Nga 17 shkurti 2008, shqiptarët e Kosovës juridikisht nuk janë më shqiptar.

Shkruan: Labinot Gjini

Kështu, populli shqiptar i denjët, i cili e kishte zakon të festonte vetem fitoret, duket sot kaq i padenjët kur e sheh duke festuar humbjet e tija. Sepse, 17 shkurti 2008, nuk mund të quhet asesi fitore nëse me këtë akt është hequr dorë nga bashkimi shqiptar. Nuk mund të quhet fitore asnjë akt ku ti nënshkruan dorëheqjen nga vullneti ytë shekullor, ku ti nënshkruan nënshtrimin tëndë. Prandaj, të gjithë ju që festoni këtë ditë, kuptojeni dhimbjen tonë, keqëardhjen tonë kur ju shohim duke festuar ditën e vazhdimit të kontratës të robërisë suaj.

Ndoshta më e denjët do të ishte sikur te shohim këtë ditë revoltën tuaj, përkujtimin se keni një ëndërr për të realizuar, një luftë për të përfunduar, aktin juridik të 28 Nëntorit 1912 për ta realizuar. Ne të tjerët, do të festojm Pavarësinë e Shqipërisë (edhe të Kosovës, pra) me 28 Nëntor. Ditëve tjera do të mendojm, do të veprojm për realizimin e saj.

Akti juridik i 17 shkurti të 2008-tës, që n’a është paraqitur si shpallja e Pavarësisë së Kosovës dhe që jeton nëpër imagjinatën kolektive si shkëputje definitive nga Sërbia, në realitet është një marrëveshje ndërkombëtare për një statut të përkohshëm mbi teritorin dhe popullësinë e Kosovës.

ndarja_brire_ska

Coptimi i me tejm i Kombit Shqiptare

Më 17 shkurt 2008, Hashim Thaçi e co, nënshkruan jo shkëputjen definitive nga Serbia, por nënshkruan ndalesën definitive që mbi Kosovën të shtrihej sovraniteti i shtetit londinez shqiptar, Republikës së Shqipërisë. Më 17 shkurt të 2008, Hashim Thaçi e co, nënshkruajtën për një protektorat të përkohshëm ndërkombëtar mbi Kosovën gjerësa sovraniteti i saj të negociohej me Serbinë për të arritur përfundimisht tek një sovranitet i dyzuar ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës. Ky është akti i vërtet që u nënshkrua më 17 shkurt të 2008.
Kuptohet se shumë patriot shqiptar u mashtruan dhe e kanë parë, disa e shohin ende, këtë akt si një proces i cili natyrshëm do të shpije në bashkimin e Kosovës me Republikën e Shqipërisë.

Mirëpo, kjo është thjesht një illuzion, i cili nuk është në vizionin e ndërkombëtarëve dhe as të pashallarëve të Prishtinës (të cilët janë rigrupuar në partinë PDK-LDK). E vërteta është se fuqitë e mëdha nuk kanë asnjë interes që të bashkojn popuj për të krijuar shtete më të forta nga sa janë momentalisht.

Po të kishin mundësinë, ato do ti ndanin të gjitha shtetët në pjesë edhe më të vogla nga sa janë tani. Sepse, sa më të vogla që të jenë aq më lehtë është për ta që të shtrijn hegjemonin e tyre. Procesi historik i përshkruar nga Norbert Eliasi për dinamikën e Perendimit është mëse i qartë për atë që ndodhi shekuj më parë dhe është gjithëmon i vazhdueshëm dhe i aplikueshëm për të analizuar gjendjen e tanishëme.

Shtetët e fuqishëme janë në një konkurencë të vazhdueshëme ndërmjet veti, tani më shumë se një shekull, për të monopolizuar ndikimin mbi pjesës tjetër të botës. E çfarë do ti duheshin atyre pengesa të reja, përforcime të shtetëve të zhbëra apo të shfuqizuara më parë ?! Në anën e tjetër, pashallarët e Prishtinës kanë vetem hallin e pashallëqeve të tyre. Është e pamundur për ta që të kuptojn se në cilat ndërlojëra janë duke luajtur ndërkombëtarët dhe çfarë vendi zë çështja shqiptare në këto ndërlojëra të tyre.

