Intervistë: Z. Festim Lato – ÇAMËRI, O SOT, O KURRË

ÇAMËRI, O SOT, O KURRË
Intervistë me krijuesin e Republikës së Çamërisë,
z. Festim Lato

Festim Lato (tani President dhe Kryeministër i Republikës së Çamërisë) u lind në Vlorë më 1 janar të vitit 1976. Ai në moshën 14 vjeçare merr udhën e panjohur të mërgimit. Prindërit Lato, nënë Dajea, dhe babë Avdullahu (të lindur në Çamëri), perëndia i deshi dhe u fali 9 fëmijë 6 vëllezër: dhe 3 motra. Festimi është fëmija i 9-të i prindërve, Dajea dhe Avdullahu. Familja Lato në Vlorë njihet si familje e ndershme dhe atdhetare. Kujtesa për Çamërinë dhemb kudo që ta prekësh, më thotë Festimi. Kështu i thoshte mëma ime babait në çaste shplodhjesh. Zemër, unë do t´i fryj vetë hirit, që ta ndezi zjarrin e heshtur, ndryshe malli do të më gërryej kraharorin si kafshë e egër. Derisa mëma me babain bisedonin, unë i ndërhyja mamit. Mëmë, ai zogu në pemë që qantë me lot jam unë, je ti, jemi tërë çamët e dëbuar.

Rrustë, të shumta janë kujtimet tona për Çamërinë. Fryma s´do të më ikën nga trupi pa e çliruar Çamërinë, pëllëmbë për pëllëmbë. Kufijtë e Republikës së Çamërisë shtrihen përtej Pargës. Unë s´ mund të vdes si të tjerët, i them vetes. I tërë stafi i Republikës së Çamërisë së shpejti do të jetë në Kryeqytetin e Çamërisë, në Pargë. Po, po, në Pargë të Shqipërisë së Poshtme. Ore, Çamërisë së shpejti do t´ia kthejmë fustanellën çame. E di unë, shprehet Festimi, por, e dini edhe ju, se atje na presin të pavarrosurit e një shekulli. Nën një shekull barbarësh, (të gjenociduarit çamë)   ushtarët grekë i hidhnin në gropa varresh, pa asnjë rit, pa asnjë këngë, pa asnjë pikë lot nga të afërmit dhe prindërit e tyre. Rrustë, unë jo një herë por disa herë kam qarë me mallin e këngëve, me vajin e tyre, me dhimbjen e tyre, me plagët e tyre. Jo kot e kam pyetur heshtjen, por heshtja kurrë s´më është përgjigjur për të ma thënë së paku një fjalë për të vërtetën.

Qytetar të Shtetit të Çamërisë!

Liria fitohet, nuk lypet. Këtë ma ka mësuar jeta, përballja me demonin, me të shëmtuarin, me të vërtetën e groposur nëpër arkiva dhe katakombe kishash, është luftë me të pabesët. Prandaj, udha deri te akti i Shpalljes së Pavarësisë së Çamërisë, më 30 tetor 2016 kur e shpallëm Republikën e Çamërisë nuk qé e lehtë. U deshën mbi 2 mijë aktivitete kulturorore dhe politike, debate, konferenca, takime, shkresa të ndryshme, që të kurorëzohet Pavarësia e Çamërisë. Çamët e Çamërisë, po as çamët në botë nuk heqin dorë nga tokat e tyre stërgjyshore, nga gjuha shqipe, nga flamuri kombëtar shqiptar, nga të qënit pellazgo-shqiptar.

Festim Lato (tani President dhe Kryeministër i Republikës së Çamërisë) është pjesëmarrës i dy Luftërave kombëtare: pjesëmarrës i Luftës së Kosovës në vitin 1998, dhe Pjesëmarrës i Luftës së UÇK-së, për çlirimin e trojeve në Maqedoninë Iliriane. Festimi i flet dhe i shkruan për bukuri 7 gjuhë të huaja, Anglishten e flet shkëlqyer.

