Turqia mike e Serbisë dhe e Rusisë

“Do të vijnë mbas nesh fëmijët tanë e fëmijët e fëmijëve tanë dhe ata do të flasin për ne, ata do të gjykojnë për ne- Breznitë veprat i gjykojnë  (Esad Mekuli , 1954 në poezinë e tij “Gjykimi”.)

Si ndodhi që në lirinë e dhuruar nga zoti dhe miku të e mallkojmë vetveten ?

“Përderisa një shtresë e madhe e të mashtruarish me frymën ekstremo-islamike , ( e cila është vetëm për të keqen e kombit shqiptarë ) nuk e kuptojnë që janë viktima të agjenturave të juaja e kemi pak vështirë. E kemi shumë vështirë , sepse vetëm në Kosovë në çdo 13,5 km katror e kemi një tempull që vjellë pa nda antikombëtarizëm . Shqiptarët e mashtruar duhen ta dinë ( krerët e të mashtruarve dinë ) që këto janë plane serbo -turke në koordinim .( fxh ) “

“Agjentura serbe ia arriti qëllimit qe me miqtë e saj turq e arab te ndërtojë qindra xhami dhe medrese ne territore ku jetojnë shqiptaret. Ia arriti qëllimit qe nëpërmjet miqve te saj ti fanatizojë shqiptarët e ti prezantojë ne sytë e evropianeve si islamike radikale xhihadistë.” Serbisë i intereson influenca turke . Ishte kështu edhe në kohën e Nikolla Pashiqit , edhe në atë Rankoviqit e fatkeqësisht edhe sot e kësaj dite.” – porse neve i mbyllëm sytë për një grusht parash.”

“Presidenti i Turqisë Recep Tayp Erdogan, ka thënë se ideja e bashkimit të Shqipërisë, Maqedonisë dhe Kosovës në “Shqipërinë e Madhe” mund të jetë e rrezikshme.”  “Erdogani flet për ‘Shqipërinë e Madhe’: Kujdes mund ta shndërroni në Sirinë e dytë !”

Tek e fundit “Ju faleminderit Zoti Erdogan për këtë ,se paku tani do te jemi rehat nga premtimet fallso te disave, se paku tani nuk do të  na çajnë kokën disa harama shqiptar . ” Ju faleminderit qe e treguat te vërtetën e mashtrimit tuaj që 17 vjet ! ( fxh )

 

“ Ishim- turq, dreqen me bishta, ishim-raje qe t’hiqet në vargoj të mjerimit te perbuzur-shiftarë !” ( E.M) Ai e ndjente një ngazëllim , dhe e dinte që do të vjen një kohë edhe më e mirë për shqiptarin. Ishte guximin e madh që të thuhej atë që e ndjefshim , nuk kishim rënë në grackën e mashtrimeve serbe, përkundër kohës shumë të rrezikshme për shqiptarët në Jugosllavi – paramendoni viti 1954 !

Kurse sot  në Kosovën shtet të pavarur : “ U bëmë turq dhe turq elhamdulula !”- dhe “ një kohë edhe më e mirë për shqiptarin “ e cila erdhi e pshurrem.

“Turqizimi i shqiptarëve pas 1999-tës nuk është dukuri natyrale, por program qeveritar serb, është plan për ti treguar Evropës se shqiptareve nuk u intereson as kombi e as gjuha dhe nuk janë gjë tjetër veçse islamikë radikale qe nuk kane asnjë dallim prej terroristeve te ISIS. Fale diplomacisë serbo-ruse dhe shërbimeve te tyre sekrete ky plan është sot ne zbatim te plote. Neo-otomanistet nga ana tjetër ndihmojnë ne zbatimin e këtij plani duke përdorur paratë e arabeve. “- Të falemi nderit Rexhep Tajip Erdogan sepse së paku do të kthjellemi pak dhe nuk do t`i besojnë buzëqeshjes së ujkut .

Turqia dhe Serbia e përdorin politikën e njëra tjetrës në interesin e tyre. Turqisë i intereson që Serbia të rritë presionin e saj mbi shqiptarët me forma të ndryshme, qoftë me deklarata nga politikanët serbë, qoftë me veprime të administratës serbe.
Dhe ja kur erdhi në Kosovë . Erdogani ai tha shprehjen e tij të famshme Kosova është Turqi dhe Turqia është Kosovë.

Me fjalë të tjera kjo përkthehet , Ne jemi këtu për ta shpëtuar Kosovën . Ndërkohë që shumë kosovarëve iu bë qejfi për këtë, në Shqipëri reagimi ndaj kësaj shprehjeje ishte i dobët, vumë re ama një reagim fals nga ana serbe ku politikanët serbë dolën hapur duke thënë Kosova është Serbi. Na kujtuan pra edhe një here që ndodhemi nën rrezikun serb.

