Reagim: Rreth emërtimit të shoqatës sonë dhe lakadredhjet e personave të caktuar 

Rreth emërtimit të shoqatës sonë dhe lakadredhjet e personave të caktuar 

Autor: Brahim AVDYLI

Në fillim të këtij viti, qe zgjedhur Kryesia e SHKSHZ-së, me një pakicë të pjesëmarrësve, me 5 shkurt 2017, por u prish  Kryesia prap në Zvicër. 

Megjithëse unë personalisht e kam kundërshtuar një anëtar të marrë në Kryesi, në lokalet e Qendrës Kulturore të Republikës së Kosovës, të mbajtur në Konsulatën e Zürichut, pa asnjë votë, dhe një anëtare të Kryesisë-anëtare të Këshillit Finanziar, Tone Berishës, që duhej të ishte nën mua- Arkatarit të Kryesisë, puna shkoi si mos më keq, me plot sakrifica të miat dhe kapriciot e disa individëve të një shoqërie, por jo të gjithë anëtarë të shoqatës sonë. 

Ka arësye pse u detyrova që të bëj punën të Kryesisë, por disa individë dalin përpara, sikur e kanë pasur “të tyre” këtë punë, madje largojnë” pa më thirrur në mbledhjen e Kryesisë së SHKSHZ-së; duke reduktuar numrin e Kryesisë në 5 anëtarë, pa nënshkrime, me një “Vendim, të formës së prerë”, të nëshkruar vetëm nga Kryetari, pa e pritur një gjë të tillë prej tij. 

Disa çështje i kemi për ti rrahur këtu. Në radhë të parë, të Rregullores së Shoqatës. Nuk shkruhet një Vendim, i formës së prerë, menjëherë e pa prezencën e antarit të Kryesisë; pa njoftimin personal; pa e mbajtur më parë Kuvendin e Jashtëzakonshëm, jo vetëm Kryesinë; dhe pa ia shqiptuar: 

  1. një vërejtje-nëse ka bërë vepra, me shkrim;  
  1. një paralargim, nga funksioni i Kryesisë dhe Kryesia, me shkrim; 
  1. vendimin e prerë, për largim nga fuksionet, me shkrim… 

aq më tepër, nuk mund ti “shqiptohet” me alarm e zhurmë të madhe në adresa të catuara përmes mesazheve, madje në Facebook, por edhe sharjet më të ulta e të paskrupulta e me kërkënime përmes të gjitha adresave tuaja, me internet, telefon e SMS. Këtu e kanë vendin edhe kërcënimet me gjyq. 

Duhet të kihet pasysh se jam autor i më se 17 veprave; në 10 antologji të poezisë jam i prezentuar; dhe 3 vepra për shkrimtarët shqiptarë. 

Ne, po e fillojmë njëherë me emrin e Shoqatës se Krijuesve Shqiptar në Zvicër. Prej fillimit të kësaj shoqate kam qenë në Këshillin Inicues të tyre.

Shefik Sadiku, unë, Besnik Camaj, Gani Bytyqi, Muharrem Blakaj dhe Abdulah Ahmeti, në Avanches, me 2011;

Një fotografi e kam sjellur këtu. Është nga një takim, në Avenches, më 2011. 

Ka disa arësye pse emri i Shoqatës së Krijuesve Shqiptarë në Zvicër, në përkthimet paralele del me Shoqatën e Autorëve në Zvicër, që nuk është e drejtë, sepse të gjithë krijuesit“ janë edhe letrarë; publicist; krijues të artit pamor; të artit dramatik; e shkencëtar. Kam qenë për 6 muaj edukator në Shkollën „Studio e Teatrit dhe Filmit <Aleksander Mosisiu>“, në Cyrih dhe Adliswil të Kantonit të Cyrihut, në lëndën Teori e Artit dhe të Letërsisë

