Kur do të vijë drejtësia për shqiptarët ?

Shkruan : Brilant Gashi


Nuk humbasin rrënjët tona (shkrimi #5)
 
Bota gjatë gjithë shekujve , është treguar djallëzore me ne dhe nuk ka lënë shqiptarin që të zhvillohet ashtu siç duhet . Dhe ky mos-zhvillim e ka dërguar popullin tonë në një humner pa-kthim ! Ky është momenti kur fillon edhe kjo errësirë e shqiptarëve nga Perandoria Osmane për të vazhduar më vonë tek shtetet ballkanike .
 
Me të kaluarën mund të mësojmë se si duhet të zhvillohet populli ynë në të ardhmen . Të kaluarën e kemi me dhimbje , por e ardhmja duhet të jetë në dorën e të rinjëve tanë . Ata kanë për detyrë që të mësojnë për masakrat e egra , që kanë bërë fqinjët tanë ! Pra , nëse nuk di historinë tënde , ti nuk mund të kesh një të ardhme , përndryshe mikun tënd mund t’a quash armik dhe armikun e quan mik .
 
Qëllimi i shteteve fqinje ishte : Të sekuestrohen të gjitha tokat e shqiptarëve , të shpronësonin të gjithë shqiptarët dhe më vonë t’i shpërngulnin në vendet e Azisë së Vogël , ku tmerri më i madh ishte , që fëmijët të asimiloheshin dhe të mos mësonin gjuhën e mëmës .
 
Nga ana tjetër Europa e “civilizuar” e asaj kohe , nuk kishte ndonjë interesim të madh për popujt e vegjël dhe në sy tanë , e lejonte që popujt e mëdhenj të na zhduknin apo siç është edhe thënia “Peshku i madh e ha peshkun e vogël” .
 
Lidhja e Kombeve mbylli sytë përpara masakrave sllave ndaj nesh . Komitetet e bashkuara të shqiptarëve , hartuan një memorandum për të hapur sytë e Lidhjes së Kombeve dhe për të bërë të ditur , ndikimin serbo-sllav në tokat tona .
 
Mund të përmendim nenin e katërt , të pestë dhe të gjashtë për të ditur se si Lidhja e Kombeve nuk kishte dijeni për masakrat makabre :
 
4.Plaçkitje të ligjëruara .
Kosova , vend kryekëput bujqësor … tani vuan nga një mjerim i tmerrshëm : fshatarëve dhe qytetarëve me kombësi shqiptare në përgjithësi bujq , u janë marrë tokat me pretekstin e zbatimit të ligjit agrar .
 
5.Emigrimi në masë i shqiptarëve të Kosovës .
Ky regjim i hekurt , i zjarrit dhe i plaçkitjes përbën faktorin kryesor të emigrimit në masë të popullsisë shqiptare në Turqi , i cili po kryhet në kushte të tmerrshme , duke u kushtuar jetën qindra familjeve e duke dënuar pjesën tjetër me një mjerim të patregueshëm .
 
6.Liritë kushtetuese .
Kushtetuta serbe , përsa u përket shqiptarëve të Kosovës , të Maqedonisë e të Malit të Zi nuk ka veçse vlerën e letrave të lyera me ar , për të mashtruar më mirë opinionin publik të botës së qytetëruar . Ajo është për shqiptarët njëlloj siç ka qenë kushtetuta e xhonturqve e vitit 1908-1918 për armenët .
 
Në një masakër duhet të ketë edhe dëshmitar , të cilët me sy të tyre e kanë parë horrorin , që ka mbizotëruar në trojet shqiptare për vite të tëra . Njëri ndër këta është edhe Trocki , kandidati për të udhëhequr ish-BRSS-në i internuar nga Stalini . Ai në kujtimet e tij , shpreh dhunën , vrasjet dhe masakrat që bënin serbët ndaj një popullsie civile , të paarmatosur dhe të varfëruar deri në palcë .
 
Miku i madh i shqiptarëve Leo Freundlich shkruan : Serbët masakruan 7 mijë shqiptar në një ditë të errët më 1912 . Ai përshkruan kronikat e gazetave europiane për krimet e forcave serbe ndaj shqiptarëve të Kosovës në vitet 1912 .
 
Në një artikull të publikuar në “Crusading” profesori Shiman , konstaton se “serbët janë duke bërë një luftë gjenocidi kundër shqiptarëve . Ata duan që t’a shfarosin tërë me rrënjë dhe degë” . (Leo Freundlich)
 
Dr.Leonte (një mjek rumun) shkruan : Një vajzë shqiptare 15 vjeçare ishte rrëmbyer dhe ishte dërguar në Kështjellën e Nishit . Ajo ishte e dyshimtë se ka ahudhur bomba kundër serbëve , të cilët kishin hyrë në Ferizaj . E gjora vajzë e vogël e cila ishte ngarkuar me krim i’u dorëzua ushtarëve serb në vend se të dërgohej në gjyqin ushtarak . Ushtarët i mëshuan në kafkë me dajak derisa i’a thyen kokën .
 