Ata i lexojn ndërlojërat ndërkombëtare vetem nga prizmi i tyre lokal dhe nga interesat e tyre të shtrira në lokalitet. Pashallarët nuk janë zgjedhur rastësisht nga ndërkombëtarët. Ata janë të zgjedhur mbi kriterin e aftësisë që kanë për të kuptuar se sa ata mund të përfitojn si individ apo si grup nga ndërlojërat e ndërkombëtarëve. Por, edhe mbi kriterin e paaftësisë për të synuar në nivel kombëtar.

Pra, as Evropianët as amerikanët nuk janë të interesuar që Kosova të bashkohet me Republikën e Shqipërisë. Këtë ata asnjëherë nuk e kanë bërë mend, realisht. Por, ata kanë bërë mend se si të mos lejohet një gjë e tillë të ndodh. Kuptohet se, ata nuk duan që Kosova të bëhet sërish pjesë e Serbisë. Por, janë të pajtimit që Serbia të ketë një të drejtë gati sovrane mbi Kosovën, një lloj ortakërie në mes Prishtinës dhe Beogradit. Republika e Shqipërisë në këtë mes është e përjashtuar de jure, me aktin e 17 shkurtit 2008. Kurse Serbia jo. Askund në dokument nuk theksohet se Kosova heq dorë nga çdo bashkim me Republikën e Serbisë. Por shumë dokumente e theksojn se Kosova heq dorë nga bashkimi me Republikën e Shqipërisë.

Me aktin e 17 shkurtit 2008, pashallarët e Kosovës kanë pranuar që populli shqiptar i Kosovës të marr statutin e një komuniteti dhe të heq dorë nga statuti i kombit. Nga 17 shkurti 2008, shqiptarët e Kosovës juridikisht nuk janë më shqiptar. Do të thoni se ata nuk ishin edhe më parë, gjatë kohës së jugosllavisë.

Por dallimi në mes asaj kohe dhe kohës së sotshëme është se asokohe ke pasur një statut të imponuar nga një pushtues dhe, i cili, de facto, të njihte si shqiptar.

Nga 17 shkurti 2008, shqiptarët e Kosovës hoqën dorë nëpërmjet “përfaqësuesëve të tyre” nga kombi i tyre dhe pranuan statutin e një komuniteti aptrid (të pakomb). Në një far mënyre, ishte vullneti i shprehur nga vet shqiptarët.

Pranuan statutin e një komuniteti siç e kanë ciganët apo romët.

Me 17 shkurt 2008, ne hoqëm dorë nga bashkimi me shtetin amë shqiptar. Ne hoqëm dorë nga akti juridik i 28 Nëntorit 1912 të Vlorës ku u shpall Pavarësia e Shqipërisë (dhe jo e Republikës së Shqipërisë, e shtetit londinez shqiptar).

Sepse me këtë akt u shpall de jure që Kosova dhe teritorët tjera shqiptare janë pjesë e shtetit shqiptar. Pra, më 28 Nëntor 1912, Kosova gëzon pavarësinë de jure të saj. Dhe, cila ishte ëndërra për një shekull e shqiptarëve, për çfarë luftuan ata ? Ëndrra shqiptare, lufta e pandalshëme, përpjekja e gjeneratave të tëra ishte që ky akt juridik i 28 Nëntorit 1912, që i ofronte pavarësinë de jure të gjitha teritorëve shqiptare, të bëhej edhe de fakto.

Pra, synimi ishte që sovraniteti i Tiranës zyrtare të shtrihej mbi teritorët e saja të okupuara nga fqinjët e saj. Por, çfarë bëmë ne realisht me 17 shkurt 2008 ?

Ne e hodhëm posht aktin juridik të 28 Nëntorit 1912 me një akt tjetër juridik, i cili tanimë ja ndalon çdo ndërhyrje Tiranës zyrtare mbi çështjen e Kosovës. Tirana zyrtare pas 17 shkurtit 2008, de jure, nuk ka punë me Kosovën. Dhe, prandaj, nuk ishte krejt i rastësishëm intervenimi i Aleksandër Vuçiçit kur e pyeste Edi Ramën se çfarë i hynte në punë atij puna e Kosovës ?