Emri i shoqatës sone nuk i përfshinë autorët e arteve të tjera, përveç se autorët letrarë, me shkrim, edhe pse shoqata i ka të inicuara këta sektorë të tjerë. Sektorët për dramë, teatër, film, arte pamore dhe të shkencës thuhet se ekzistojnë, dhe dëshirojnë kryesuesit të ekzistojnë, por këto janë vetëm formalisht, sepse këta krijues kërkojnë „vende të tjera“ ku mund të shprehin krijimtarinë e tyre dhe na shikojnë sikur me dyshim. Vie këtu edhe ndyshimi i shenjës së Shoqatës së Krijuesve Shqiptarë të Zvicrës, e cila, në radhë të parë, pranë „Avenches 2011“, kur është themeluar ajo, kam qenë edhe vetë derisa u krijua, së bashku me të tjerë, p.sh. Gani Bytyqin, Shefik Sadikun, Besnik Camaj, Abdulah Ahmeti, Miradije Maliqi, etj. U deshën vite me radhë për t`ia hequr këtë parregullsi, që e mbante në brendi të shenjës së vet, „Auteurs-ALB-CH-Autoren“, në të gjitha versionet e Kryesive të saj. Kjo kishte të bëjë edhe me simbolin e SHKSHZ-së, e cila ishte e dobët. 

Deri më tani nuk kishte gjasa të regjistrohej në Zvicër, sepse, në radhë të parë në Zvicër ishte e themeluar shoqata zyrtare “Autorinnen und Autoren der Schweiz”, në të cilën prej 2004 jam anëtar i rregullt, por nuk i përfshinte krijuesit e tjerë, artistët, punëtorët tanë të artit dramatik e publicistët. 

Unë i shqyrtova emërtimet në shenjën-simbolit të Shoqatës së Krijuesve Shqiptarë në Zvicër, sepse e kisha parë me kohë se është gabim, mirëpo, ndër të tri gjuhët që janë dhënë në shenjë-simbol duhet të marrim më të zgjedhurën, ate të gjermanishtes. Kam qenë dikur i kualifikuar në Zvicër, në Handels- und Dolmetscher Schule në Cyrih e St. Gallen, pak a shumë si përthyes i gjermanishtes, jo vetëm i përkthimit gojor, e cila ka mbetur në gjysmë prej tragjedisë sime me veturë dhe bashkë me këte edhe shëndetsore, dhe është “zbutur” pak me studime të rregulta të shkencave politike, për çka e kam bërë edhe magjistraturëm, në lëminë e Maradhënieve Ndërkombëtare e Diplomaci, në vitin 2010, respektivisht e kam botuar si libër më 2011. 

Kopja e letrës sime në ZKB, në Zurich të Zvicrës…

Emri „Autorët (Autori/Auteurs) do të thotë: autori dhe autorja e shkrimit, jo krijuesit e vizatimit, të pikturës, të skulpturës, të muzikës, e të teatrit, etj. Po të shikojmë fjalorin e shqipes nga Akademia e Rep. së Shqipërisë, “Fjalori i gjuhës shqipe”, Tiranë 1980, faqe 74, e thotë po këtë gjë. Pra, nuk janë “të tjerët”, të cilët i përfshinë fjala “Kulturschaffenden”, sipas Sonderausgabe, Langenscheidts Handwörterbuch Albanisch, Albanisch-Deutsch, Deutsch-Albanisch”, München 2000, faqe 397, e cila pikërisht do të thotë: një person krijues e autor. Dhe kjo fjalë kur të barazohet edhe me gjuhë të tjera, ndër të parat frengjishten, sepse janë më shumë në Zvicër se italianët, nuk del as për së afërmi e njeta gjë. Sipas një fjalori të Adem Jakllarit, “Fjalor frengjisht-shqip”, Tiranë 2002, do të thotë: Createur, Creatrice= krijues, autor, shpikës, pa i përfshirë edhe shkencëtarët. Ndërsa në italishte na del sipas fjalorit “Sonderausgabe, Taschenbuch Italinisch Wörterbuch, Italienisch-Deutsch dhe Deutsch-Italienisch, München 1998, faqe 55, që do të thotë= creatori. Ajo nuk do të thotë: “autori”

Pra, si rezultat i mendimit tim, paralelisht në të tri gjuhët, do të jetë: Associazione di Creatori Albanesi in Zvicera Association des Créateurs Albanais an SusseVerein der Albanischen Kulturschaffenden in der Schweiz, dhe jo siç ka qenë. Kam pasur përvojë të madhe rreth statuteve të shoqatave, partive dhe shoqërive, deri sa ato edhe të registrohen në Zvicër, dhe e di këtë punë, sepse pa regjistrim nuk mund të ketë mjete. 