“Serbisë i intereson që të përdorë influencën turke me qëllim fanatizimin fetar të kosovarëve. I intereson që këta të fundit të vetë identifikohen si turq dhe jo si shqiptarë, të kenë sa më shumë lidhje me Turqinë e sa më pak me Shqipërinë. Kjo sepse kush e di se çfarë të zezash planifikon për të ardhmen. Turqia nga ana tjetër (neo-otomanistët) duan të përdorin fenë myslimane si armë politike për të ardhur afër Kosovës.

Pyetja është ne çfarë bëjmë në këtë mes ? Cili është pozicioni shqiptar në mes të këtyre dy poleve antishqiptare ?

Lejimi i hapjes së qindra medreseve e ndërtimi i qindra xhamive do të thotë se plani turko-serb po punon për mrekulli. Fanatizmi fetar i shqiptarëve është në zhvillim e sipër dhe në rrugë të mbarë. Më shumë xhami sot ka Kosova se sa vetë Arabia Saudite nga ku myslimanizmi lindi.

Nuk ka rëndësi që e fituam Luftën e Kosovës në 1998-99. Tashmë po humbasim paqen.

Fahri Xharra, 21.06.17 Gjakovë

Shperndaje ne

The Author

Fahri Xharra

2 Comments

Add a Comment
  1. FRYMA ATLANTIKE

    Regjimi i egër
    Lëkundët e tundët
    Në ujra të zeza
    Gjithnjë po futët
    Kali i Trojës – Rusi
    Quku i vogël Serbi
    Otomani –
    Sulltan Erdogani
    Endrrojnë
    Adriatikun
    Fryma atlantike
    Arriti si era
    Na dhuroi shpresa
    Erdhi si pranvera
    Një shkëndijë hyjnore
    Nga lart na erdhi
    Për ne fe dhe Zot
    Eshtë dhe do të jetë
    Gjithmonë Amerika.