Por, akoma më keq është gjendja reale prej 17 shkurtit 2008 sepse pashallarët e Kosovës, jo vetëm se e kanë kontonuar de jure çështjen e Kosovës si çështje në mes Beogradit dhe Prishtinës, por ata edhe janë dhënë me mish e shpirt që Kosova të bëhet një entitet, komunitet i ri, i veçant, me gjuhë, rite, simbole, histori, dëshmorë, data festive të ndryshëme nga ato të Republikës së Shqipërisë. Pra që të bëhet një komunitet i veçant në mes Beogradit dhe Prishtinës dhe jo, në mes Prishtinës dhe Tiranës.

Tirana, edhe de fakto, sipas planit, duhet të përjashtohet. Kjo edhe po bëhet me këto festa, me këto rite, me këtë propagandë të përditshëme.

Në anën tjetër, që populli shqiptar ta përbij këtë kafshatë të tjetërsimit të tij de jure dhe de fakto, pashallarët e Kosovës nuk përtojn që ti fryjn iluzionëve tek “ideologët” e bashkimit shqiptar.

Dhe, këta patriotët tanë të kapur pas iluzionëve (fëmijnore), të pshtjellur pas interesave vetjave dhe partiake të momentit, besojn se “pavarësia” e Kosovës është një etapë e cila të shpije natyrisht tek bashkimi shqiptar. Dhe, sipas tyre, një etapë e tillë quhet avancim dhe prandaj duhet festuar. Marrëzira të tilla nuk do të mbeteni padëgjuar asnjë ditë edhe nga ata që ju mund ti keni konsideruar si njerëz të mençëm. Por në realitet, shoqëritë njerëzore, kombet, politika, diplomacia nuk ka asgjë të bëjë me natyrën dhe nuk ka asgjë të bëjë me të natyrshmën. Ajo drejtohet, krijohet, shëndërrohet nga kushtet, nga mendja, nga vizioni dhe nga vullneti i njerzëve. Nga vullneti i njerzëve, i cili sot materializohet në akte juridike siç ajo e 17 shkurtit 2008. Të gjitha këto kanë të bëjnë me artfaktin dhe jo me natyrën. Pra, realiteti është se ne jemi duke festuar aktin i cili i vuri barierë juridike Tiranës zyrtare (jo Beogradit zyrtar dhe këtë po e dëshmojn më së miri negociatat) për të kërkuar të drejtën dhe të drejtat e saja mbi Kosovën, por edhe aktin i cili i dha frymë ndarjës shpirtërore të kombit shqiptar. Jemi duke festuar aktin i cili na shëndërroj nga komb në komunitet dhe i cili hapi rrugën për realizimin e shpirtëzimit të komunitetit “kosovar”. Akt i cili i dha mundësinë Beogradit që çështja e Kosovës të mbetët çështje eksklusive e tij.

Kështu, populli shqiptar i denjët, i cili e kishte zakon të festonte vetem fitoret, duket sot kaq i padenjët kur e sheh duke festuar humbjet e tija.

Sepse, 17 shkurti 2008, nuk mund të quhet asesi fitore nëse me këtë akt është hequr dorë nga bashkimi shqiptar. Nuk mund të quhet fitore asnjë akt ku ti nënshkruan dorëheqjen nga vullneti ytë shekullor, ku ti nënshkruan nënshtrimin tëndë.

Prandaj, të gjithë ju që festoni këtë ditë, kuptojeni dhimbjen tonë, keqëardhjen tonë kur ju shohim duke festuar ditën e vazhdimit të kontratës të robërisë suaj. Ndoshta më e denjët do të ishte sikur te shohim këtë ditë revoltën tuaj, përkujtimin se keni një ëndërr për të realizuar, një luftë për të përfunduar, aktin juridik të 28 Nëntorit 1912 për ta realizuar.

Ne të tjerët, do të festojm Pavarësinë e Shqipërisë (edhe të Kosovës, pra) me 28 Nëntor. Ditëve tjera do të mendojm, do të veprojm për realizimin e saj.

Shperndaje ne

The Author

Labinot Gjini

1 Comment

Add a Comment
  1. Nji gja shume e thjeshte, flamuri, ajo ishte tradhetia ma e madhe, te kesh flamurin tend mijra vjecar, te vritesh e pritesh ner qindra beteja me ate flamur te lyer me gjakun shqiptar ne mijra vjecar dhe ne fund mer e ve per flamur nji PACAVURE.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.