Rrustë, jetojmë midis pabesive të mëdha historike. Fqinjët tanë grekë dhe serbë, bashkë me murgjit e tyre, natë e ditë rrinë mbi pjatat e tyre të zeza për ta përgjakur deri në rrënjë popullin tonë. Prandaj, shqiptar të atdheut tonë, kontribuoni për grushtin (bashkimin) thonë çamët, ndryshe, fqinjët tanë janë po ata të djeshmit. Miku im, grekët provuan ta vjedhin popullin arvanit, por arvinitët vetë e pohuan origjinën e tyre shqiptare. Greqia tani i është vërsulur Shqipërisë, të na i vjedhi çamët që i dëbuan nga Çamëria gjatë viteve 1913 – 1945, duke i quajtur „grekë të tyre“. Populli im, grek as Greqi, në Shqipëri kurrë s´ka patur, dhe as kurrë s´do të ketë. Në Greqi, Shqipëria ka 17 e 5 qind mijë kilometra sipërfaqe tokë shqiptare, me mbi 4 milonë banorë çamë dhe arvanitë. Shteti aktual grek për çdo ditë në Shqipëri sjellë gurë helen për t´i greqizur themelet e kishave ordokse shqiptare, dhe (në një çast të caktuar) fshehin Kalin e Trojës, për të mashtruar botën me helenizmin e tyre ardhacak.

Shqiptarët duhet të punojmë më shumë për të realizuar Republikën e Çamërisë brenda Greqisë. Mbase, deshëm apo s´deshëm ta pranojmë, Çamëria është (Çelësi) i zgjidhjes dhe i zgjidhjes të çështjes shqiptare.

Çamëri, o sot, o kurrë, janë thirrjet e çamëve në botë, thirrjet e çamëve në Çamëri, thirrjet e çamëve në Shqipëri, për të ngrit zërin për Çamërinë – Shqipëri.

Qytetarë të Republikës së Çamërisë! Qytetarë të nderuar të Janinës, Vlorës, Shkupit, Prizrenit dhe qytetar të Tiranës, unë s´di të shkruaj tragjedi, dhe as nuk jam tragjedian, por di ta shkruaj lirinë e popullit tim sa herë që atdheu im atë e kërkon. I nderuar flamuri kombëtar! Unë, për lirinë më stërgjyshore të vendit tim – Çamërinë, çdoherë do të jem në ballë të detyrës. Nuk më pëlqen të votoj në qypin e gjakut, siç thoshin pellazgët, por, për dheun e t´atës dhe të mëmës, për dheun e këtij flamuri, Republikën e Çamërisë, unë po punoj fort që gjërat të përshpejtohen.

Çamët dinë të luftojnë dhe të çlirohen. Republika e Çamërisë është e fitueshme. Në këtë udhë të shenjtë për Çamërinë né nuk do të ndalemi. Çamëri Shqipëri, nuk ka zëvendësim. Në këtë botë të jetueshme, ne çamët nuk kemi kohë për të humbur. Çamëria është realitet në mundësi. Çamëria vazhdon të jetojë me plumb në bark. Ajo tokë e gjyshërve dhe stërgjyshërve dhe gjyshërve të mi, është e tëra bukë, verë, ulli, dhe gjak. I kam kapur qoshet e vetimës, dhe me mbushje vetimash do ta godas atë që tokën time e poshtëron dhe jep me qera.

Njohja e Dosjes Çame kundër gjenocidit grek ndaj çamë dhe arvanitëve, e dorëzova kur unë isha Kryetar i Shoqatës Demokratike Shqiptare „Çamëria“ qendra në Holandë, më datë 12 shkurt 2016, në Prokurorinë Ndërkombëtare në Hagë, dhe konfirmuar për trajtim të mëtejmë, më 17 maj 2016. Njohja e gjenocidit grek ndaj çamëve të Çamërisë, nga Gjykata Ndërkombëtare e Hagës për Krime Lufte kundër njerëzimit, Greqisë, herët a vonë do t´ia merrë të drejtën Greqisë ta qeverisë Epirin e Ilirisë së Poshtme – Çamërinë.

Rroftë Republika e Çamërisë!

Rroftë flamuri kombëtar me Stemën e Pirros!

Rroftë flamuri, i vetmi përbashkues i të gjithë shqiptarëve!

Rroftë Shqipëria!

