Balena e kaltër , rreziku i ardhshëm i vetëvrasjeve kolektive

“Arrestohet ideatori i lojës vrasëse ‘Balena Blu’ që i mori jetën dhjetëra të rinjve. Megjithatë, shkruajnë më tej mediat e huaja, Sidorov nuk është i vetmi administrator i lojës vetëvrasëse që është arrestuar. Ndonëse fillin e ka në Rusi, popullariteti i saj është përhapur përtej kufijve të Rusisë, me përpjekje për vetëvrasje që raportohen në Spanjë, Portugali, Francë dhe Britani. Kjo lojë tragjike e cila po qon drejt vdekjes shumë fëmijë në vende të ndryshme të botës tashmë po kërcënon edhe fëmijët tanë. ..dhe lajmi më i ri  ‘Balena blu ’ mbërrin edhe në Kosovë dhe në Shqipëri  “- lajme agjencish.
 
Ne ku jemi ?   A kemi shtet  dhe kemi shoqëri e cila reagon me kohë ?
 
Lajmi tjetër: “ Europol: Xhihadistët evropianë rekrutojnë kryesisht të rinj. Xhihadistët që përpiqen të kryejnë sulme terroriste në Evropë po përpiqen të rekrutojnë të rinj dhe shumë prej tyre janë gra si kurrë më parë, Në raportin e “Europol-it” thuhet se grupet xhihadiste janë bërë më të sofistikuara në përdorimin e rrjeteve sociale për të përhapur mesazhet e tyre dhe për të rekrutuar ndjekës. Shteti Islamik ka ulur frekuencën e prodhimit të videove ndërsa përpiqet të ruajë kontrollin mbi kalifatin e vetëshpallur në Siri dhe Irak. “
 
Pra ,ne si shqiptar si reagojmë ndaj këtyre risive vdekjeprurëse për rininë tonë .
 
«  Balena e kaltër «  thjesht nuk është një prodhim i një ideatori , por i shërbimeve më të errëta sekrete të botës, me qëllime të cilat ende nuk i dimë Balena Blu – është një provë e terrorizmit që rrezikon të ndërrojë formën ,pasi që si e tillë duket se pati sukses.
 
Shpërlarja e trurit , si metodë për deformimin dhe shkatërronin e një shoqërie nuk është e re. Ajo njihet shumë herët në histori . Por ne, s jemi të aftë t`i dalim për ballë ?
 
E lexuat lajmin e dytë : « se grupet xhihadiste janë bërë më të sofistikuara në përdorimin e rrjeteve sociale për të përhapur mesazhet e tyre dhe për të rekrutuar ndjekës. «  A do i kërcënon shtetet tona , ky llok i rekrutimit ? Sigurisht që po ,nëse ne nuk merremi  me popullin tonë ; nëse ne e injorojmë si fenomen shumë të rrezikshëm shoqëror. Kur të na del gjumi, bëhet shumë vonë .

 

Do të më dhimbsshin të rinjtë shqiptar që janë në mjegullën e mashtrimit , mashtrohen nga interesat e caktuara mu si ato të Plakut të Maleve, Alaudin i cili e ç’frytëzonin shpëlarjen e trurit për qëllimet e tija të shëmtuara : Nga libri “ Milioni “ i Marko Polos1254 -1324  ( botim i vitit 1963 ) , në faqet 43,44,45 mund të lexoni : “Për plakun e Maleve dhe si  krijoi ky parajsën dhe vrasësin”  nga libri “Milioni”:

« (1) Milice është vendi  ku Plaku i Maleve e ka pasë për zakon me banue qysh ne kohe te lashta. Tash do t’iu kallxoj  rrëfimin. (ashtu si e ndëgjoi Zotni Markoja prej shume njerëzve) Plakun e kane quejtë Alaudin ne gjuhen e tyre. Ai dha urdhen qe me nji fare lugine, ndërmjet dy maleve, të ndërtohet nji park i bukur, ma i bukuri ne tanë boten. Ne ketë park kishte peme te te gjitha llojeve dhe pallatet ma te bukura ne bote. Te gjitha pallatet kane qene te ngjyrosuna me t”arte dhe te zbukurueme me figura zogjsh dhe kafshesh. Ketu ka pasë edhe tre gypa.  Neper njanin sish rridhte ujë, nji tjetër mjaltë kurse ne tjetrin, te tretin,, vene. Në at park rrinin djelmoshat dhe vashezat ma te bukura ne bote Te gjitha dini te kendonin bukur, t”u binin veglave muzikore dhe te kërcenin… Plaku i kishte bindë te gjithë se ishin ne parajsë.

