Largimi i heshtur i shqiptarëve nga Europa

Më kujtohet që dikur e lexoja këtë thënje ; “ Ke me e krue kryet dhe s`ke me pas dobi !” ose tjetra më vonë kur e pata nxënë nga Faik Konica se: “Çdo pendim i vonuar është vetëm pendim “ ; dhe në mendjen time silleshin se si të spjegohen këto dy filizofina aq të mençura , ose thjeshtë se si duket njeriu ( e jo dy këmbesat ) kur e kruen kokën duke e analizuar humbjen e shansin jetësor .
 
Kur Kadareja thoshte se popullit shqiptar e vërteta e vitit 1999 i vjen shumë rrallë ndoshta më rrallë se në dy mijë vjet , ne ishim pak qortues ndaj tij sepse nuk e dinim të vërtetën tonë historike .
 
Më lind pa dashas  pyetja ; a mos po largohemi heshtas nga Europa , pa pasur nevojë që ata të na largojnë ? A jemi duke ia përgatitur  vetvetes ( kombit,pra ) një rrëshkitje nga rruga që e kërkonte Naimi ? Mos të fajësojmë askënd , sepse 1912-ta dhe 1999-ta ishin ato  veprime të mëdha me të cilat Europa e testonte se a jemi ende ata të rrënjës së vjetër , apo mos gjeni ynë trashëgues na është të huajsuar aq shumë sa që nuk ia vlen aspak që ata të merren me ne .
 
Kemi humbur nga “ADN -ja “ e të parëve shumë dhe aq shumë sa që si robotët e programuar i kryejmë do punë të cilat Europën e bëjnë të qeshen me ne , dhe dëshira e tyre dhe “ interesi “ i tyre  për këto toka zbehet .
 
Më duhet të them që jemi në kurthin e madh sllavë , dhe prapë po e hamë karremin e  përhershëm të  mashtrimit ; Shikimi dhe shpresat nga Lindja .Ja se çka na mësonte dhe po na mëson ende  filizofia e porositur e  rusëve:”  Hasan  Kaleshi në punën e tij në disa vende potencon faktin se deri në ardhjen e turqve në Ballkan, shqiptarët nuk shquheshin si popull me ndonjë qytetërim apo kulturë origjinale shqiptare, ngase nga ilirët nuk kemi të trashëguar asnjë dorëshkrim a mbishkrim, poezi apo rrëfenj në gjuhën shqipe.” . E vërtetë kjo se ne nuk shquheshim si popull ?
 
Studiuesi Kaleshi i cili ishte edhe një orientalist me famë ndërkombëtare – këtë e vë në dukje edhe albanologu Peter Bartl (shih: Historia e Shqiptarëve – Gjendja dhe perspektivat e studimit. bot. Përpjekja, Tiranë, 2012)  duke u mbështetur në këta defterë të Perandorisë, fakton se në periudhën kur turqit kishin ardhur në Ballkan, Kosova nuk qe e populluar më shumë se 4-5 % me shqiptarë. Sipas tij, edhe këta pak shqiptarë që kishin mbetur në Kosovë, qenë objekt i asimilimit nga kisha pravo-sllave.”
 
A nuk është kjo një shpifje historike në favor të teorisë serbe që ne nuk jemi të këtuhit por jemi të ardhur? ( Një pyetje tjetër hasankaleshave të sotëm ; kur lindi kisha pravo-sllave , a nuk ishte turku ai që e ndihmoj këtë  “lindje “.? )
 
“Në vazhdim Kaleshi flet edhe për politikat islamizuese të turqve në Ballkan dhe vë theksin se bashkëpunimi i jomyslimanëve ballkanas me forcat armike kundër Perandorisë rezultoi në intensifikimin e këtyre politikave islamizuese, të cilat qëllim të vetëm kishin ruajtjen e paqes dhe qetësisë në rajon. “
 
Kush ishin jo muslimanet ? Kush ishte Europa ? Ju kujtohet Rrethimi i Vjenës ( 1679 ) ku shqiptarët ishin kryesorët si në numër të ushtarëve ashtu edhe të komandantëve , të cilët e luftonin  vetveten ?
 
 “Hasan Kaleshi në punën e tij  e “argumenton  “se si ardhja e turqëve në Ballkan ndaloi procesin e sllavizimit, latinizimit dhe greqizimit të shqiptarëve dhe sesi shqiptarët në Perandorinë Osmane u forcuan, u zgjeruan dhe i sunduan popujt tjerë të Ballkanit.” Sa naive , sa fëminore, sa poshtëruese  për kombin tonë ! Po kë e sunduam ne ? Po  ku u zgjeruam ne ? Po shqip nuk flisnim ne !
 
Mohimi i vetvetes ,të spjeguarit e vetvetes ( kombit) sipas rusëve është edhe ky « nderë «  që na bënë Hasan Kaleshi : « Kaleshi potencon se sistemi i administratës turke kishte traditë të lashtë në integrimin e fiseve nomade, siç ishin pak a shumë edhe shqiptarët e asaj kohe. «  Hej , hej të pëlcet tëmthi në bark !  ne paskemi qenë bredhës ( nomad ) dhe turku na kulturoi ??????
 
Një e vërtetë e gjithë punës antikombëtare dhe proserbe të Hasan Kaleshit është :
« Që nga ajo kohë, turqit i vendosën shqiptarëve kushtin e pranimit të islamit nëse donin të zbritnin në rrafshina. « 
 
Miq të nderuar ,ne po ikim nga Europa dhe brezi tjetër do ta kryen kokën ,por s`do të ketë dobi !
 