Republika e Çamërisë, e shpallur më 30 tetor 2016, në Hagë të Holandës u lind 13 mijë vjet pas qytetërimit pellazg, 5 mijë vjet pas Diskut të Festos, dhe Gurit të Lemnosit, 2 mijë e 5 qind vjet pas Mbretërisë së Pirros, dhe rreth 6 qind vjet pas Princit të Arbrit dhe Mbretit të Epirit, të hyjshmit – Gjergj Katriotit – Skënderbeut. Në këtë udhë të gjatë qytetërimi, Epiri i Ilirisë – Çamëria, pati mijëvjeçarë të shkëlqyer të artit, shkencës, filozofisë, dhe të kulturimit. Por, udhës së vështirë nëpër epoka, Çamëria pellazgo-iliro- shqiptare, përjetoi gjenocide të rënda nga fqinjët tanë: një gjenocid nga Perandoria Romake, një gjenocid nga Perandoria Osmane dhe 3 gjenocide nga shteti grek e serb. Të gjitha këto gjenocide të bëra nga fqinjët, kurrë të padënuara!..Epiri i Ilirisë, Çamëria-shqiptare, jo pa të drejtë quhet foleja e gjithë qytetërimit evropian. Çamëria iliriane, shquhet për figura të shquara shqiptarësh që i kanë dhënë njerëzimit. Republika e Çamërisë, apo thënë shkurt, Shqipëria e Poshtme në Greqi – Çamëria, ka 17 mijë e 5 qind kilometra sipërfaqe, tokë denbabaden shqiptare, dhe mbi 4 milionë banorë çamë dhe arvanitë. Greqisë duhet t´i themi hapur se shqiptarët nuk kemi tokë për të falur.

***

Ideja për krijimin e Republikës së Çamërisë, për të bërë Çamërinë shtet më vete, shprehet Festim Lato, më ka lindur në malet e Kosovës, në vitin 1998. Në një çast lufte, tek po ia shkulnim gurët kufirit – krijesës së quajtur, Jugosllavi, dhe Serbinë e bëmë, bashkë me forcat aleate të NATO-s, Serbinë e bëmë që t’ia mbathë nga kufiri shqiptaro-shqiptar. Atë çast mua më shkrepi ideja, që edhe Shqipëria e Poshtme – Çamëria, një ditë duhet të bashkohet natyrshëm me shtetin amë – Shqipërinë. Kjo ide, i dha gjak aktivitetit tim për Çamërinë, për atë tokë, denbabaden shqiptare. Prandaj i thosha vetes, Festim, kështu duhet të bie edhe kufiri shqiptaro-shqiptar me Greqinë.

Rrustë, deri te Shpallja e Pavarësisë së Çamërisë, unë kam kaluar nëpër një betejë jo të lehtë analizash, faktesh, dokumentesh, bisedash me njerëz të shquar të fushave gjeostrategjike, dhe me ndërkombëtarë që e përkrahin njohjen e gjenocidit grek ndaj çamëve të Çamërisë, dhe përkrahës të Pavarësisë së Republikës së Çamërisë. Prandaj, 30 tetori i vitit 2016, është data më e rëndësishme e këtij shekulli, se me Shpalljen e Pavarësisë së Çamërisë, fillon një proces shumë i rëndësishëm kombëtar.

Epiri i Ilirisë – Çamëria, i dha botës Njëperendinë, i dha papë e figura të çmuara. O, më të dashurit e mi, të gjakut e kam Hoxha Tahsinin, Elena Gjikën, Muharrem Rushitin, Alush Taken, Abedin Dinon, Rexhep e Musa Demin, Kolë Idromenon, Faik Konicën, Abaz Dojakën, Niko Stillon, Bilall Xhaferrin e sa e sa të tjerë. Në Evropë nuk ka një popull të dytë sa populli shqiptar që të ketë aq histori të pasur, dhe njëherit, dhe aq histori masakrash dhe gjenocidesh nga fqinjët e saj.

Epiri i Ilirisë është toka dhe vatra e një populli tepër të lashtë, shkruan, Straboni. Qysh në paleolitin e hershëm në gadishullin ballkanik pellazgët qenë i vetmi popull qytetërues për më se 10 mijë vjet. Dokumentet arkeologjike, por edhe mitologjia flasin se pellazgët qenë “njerëzit e parë” në këto troje. Pra, shqiptarët e lashtë, pellazgët, gjuhë të tyre e kishin gjuhën shqipe. Bile edhe helenët, të cilët në mënyrë të padiskutueshme i konsideronin pellazgët më të vjetër se veten e tyre, për pellazgët përdornin një epitet të pashlyeshëm “proselinoi” (parahënësor), pra më të vjetër se vetë Hëna.

