Në vigjilje të ngjarjes historike që i trandi qendrat e vendosjes së politikës evropiane madje dhe asaj botërore
LIDhJA E PRIZRENIT
(Një njgjarje historike me të cilën mburet çdo shqiptar që frymon e mendon shqip)
Njëra ndër Besëlidhjet Shqiptare nga më të rëndësishmet për ekzistimin e kombit shqiptar, s’do mend se, është Lidhja e Prizrenit. Ky do ishte themeli më i qëndrueshëm mbi të cilin do të ndërtohej kalaja me emrin ShQIPTARI, e cila do kishte dyer dhe dritare në katër anët e botës! Hyrja në ato dyer do të bëhej me trokitje ndërsa shikimi në horizont, nga dritaret, do të ishte i papenguar!