Kësisojit po e them se SHKSHZ-ja ka mbetur pa i marrur të hollat nga askush legalisht, përveç anëtarëve të vet; e as nga Ministria e Diasporës së Republikës së Kosovës dhe sponzorët e ndihmat; sepse kur nuk e ke numrin e regjistrimit në Zvicër, nuk je e formuar legalisht. 

Për këte kam bërë çmos që të bëhet edhe statuti i SHKSHZ, pjesërisht, në të dy gjuhët, duke e harmonizuar statutin me statutin e vjetër, veç pjesët e reja në versionin shqip, që nuk janë pak, dhe janë të papërkthyera. 

U janë ngulitur me vështirësi e me mjaft vonesa në kujtesë anëtarëve të Kryesisë e Kryetarit, duke ua pasur dërguar dhjetra faqe të shtypura; duke i bërë me ta dhjetra biseda telefonike; në Mesenger; në Viber; e unë, për t`iu larguar fyerjeve të sekretarit apo kopjes së tyre në selinë e Viberit, e çkyqa

Këtu hyjnë edhe aktet tjera të Konkursit letrar “Pranvera letrare 2017”, të cilin u detyrova që ta harrtoj vetë; të mbledhë punimet, dhe të pranoj me gjysëm dhune edhe “dërgimin” e këtyre punimeve te Juria që është zgjedhur nga të tjerët-pa mua, dhe papritmas e pashë shpalljen e fituesve, në faqen e Shoqatës së Krijuesve Shqiptarë-SHKSHZ, të FB-ut. 

E kujtoj se punimi i parë i ardhur në Konkurs, të cilin ua kam dërguar dhjetra të interesuarve, dhe duke u thënë se duhet të konkurojnë me shifër, në tri kopje, sepse disa nuk do të kishin konkuruar kurrë në këtë shoqatë, erdhi prej Shqipërisë, nga Arlinda Guma, dhe i tregova Kryetarit të SHKSHZ-së, pasi ai e kishte ndyshur disa herë tekstin e Konkursit, pa u konsultuar asnjëherë me mua, dhe parasegjithash e kishte hedhur Kryetarin, në vend të Kryesisë, që e kisha vënë unë. Ai le të thotë çka të dojë, por pa qenë vetë në atë konkurs të shpallur, nuk kishin konkuruar aq shumë veta. 

Dhe e dyta, atë vajzën e Shqipërisë e kisha nxitur vetë, sikurse e kisha nxitur Bujar Salihun e Gëzim Ajgerajn, e shumë të tjerë, por, pa ua lënë asnjë derë të hapur për intervenim, korrupsion e njoftësi, etj. Guma ka provuar t`a lidhim me Jurinë, e unë iu përgjegja shkurt se nuk mund t`a dekonspiroj Jurinë e caktuar, deri sa të shpallen rezultatet. E kam blerë me të holla romanin e saj “Bulevardi i yjeve”, sepse më interesonte për çka ishte ajo e lidhur me yjet, dhe ia kam dërguar prej Zvicrës të hollat; ashtu siç i kam marrur librat e (Hamdi) Erjon Muçajt, ndër to edhe romanin “Vrasësi i shpirtave”; siç i kam marrë veprat e Drita Lushit, nga redaksia e Web-it të internetit, “Zemrashqiptare.net”, prej Librazhdit të Shqipërsisë. Asjnëherë si kam parë me sytë e mi Arlinda Gumën; Erjon Muçajn; dhe as Drita Lushin. 

Arlinda Guma i është hedhur edhe anëtarëve të tjerë në internet, por më ka befasur së dyti Kryetari Dan Kosumi me përpjekjen e theksuar ndaj meje, me telefon, me Messenger; me Viber, me Chat, etj. që të dal me shkrim në polemikë, si përgjigje shpifjeve të tyre, se e kam manipuluar” dhe “e kam reduktuar” antarësinë tonë; se “ka polemika prej Kosove” për këte, dhe e ka harruar se nuk e kemi cekur prej kujt kanë të drejtë të konkurojnë. Nëse ai i ka thënë ndokujt prej Kosove që të mos konkurojë, po ia kujtoj se më parë këto do ti kishte komunikuar me të tjerët, dhe posaqërisht me mua, sepse të gjitha shkresat që i ka kërkuar, e edhe në Kosovë, ia kam dërguar, duke humbur ditë të tëra pune, dhe duke u përpjekur të kyq atje mikun tim. 

