Përkujtimore: Zëri i femrës i dha jehonë luftës çlirimtare

Autorja në foto: Ramize Sinanaj Shala

Zëri i femrës i dha jehonë luftës çlirimtare

Të Nderuara familje të Dëshmorëve! Të Nderuar Invalid të Luftës! Të nderuar bashkëluftëtar/e! dhe të gjithë ju të pranishëm!

Tash e 18-të vite më parë, më 31 Maj 99, ranë për të mos vdekur kurrë këta dëshmor për të cilët sot kemi ardhur t’i nderojmë, dhe të përurojmë këtë Kompleks Memorial,
janë këta dëshmor që nuk kursyen as jetën e tyre për lirin e Kosovë, ndërsa Kosovës i është dashur të kalojnë 18-të vite për ta ndërtuar këtë Kompleks Memorial. Vërtet e turpshme kjo!

Pas 18-të vitesh mora guximin të dalë në skenë jo për t’u ekspozuar,
por për t’i thënë disa nga padretësit që ju bënë Ushtrisë, Çlirimitare të Kosovës e në veqanti femrës ushtare.

Edhe pse zëri i femrës i dha jehon luftës çlirimtare, por më pas u shua!

Kanë kaluar 18-të vite, dhe femra e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nuk e gëzon asnjë të drejt,
pëkundrazai përbuzen nga disa matrapaz, e këtë përbuzje ja mundësuan qeveritarët-Bashkëluftëtarët tanë të cilët nuk e morën në mbrojtje për të treguar sakrificën dhe trimërin e femrës ushtare e cila u përfshi vullnetarisht në luftën çlirimtare!

Njoh disa nga bashkëluftëtaret që nga paragjykimet nuk kanë krijuar as familje!
Qeveritarët tanë nuk janë kujdesur për këtë kategori femrash,
nuk i kanë ofruar as punë, sepse fillimisht i kanë punësuar famijlarët e tyre!
për t’u punësuar në Istitucionet çoftë Qeveritare apo Komunale, duhet t’i përmbushësh disa kushte, pos kualifikimit shkollor, duhet të kesh lidhje familjare me njerëzit në pushtet.

Në këtë rast po ju rikujtoj se gjatë mobilizimit për çlirimin e atdheut nuk ka pasur asnjë kusht për ta veshur uniformën e UÇK-së një femër!

E cila qëndroi besnike deri në fund të luftës çlirimtare.

Qeveritar, e di se jeni mësuar të dëgjoni fjalë të bukura dhe fjalimi im mund të mos ju pëlqej, por unë nuk do t’i mohoj të arriturat e juaja për shtetndërtim, ju ndërtuat rrugën e kombit, mbase ndërtuat edhe shumë komplekse banesore…por në anën tjetër privatizuat fabrikat duke e lënë popullin pa punë, dhe pa të ardhme!

Ju ndërtuat edhe objekte Shkollore, por rrënuat diturin, duke punësuar njerëz jo profesionist në lami te ndryshme.

Ju ndertuat aq shumë pasuri për vete, për familjarët e juaj, sa nuk e keni ndërmend të ngopeni!
Prandaj mjaft ju lutem, se nuk luftuam për një Kosovë të tillë, luftuam për një Kosovë me të drejta të barabarta shoqërore, për një shoqëri me barazi sociale, për një shtet ku mund të funksionoj ligji i njejtë për të gjithë sepse Kosova është edhe e jona.

Por keni të drejt ju pushtetarë, se vërtet Kosova është më shumë e Juaja se e Jona,
sepse një pjesë bukur të mirë e shitët e një pjesë tjetër e uzurpuat pas luftës, ndërsa Ne kemi vetëm një shtëpi të vogël që na ka lënë trashigim Gjyshi!

Po, drejtësia ku mbeti u vranë ushtarë e komandant pas luftës, dhe ende nuk janë gjetur fajtorët për t’u dënuar nga drejtësia!

Ndërsa Ju Qeveritar- shkoni dhe i vizitoni vetëm atëher kur ju nevoitet vota! Vërtet mjerim.
Bashkëluftëtar falë votës sonë fituat tituj të ndryshëm, arritët të jeni deputet, kryeparlamentar, kryeministra e besa edhe kryetar shteti!!!

Ju votuam duke menduar se do e mbani betimin që dhamë para flamurit kombëtar, menduam se do ta mbronit Kosovën, dhe nuk do e falin asnjë pëllëmbë toke!

Pa më thuani ku mbeti Mitrovica?! Po me Demarkacionin e ”Zajednicën” çka po ndodh ???!!!

A ju kujtohet sakrifica e luftës, fitoret që korrnim gjatë luftimeve sa të gëzuar ishim…

A ju kujtohet sa shumë e donim dhe e respektonim njëri tjetrin…

A ju kujtohet kur nënat tona në orët e vona të natës na e shtronin sofrën për të na ushqyer…

A ju kujtohen sa herë kishim të ftohët natën nëpër male, e mbronim njëri tjetrin, duke rrezikuar jetën…por ia dolëm luftën e fituam.

Ndërsa sot Kosova po copëtohet në paqe nga keq qeverisja e juaj.

Qeveritar, bashkëlufëtari im për 18-të vite me radhë nuk erdhe për ta vendosur nje lule pranë dëshmoreve që ranë për liri, gjatë betejave të një pas njëshme gjat luftimeve të përgjakshme këtu në Frontin e Pashtrikut, ku luftohej për jetë e vdekje në Operacionin “Shigjeta”,
opoeracion ky luftarak i ideuar nga vetë ju Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së, që sot qeverisni me vendin!

Por ju nuk keni faj sepse na varfëruat aq shumë, sa mendoni se mund të na bleni fare lehtë atëher kur ju duhet vota !

Bashkëluftëtar respektone Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, sepse shteti i Kosovë do të ketë Ushtrinë e saj, por asnjeher nuk do të ketë çlirimtar si ishim ne dikur!
Dhe krejt në fund kam një porosi.

Bashkëluftëtaret e mija ju bëj thirrje, ashtu siq patëm guximin të marrim armët në duar për mbrojtjen e Atëdheut në luftë, të marrim guximin ti shërbejmë atëdheut edhe në paqe. Jam e bindur se do ja t’ia dalim!

P.S. Ky shkrim është lexuar dje me 31 Maj 2017 në Gorozhup me rastin e 18 vjetorit të rënies së dëshmorëve të UÇK-së kundër pushtuesit jugosllavo-serb, në Operacionin “Shigjeta” në Pashtrik, njiherit është përuruar edhe kompleksi memorial në Gorozhup të Hasit.
Shperndaje ne
Updated: 1 Qershor, 2017 — 20:00

The Author

Ramize Sinanaj Shala

1 Comment

Add a Comment
  1. pajtohem me shkrimin e z.Remzie Sinani Shala,per kujdesin e pakt dhe mosvlersimin e kontributit qe nfemna kosovare dha ne luften per clirimin e kosoves.Ishin me qindra ato qe kapen pushken e luftuen per liri.Shume prej dhane jeten duke shkruar emrin ne tefterin e pavdeksise,mijra te tjera u angazhuan ne sherbim te lutes.Lind pyetja…a vlersohet kontributi i femnes kosovare ne luften Clirimtare..??Une pajtohem me autoren e shkrimit se ky kujdes mungon.Thirrja eshte…Vlersojeni gjakun e mundin nenave e motrave qe ja falen lirise se kosoves.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.