Kjo figurë e skajshme është tepër elokuente për lashtësinë tonë. Fijet e misterit pellazg ndërthuren në kohëra, gjersa në histori përmenden Ilirët. Si një popull kryesor, si një “Hauptvolk”- siç e pat quajtur një nga themeluesit e ilirologjisë L. G. Thunman. Ilirët e Ilirisë, dhe fisi i tyre i dardanëve, morën pjesë në të gjitha proceset shoqërore, kulturore dhe në ngjarjet kryesore politike që e përshkruan botën antike të Mesdheut. Shqiptarët, në raport me ngjarjet dhe historinë, nuk u ngurtësuan në relikt muzeor, po me anë të dinamizmit të tyre, të gjuhës dhe të cultures, bënë metaforën e pavdekshme të rezistencës dhe mbijetesës.

Me emrin Epir, në kohët e lashta quheshin krahinat në Jug të Ilirisë. Mbretëria e Mbretit Pirro të Epirit, ose (si e quanin çamë, Oirri Burri) kishte shtrirje shumë të gjerë, në tërë Maqedoninë dhe gjithandej Greqisë. Epir i Ilirisë – Çamëria, shprehet biri i saj, po me emrin Epir, mua më ke luftëtar në fushë të betejës, aty ku mbrohet dhe fitohet Çamëria.

Rrustem Geci – Dortmund, 2017

Shperndaje ne
Updated: 19 Maj, 2017 — 18:14

The Author

Rrustem Geci

Rrustem Geci është një poet i njohur. Ai u lind në Roganë të Dardanës. Mësimet e para i bëri në vendlindje, kurse shkollën e mesme e kreu në Gjilan dhe Dardanë. Rrusta u kulturua më tej në Universitetin e Prishtinës, në Fakultetin Ekonomik. Rrustem Geci 15 vjet ishte gazetar, në Radio Televizionin e Prishtinës. Ndërsa pas mbylljes së RTP-së nga regjimi fashistoid serbian ai mërgon në Dortmund të Gjermanisë, ku edhe tani jeton e vepron. Deri më tash ka shkruar dhe botuar 17 vepra; 1. “Demonstratat e luleve”, 2. “Antolologjia personale" 3. “Jeta në Letër”, 4. ”Mielli dhe uji”, 5. “Lirikë”, 6. “Dridhjet e barit”, 7. “Atdheu”, 8. ”Erdhëna”, 9. “Arbëreshët”, 10. “Shqipëria”, 11. “Trojet e mia” , 12. “Rogana”, 13. “Heroika”, 14. “Gacat e prushit”, 15. “Atdhetarët”, 16. “Pasha këtë tokë”, 17. “Kanuni poetik”, libri më i vëllimshëm në gjuhën shqipe me poezi, 2 mijë faqe, dhe mbi 23 mijë vargje. Motivet në poezinë e Gecit janë motive të zemrës dhe të shpirtit. Shndërrimi i jetës së jetuar në tekst poetik, është natyrshmëria e të qenit poet. Poezia përfiton shumë nga e bukura, nga dashuria. Rrustem Geci është anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës, prej vitit 1995, dhe është i përfaqësuar në gjashtë Antologji me poezi, dhe në një Antologji për gazetari.

2 Comments

Add a Comment
  1. BALADë PëR CAMëRINë

    Nga vatrat autoktone
    Të dëbuan Camëri
    Ah Camëri Camëri
    Shikoj hartën
    Gadishullin Ilirik
    Gjeografinë Shqiptare
    Atdheun e coptuar
    Nga Piromanët
    Kuajt e drunjët Grekët
    Trojën e tradhtuan
    Gjenezën tonë Pellazge
    Camërinë e dogjën
    Shpresoj – një gjak
    Një gjuhë e një kulturë
    Na bashkon
    Eshtë ngulitur
    Dashuria në ty
    Do të vimë
    Ta e thithim atmosferën
    CAME – CAMëRI
    Na bijët e tu të Arbërit
    S’do të heshtim
    As duarkryq s’do të rrimë

    Nga Halil Preniqi .

  2. Ju lumt juve president e e kryeminister i Qameris Z.Festim Lato kryetar e kryeminister Qame. Veq vazhdone rrugen e te madhit Hasan Prishtina i cili pati thene ne betimin e vet: Pasha gjakun ilir nuk ka jet as ardhmeri kombi shqiptar pa bashkimin e trojeve etnike shqiptare.Kush ja ne vete friken e ka humbjen, kush ka ne vete patundshmerin e ka fitoren. Rroft populli shqiptar i bashkuem me gjith Qamerin ne nje Shqipni Etnike. Citatin e shkroi Zenel Thaqi pjesmarres i UQK-se, Drenas.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.