Fahri Xharra,12.07.17
Gjakovë
Shperndaje ne
Updated: 3 Qershor, 2017 — 18:28

The Author

Fahri Xharra

1 Comment

Add a Comment
  1. HEU,LARGIMI I HESHTUR I SHQIPTARËVE NGA EUROPA;EU,VARGIMI I RRESHTUR O I
    SHKRIPZARËVE,EU-KOPA,HOPA,EUOPA;PO VALLË,SIÇ E DIJMË,PELLAZGO-ILIRO-MBARË
    SHQIPTARIA;ZO’DIÇ QE VIJMË,DHE PRIJMË,SI ZANAFILLË,DRANAFILLË;SI FARA MË E
    MBARA,MË E PARA,MU DJEPI I CIVLIZIMIT,OU,KEPI I HIMNIZIMIT,MË TË MIRË,PËR
    DESHIRË;TË KULTURËS,STRUKTURËS,GJENËS MË GJENIALE,KRENËS MË KERNIFALË,OUUU,
    TË ARRITURAT MË TË LARTA,MË TË ZJARTA;SHKENCORE,MBARËNJERËZORE,O,ATË FETARE,
    ATDHETARE;SI ZOT,PËRJETË MOT,GADISHULLI,AH,ISHULLI,PELLAZGO-ILIRO-SHQIPTARE;
    DUKE U SHTRIRË,PRIRË,NË TRI DETËRA,MË TË VJETËRA,OR TËRËLASHTA,STËRLASHTA,O,
    QE DUKE MBJELLË,SJELLË,MBARË TRADITËN,PARGDRITËN,TRIMËRINË,HIMËRINË,OR,EDHE
    HYEGJENDARËN,KRYLEGJENDARËN,ÇLIRIMTAREN,FITIMTARËN;SI EDHE ADN-N EDHE ABC-N
    MË TË PARË,DUKE LËNË MBISHKRIMET,RISHKRIMET,HIROGLIFET,FIRO-GRIFTËT,OH,TË
    QYTETARISË,HYRTE-PRAN-PRISË;QE NGA RIFILLIMET,RIMBISHKRIMET NEPËR MURE OR
    GURË,QE NGA ANTIKA,GALAKTIKA,TËRLASHTË,STËRLASHTË,POR,NGA XHELOZIA,OUUU-OH,
    NGA SHQERO-MRIA,DJALLI I BIR DJALLI,QE NA KALLI,NXIR STRALLI,MALLI;O,PËR
    GRABITJE,TRANDVRITJE;PËR OKUPIM,UZURPIM,PËR MASHTIME,RASHKRIME;ARDHACAKË,OR
    GARDHALAKË,Q’NA OKUPUAN ME KISHA O PISHA,PASURI O TRASHËGIMI,DUKE NA PRISHUR
    O TRISHUR,EDHE KOMBIN,DUKE NA SJELLUR,PJELLUR KOBIN,KORBIN;PËR ÇFARROSJE OR
    TOTALE,ÇVARROSJE GLOBALË;QE TË NA HUMBEJ FARA,MË E MBARA,PORSE;JO,JO,JO;OUUU
    SHQIP SHQIPJA NUK DO HUMBET,NUK DO TUNDET,NUK DO MUNDET;PORSE,SI PËRJETË MOT
    EDHE SOT,DO GJEGJI I TERË ATDHEU,MU KRYLEGJENDA GJERGJI-KASTRIOT-SKËNDËRBEU
    BASHKA-DASHKA ME HYREGJENDARIN OUUU,KRY UÇK VETË ADEM KRYLEGJENDARIN;TERË DO
    TË NA KTHEJË,RRËFEJË,MBËRTHEJË,SHPËRTHEJË;QE DO PERGJEGJËN,NDËRGJEGJËN,OUUU,
    PËRNJEHERË,TERË NJË VLERË,TË SHTATË PALË QIELLI,TË SHTATË KONTINENTË,OREEE-O
    TË SHTATË PALË TOKË;AHIII,TË SHTATË VALË OJ LOKE;OREE,NË RREZATIME,AH-MOREEE
    BREZATIME,TË SHTATË VALË DIELLI;QE TË NA RIGUFI,TRIUMFI,MË E SHËNJTA,OREE-OH
    MË E SHTRËNJTA,VËLLAZËRO-RIHIRO-FARË SHKRIPKA VËRRIA;AU,PELLAZGO-ILIRO-MBARË
    SHQIPTARIA;OREEE,PELLAZGO-ILIRO-MBARË SHQIPTARIA!!.TË FALA mORE,NJË REFUGJAT
    LUFTË NGA KOSOVA NË USA.VETËM NJËRI NGA DHJETA MILIONË,GADI TERË SHQIPTARIA,
    QE NGA KËSO,PËSO,BANDA,TRANDA,NËN DHUNË,FURTUNË,NA PËRZUNË;PAKTHIM,OOOH,PËR
    AMSHIM;PORSE,ARRITËM,JA MBËRRITËM;MOMENTËT DEMOKRATIKE,KONTINENTËT OOOH-ORE
    MËMOANTIKE;QE RIKTHEHMI,RISHPREHËMI,RIPREHËMI;PËR RIBASHKIM,RITRASHËGIM,ORE,
    RIATDHESIM;TERË RINGRITJE,RILINDJE,MBARË KOMBËTARE,OUUU,MBARË SHQIPTARE!!.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.