Ia kam bërë me dije Dan Kosumit se nuk dua të bëj polemikë me njerëz të tillë, aq më pak me Shefqet Dibranin; kur edhe ai duhet ta ketë të qartë se mezi ia gjeta emrin e mbiemrin vajzës nga Shqiperia, pasi e kisha pranë tërë kopjet e Konkursit Letrar “Pranvera Letrare 2017”, dhe me autorizimn e tij e lexova para pjesëmarrësve poezinë “Si fluturat e natës”, me shifër, tani me emrin e saj të vërtetë, sado që nuk e kanë marrë asnjë nga anëtarët e Jurisë emrin e parë, pos letren me vulë, nga Shqipëria. 

Kjo tregon qartë se nuk i kam manipuluar konkuruesit e as Jurinë; as anëtarësinë e SHKSHZ-në dhe punën e saj. U kam dhuruar ditë pune; orë pune, gjëra të shkrimit e ngjyra; dërgesa rekomandé, përveç pagesave për dy vjetë dhe një sponzorim 200. CHF, dhe as që kam nxjerrur prej arkës 1 rrap, që prej fillimit e këndej. Nuk kam folur me askend se nuk kanë të drejtë të konkurojnë prej tokave shqiptare, e nuk i kam premtuar askujt se do t`ia japim ndonjë shpërblim, me gjithë se do të fluturonte kryetari i jonë herë “të bëheshin me të holla, e më vonë “të hiqeshin prapë ato të holla. 

Këtyre lakadredhave e lakadredhat e tjera të këtyre tipave u ka ardhur fundi. E dorëzova, me gjithë mundimet e mija, e flakës që më përvëlonte, të marten, në ora 14:30, në Zürcher Kantonalbank, aty ku i kisha nxjerrë kartat tona, kartën e Bankës, që ta mbajë në “Betreuungscenter”, deri sa të jenë dokumentet e tjera, të rregullta, e jo vetëm me shkrim, nga Kuvendi i Jashtëzakoshëm i Shoqatës së Krijuesve Shqiptar të Zvicrës. 

Jam betuar si fëmijë para Zotit të Madh se gjithmonë do ta them të vërtetën e do ta mbrojë të drejtën, edhe nëse mundohen të më blejnë me të holla pasanikët e përgjakshëm shqiptarë. Prandaj, as kësaj here nuk do të bëj kthesa të tilla, sepse do të isha i lidhur me ndonjë parti apo do të isha dikund në Kryesi të Kosovës dhe nuk do të meresha me gjëra të tilla. 

Unë prap jam shkrimtar i kombit shqiptar, me atdheun shpirtëror, më të madh se tokat e Shqipërisë e të Kosovës. Nuk i dua aspak dredhitë tuaja. Mua, më leni të qetë. Bëni polemika për çështjet e mëdha, e jo për individët. 

Nëse doni, zërin top e bëni dhe fjalën lak nëpër gojë!