Saraçenet e ketyne aneve besonin me te madhe  se kjo ishte parajsa e njimendët. Mirepo n`at parajse ka munde me hy vetëm ai te cilin Plaku donte ta bante kriminel. Hymjen e kopshtit e mbronte nji kulle aq  e forte, sa askush ne bote nuk pati munde me e pushtue.
 
Ne pallatin e vet ,Plaku kishte djelmosha te zgjedhun dymbedhjet vjeçar  per te cilet mendonte se  do te baheshin burra guximtare. Mirepo, kur deshte ti shpiente ne park, i mblodhi nga kater , nga  dhetë dhe nga njizet dhe dha urdhen qe t”u jepnin opium, prej te cilit fjeten tri dite plot  pa u permende. Atëhere dha prape urdhnin qe t”i shpinin ne park dhe t’i zgjonin ne kohe te duhun. Kur djelmoshat te zgjoheshin e te shihnin veten brenda  ne park dhe te verenin tane ato sende rreth e rrotull, kishin per tu binde krejtsisht se ishin pernimend ne parajse. Vashëzat ishin vazhdimisht me ta ne shoqni ne kange e ne defrime te shumta. Aty ne park i  kishin te gjitha ç”u donte zemra, prandaj së andejmi  nuk kishin pse te dilnin per qejfe te tybe. Plaku mbante nji pallat  te pasur dhe teper te bukur. Banoreve te asaj bjeshke iu kishte mbushe mendja se ishte ashtu sikur ju rrefeva..
 
Kur donte t”i dergonte djelmoshat ne ndonji vend tjeter, Plaku urdhnonte qe t”ia sillnin ne pallat. Kur djelmoshat zgjoheshin dhe e shihnin veten se jane ne pallat, habiteshin sa s’bahet dhe u vinte keq sa nuk shkonte ma, qe ishin jashte parajses. Menjeherë shkonin te Plaku tue besue se ai ashte profet i madh dhe i bijshin perpara me gjuj.  Ai i pyette:  “Prej nga po vini?”, Ata i pergjigjeshin: “Prej parajses”. Atehere i rrefenin per te gjitha ç”kishin pa mbrenda dhe i shfaqnin deshira te flakta per t”u kthye prape ne  “parajse”.
 
Kur Plaku  deshironte te vriste dikend, zgjidhte ate ma trimoshin nder ta dhe i jepte urdhen qe te vriste ate  te cili ia kishte ngule syrin. Ata e kryenin urdhnin me  andje te madhe per tu kthye prape ne parajse. Ne qofte se shpetonin me krye, ktheheshin te i zoti i tune. Po t”i kapnin,  ishin ne gjendje  qe te jepnin edhe jeten  me qe kishin besim se do te ktheheshin prape ne “paraje”. Kur Plaku donte te qëronte ndonji njeri, thirrte ndonjërin sish  dhe i thoshte:”Shko e kryeje ketë ose atë pune : Kjo ashte dëshira ime, me qe dua qe ti te kthehesh ne parajse”.  “Kriminelet”  shkonin dhe i vinin ne vend urdhrat e tij.  Nëse Plaku donte qe te vdiste dikush, ai kurrsesi nuk mund  te shpëtonte prej vdekjes. Po ju them se  këtij Plaku  i pagunin tagra prej frike edhe shumë mbretër. Kjo asht më se e vërtetë…….. “
 
Jemi shoqëri e organizuar në dy shtete , prandaj të kemi së paku mëshirë për brezat e rrezikuar ; të mos heshtim dhe të alarmohemi deri në pafundësi .
 
Ku janë prindërit , shkollat , mediumet ?
 
P.s . Pjesa e cituar nga Milioni i Marko Pollos (1) është në gjuhën e shkruar të viteve të 60 -ta . “ Milioni “ i përkthyer në gjuhën shqipe nga Stathi Kostari e botuar nga “Rilndja “ ,1963 në Prishtinë . Librin e ka të lexuar që në moshën 14 vjeçare. Ishte koha kur mendohej më shumë për brezat e rinj .

16.06.17 Gjakovë

 
Shperndaje ne
Updated: 16 Qershor, 2017 — 04:12

The Author

Fahri Xharra

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.