Po të njëjta skena të tmerrshme i përshkruajnë edhe “Daily Chronicle” , “Humanite” e Parisit po ashtu edhe “New York Times” .
 
Drejtësia do të vijë kur shqiptarët do të bashkohen dhe me një zë , të kërkojnë të drejtat e tyre në trojet shqiptare . Ajo ditë e bekuar , do të vijë shumë shpejtë dhe zoti do e dërgoj një pëllumbë korrier në letrën e të cilit shkruan ” Ju jeni të bashkuar , prandaj edhe drejtësia do të vijë për ju”.
Shperndaje ne

The Author

Brilant Gashi

Përgjithmonë Shqiptar ...

1 Comment

Add a Comment
  1. ËËËH,KUR TË VIE DREJTËSIA PËR SHQIPTARËT;HËËË,FUR E GRIE KREJTËZIA NGRERË OU,
    SHTIPFARËT;POSI,OR SI;GJËRSA,NDËRSA,E DIJMË,TEK NDIJMË;SE LIRIA AS PAVARËSIA,
    RIBASHKIMI DHE RIATDHESIMI,RINGRITJA DHE RILINDJA;NUK NA SJELLIN,AS MBJELLIN,
    JO;TË PAÇME,A,GAÇME;AS NGA QIELLI,AS NGA DIELLI,JO,AS NGA NËNTOKË AS MBITOKË,
    OH,MOJ NENËLOKË,OUUU,GJENË TOKË;A VETË I MADHI ZOT,SI PËRJETË MOT,EDHE SOT,OU
    Q’NA MBOLLI,NA SOLLI,MU TRADITËN,AGDRITËN,PRAGRRITËN;MU NDËR KRYLEGJENDA,OUUU
    HY-REGEJNDA,O,GJEGJI EDHE SOT SI PËRJETËMOT,MU KRYLEGJENDARË GJERGJI-KASTRIOT
    SKENDËRBEU;BASHKA,DASHKA KRY UÇK OR HYREGJENDARIN OUUU ADEM KRYLEGJENDARIN,OR
    DUKE RIPERSERITUR,RITERSENGRITUR,NËN FJIJIMTARINË,KRIJIMTARINË;MBI NJERËZORE,
    PRI BREZORE;TEK RIGUGOJË,RITRIUMFOJË,BERË SHTATË KONTINENTË;SHTATË PALË TOKË,
    SHTATË PALË QIELLI;SI DHE,SHTATË VALË OJ NENË-LOKË,OUUU,EDHE SHTAT VALË OREEE
    DIELLI;QE DO RREZATOJË,BREZATOJË,RIKTHIMIN,RIZGJIMIN,TERË NAMËS OU FAMËS,MORE
    TË RINGRITJE,RILINDJES,KE RIBASHKIMIT,RITRASHËGIMIT;TË SHTATË COPA,OHA,SHTATË
    GROPA,GREMINË-DREMINE;TË PA FUND,QE NA TUND;SI VULLKAN,KULLGJAN,O ÇDO RUNDË,O
    MUNDË,TERË FAQEZEZA,PLAQE GRERZA,MASAKRIMET,KASAPRIMET,NGA KASAPËT,STRAPËT,OU
    TË KATRANIZMIT,KANIBALIZMIT;QE NUK DINË,NDIJNË,AS TË NGOPËN AS TË KOPEN OUUU
    ME GJAK OR PRAG SHQIPTARI;AHIII,ME GJAK OR PRAG SHQIPTARI!T’FALA NJË REFUGJAT
    LUFTË,VETËM NJËRI NGA TROJET-PLOJET MBARË SHQIPTARE NË USA ÇSHTATË KONTINENTË
    OR,QE NËN DHUNË,PËRDHUNË,FURTUNË,NA PËRZUNË;PA KTHIM,PËR AMSHIM,PORSE,OH,NDËR
    MOMENTË DEMOKRATIKE,KONTINENTË MËMO-ANTIKE,RIKTHEHËMI,RISHPREHËMI,RIPREHËMI,O
    PËR RINGRITJE,RILINDJE,RIBASHKIM,RIATDHESIM,RIAMSHIM,RITRASHËGIM,OUUU,MBARË
    KOMBËATRE OREEE,MBARË SHQIPATRE!!.

Lini një Përgjigje te DY POPUJT MË TË VJETËR NË HISTORI Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.