Shperndaje ne
Updated: 2 Qershor, 2017 — 17:44

The Author

Brahim Avdyli

DISA SHËNIME BIOGRAFIKE PËR AUTORIN DHE VEPRAT Brahim Ibish Avdyli është i lindur më 5.9.1960, në fshatin Morinë, Komuna e Gjakovës, Republika e Kosovës dhe i takon plejadës së shkrimtarëve të fundviteve shtatëdhjetë dhe të fillimviteve tetëdhjetë të shekullit të kaluar (XX). Që në vitet e hershme të rinisë u dha pas dy prirjeve: pas artit të fjalës dhe pas lëvizjes konspirative për lirinë dhe bashkimin e kombit shqiptar. Ai merret paralelisht me shkrime shkencore, gazetar e publicist, krahas krijimtarisë letrare (prozë, poezi, dramë, etj.)... Katër klasat e para të shkollës fillore "Ganimete Terbeshi" i ka kryer në Morinë të Gjakovës dhe katër klasat e tjera, në fshatin Ponoshec, në kushte mjaft të rënda. Pastaj i ka vazhduar dy klasat e para të gjimnazit “Hajdar Dushi“ në Ponoshec dhe dy klasat e fundit, me rezultat të shkëlqyeshëm, në Gjakovë, duke udhëtuar këmbë apo duke banuar atje. Më 1979 është regjistruar si student me korrespondencë në Fakultetin Filologjik, të cilat i kreu në Degën e Letërsisë dhe të Gjuhës Shqipe. Pas fatkeqësisë shëndetësore, ka vazhduar t’i ndjekë studimet në Universitetin Ndërkombëtar të Strugës, në Fakultetin e Shkencave Politike - Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Diplomaci, të cilat i ka kryer, me qëllim të përmirësimit. Aty ka vazhduar me studimet e pas diplomës dhe e ka mbrojtur temën e magjistraturës, në tetor të vitit 2010. Brahim Avdyli ka botuar shumë shkrime, artikuj, analiza dhe akte të tjera politiko-organizative, ndërsa gjatë viteve 1990-1995 e ka redaktuar e udhëhequr revistën gjithëshqiptare „Qëndresa“ në Zvicër, e cila është botuar me vështirësi jashtëzakonisht të mëdha financiare e politike... Deri më sot e kanë parë dritën e botimit këto vepra: -"Në hijen e Alpeve", poezi, Rilindja, Prishtinë, 1983; -"Buka e kuqe", poemë, Atdheu, Cyrih, 1990; -"Kur zgjohet Dodona", poezi, Rilindja, Prishtinë, 1992; -"Pasqyrë e përgjakur", poezi, Marin Barleti, Tiranë, 1994; -"Klithje nga fundi i ferrit", poezi, Onufri, Tiranë, 1997; -"Gjuha e dheut tim", poezi, Albin, Tiranë, 1999; -"Klithje nga fundi i ferrit", botim i dytë, Jeta e Re, Prishtinë, 2000; -"Baraspesha e humbur", poezi, Qëndresa, Gjakovë, 2003; -"Vragat e një kohe", prozë, Faik Konica, Prishtinë, 2005; -"Lëvozhga e vdekjes", prozë, Faik Konica, Prishtinë, 2007; -"Stelele Veşniciei /Yjet e Përjetësisë", Poezie albaneză, din Kosova, BKSH të Rumanisë, Bukuresht, 2008; -"Zogu i këngës", poezi të zgjedhura, SHB “Pjetër Bogdani”, Has, 2009; -"Mërgata shqiptare e Zvicrës dhe roli i saj", politikë e publicistikë, Brezi `81, Prishtinë, 2011; -"Qielli i paprekur", poezi, Brezi `81, Prishtinë 2012; -"Vetëvrasja e një poeti", dramë e kthyer nga romani me një titull tjetër, Shoqata e Intelektualëve "JAKOVA", Gjakovë, 2013; -"Shtegtimi i lirisë", poezi, Faik Konica, Prishtinë 2014; -"Torzo e shpirtit tim/Der Torso meiner Seele", zgjedhje e poezive në shqip e gjermanisht, Amanda Edit Verlag, 2015; “Arena e dhembjeve”, poezi, Botimet Meshari, Prishtinë 2017. “Sondazhe për Kosovën dhe kufirin e saj”, vepër analitike e publicistike, Lena Grafik, Prishtinë 2019. Tani, pritet të botohet vepra “Die Verrückten Pferde”, me lektur nga zvicranja Laura Shämerli dhe redaktori Dr. Naim Kryeziu, Magic Verlag, Basel 2019... Janë të shumta veprat e ndryshme, të cilat janë botuara nga fushat e letërsisë, publicistika e antologjitë, shqiptare e ndërkombëtare, apo ato që e kanë brenda faqeve të veta, me punime apo me fotografi. Ato, nuk i numrojmë... Mjaft shkrime e vepra të pabotuara i janë marrë nga policia sekrete serbe apo nga policia shqiptare dhe janë zhdukur, pa gjurmë... Poezia e tij kryesisht është përkthyer në gjuhët italisht, gjermanisht, rumanisht dhe pak më pak në anglisht. Brahim Ibish Avdyli është anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës (LSHK); i Autoreve dhe Autorëve të Zvicrës (AdS); dhe i disa organizatave të tjera. Këto poezi lirike janë nga libri më i ri i poezisë së tij lirike...

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.