koleg pune apo dhe nga një kushëri i joti, ti, fillimisht, i ke parë punët me syrin tënd dhe i ke dëshiruar me zemrën tënde. Po, pikërisht këtu qëndron problemi mos të themi “gabimi” yt! Me të drejtë të vjetrit kanë thënë: ”hesapi i shpisë nuk asht nji me të çarsisë”.

Tani kur ti nuk je në mundësi ta vendosësh gjendjen në ballancim si dhe të jeshë në gjendje, këtë punë, ta shohësh me syrin e tjetrit, ta dëshirosh me zemrën e tjetrit dhe ta përfundosh siç e do rendi, atëherë çdo përshëndetje, nga një takimin me shkas ose pa të, i rastit apo i planifikuar ty të vret dy herë; i pari është lëndimi i brendshëm, ai është i joti sepse ti nuk pajtohesh me gjendjen por, vetë s’e ndryshon dot atë? Akoma të duhet ndihma e tjetrit, mundëshisht e sinqertë! Ndërsa lëndimi i jashtëm, në thelb, edhe ai varet nga qasja e jote sot kundrejt atij që të ndihmoi dje, se sa do të arrishë t’i shpjegohesh drejt edhe sa do të ketë mundësi tjetri të të kuptojë ty drejt?

Shperndaje ne
Updated: 17 Maj, 2017 — 17:40

The Author

Kasam SHAQIRVELA

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.