    Nga Halil Preniqi

  2. ËËËH,TURQIA MIKE E SERBISË DHE RUSISË;HËËË,TRUQGRIA SHKIE E VERBERISË EDHE
    PUSISË;OUUU,TURQISË,RUSISË;MOREEE;TRUQISË,PUSISË;MË KUJTOHEJ NJË RAST,OR,MË
    PËRKUJTOHEJ ZIJË BAST;QE NË LUFTAT PA NDËRPRE VETËM NE,SHQIPTARËT OH,KUNDËR
    PERANDORISË TURKO-OSMANE,QE NGA KRYLEGJENDA SKENDERBEJANE,QE THEU KRYPERA-
    NDORITË TURKO-MUSLIMANE,DHE,RIKTHEU FAMËNE O NAMËN HYREGJENDARE,KRYLEGJENDARE
    PELLAZGO-ILIRO-SHQIPTARE;EDHE,KUR EUROPA SI SHTRIGË,MË E LIGË,ME KLANE-PLANE
    FASHSITE,DRAZHISTE;RUSË OJ PUSE,ME MARRËVESHJE,VARRËRESHJE,DUKE COPËTUAR,OUUU
    ROPËTUAR,TROJET SHQIPTARE,DUKE UA FALUR,PA NDALUR,FQINJËVE MË TË KËQINJËVE OU
    ALEATË TË RUSO-PUSO-SERBO-GJERBO-GREKO-VDEKO-SLLAVISË-SHKAVISË;EH,KUR TURQIA
    NË ALEANCË ME RUSINË-PUSINË,BURGOS PRYIDOLOGUN E LIDHJES MBARË KOMBËTARE OREE
    SHQIPTARE Z.ABDYL FRASHRIN,DHE NË BURG TË PRIZRENIT FUTIN BASHKËPUNËTORIN MË
    TË MIRË TË Z.ABDYL FRASHËRIT,GJËJA TË HEQ DORË NGA RIBASHKIMI O RITRASHËGIMI
    MBARË SHQIPTARISË;A,Z.ABDYL FRASHËRI PO THOT:AHIII,MORE I MJERI,NDJERI MIK,PO
    POSHTË PASKE RENË,QE NUK DO ARRIMË AS TË MBËRRIMË,KURRSESI,QE TË RINXJERRIM O
    RINDJERRIM,NGA TRADHËTIA MBARË KOMBËTARE,MBARË SHQIPATRE;SI DHE,EDHE OH,PËR
    SHPALLJEN E PAVARËSISË 1912 IDEATORI KRYESOR Z.HASAN PRISHTINA SËBASHKU ME
    ISMAIL QEMALIN,NË PARLAMENDIN E STAMBOLLIT,NJË TURKOFIL IA QETË KËMBËN O,Z.
    ISMALI QEMALIT DHE,RRËZOHEJ NË PARLAMEND TURK NË STAMBOLL,VETËM PSE PO KERKON
    LIRI O PAVARËSI MBARË KOMBËTARE SHQIPATRE;A,Z,HASAN PRISHTINA ME SHQIPTARË QË
    SHPËRTHEN NJË RRAHJE MASIVE NË PARLAMENT;EDHE VETË HASAN PRISHTINA DEL OR QË
    DONTE T’I ÇEROJË HESAPËE ME ATË TURKOFIL POR,QE VETË Z.ISMAIL QEMALI OH,NUK E
    LEJOJË QE TË VRITEJ NË DYLUFTIM HASAN PRISHTINA;SEPSE,THOT SE TI DO NEVOITESH
    KOMBIT,PËR SHPALLJEN E PAVARËSISË MBARË KOMBËTARE,MBARË SHQIPTARE;SI DHE,EDHE
    NË LUFTËN E FUNDIT PËR DORËZIMIN E TROJEVE SHQIPTARE-MALËSINË E MADHE OH, MË
    ULQININ,QE SHQIPTARËT LUFTONIN KUNDËR TRUQËVE;A FORCAT E EUROPËS SHTRGË OH,MË
    TË LIGË,QE PRITNIN NË ULQIN,GJEMDJE GADISHMËRIE,A,NËSE FITOJNË SHQIPTARËT OU
    KUNDËR TURQËVE,ATËHERË EUROPA TË I SHKATËRROJË SHQIPTARËT,DUKE UA DORZUAR OU
    TROJET TONA SERBO-RUSO-JUGOSLLAVISË,SI DHE KUSHT PËR TURQINË,QE NËSE NUK IA
    DORËZON MBI 80% TROJE SHQIPTARE RUSO-SERBO-GREKO;OU,PUSO-VERBO-VDEKO-SHKAVISË
    ATËHERË,DO TË I MERREJ PENG TERË STAMBOLLI NGA RUSIA;ËH,TANI EDHE LUFTËN OUU
    ÇLIRIMTARE UÇK,QE MARRËVESHJET,VARRERESHJET,MË KATASTROFALË,MË KANIBALË,O,PËR
    NDARJEN,PËRÇARJEN,TERË SHQIPTARISË,SHKRIPKA VRRISË,DHE,ME PLANIN,KLANIN O,MË
    FASHIST,DRAZHIST,85% PRO RUSO-SERBO-SLLAVE;A,DIALOGU,GRIA-SHOKU,PAKUSHT AH O
    TARAPUSHT;SI DHE,NDRRIMI,SHNDRRIMI,I FLAMURIT ME HIMNE,TRAGURIT MË TRIMNE,SI
    DHE,MBARIMI,ZJARRTIMI,I KISHAVE ORTODOKSE DHE XHAMIAVE TURKO-MUSLIMANE,SI DHE
    HUMBJA,SHKRUMBJA E IDENTITETIT O INTEGRITETIT MBARË KOMBËTARË SHQIPATRË OUUU,
    SI N’ATË KOSOVAR-TROZOZVARË,SHI,KOMBI-KORBI-KOBI MUSLIMAN-TURKISTAN-BOSANACËT
    OR KOSAVRACËT,GJËJA,PREJA TA HUMBIM,SHKRUMBIM,PËRKATËSINË MBARË KOMBËTARE,OUU
    MBARË PELLAZGO-ILIRO-SHQIPTARE,QE KËSO,PËSO,BESO;DIHEJ,NDIHEJ,SE JANË OH,NJË
    DINAKËRI,GRILAKËRI,QE TA HUMBIM,SHKRUMBIM,MBARË MIQËSINË,BIRËSINË;PËRKATSINË
    PELLAZGO-ILIRO-MBARË SHQIPTARINË,OUUU,VËLLAZËRO-RIHIRO-FARË SHKRIPKA VRRINË;
    KËTE DJEP,CEP ME CEP,CIVLIZIMIT,HIMNIZMIT,MË HUMANITARE,LUMJA O LEGJENDARE,OU
    ZANAFILLAT-DRANAFILLA,ME GJENË O KRENË PRO PERENDIMORE,EUROPIANE MOJ MJERANE,
    SI DHE FARË,MË E MBARË;OREEE,ALBANO-SHKRIPFARE,OUUU,AMERIKANE-SHQIPATRE!!.
    TË FALA NJË REFUGJAT LUFTË NGA KOSOVA NË USA.VETËM NJËRI NGA DHJETA MILIONË
    OU,GADI TERË SHQIPTARIA-SHKRIPKA VRRIA,QE NGA KËSO BANDA,TRANDA,NËN DHUNË OH
    PËRDHUNË,NA PËRZUNË,TERË MOLKOTËË,STERR-FERR GOLGOTË,PA KTHIM,PËR AMSHIM,AHU,
    RRUGËVE TË BOTËS,MURGËVE GOLGOTËS,PORSE,MOMENTË DEMOKRATIKE,KONTINENTË OREEE,
    MËMO-ANTIKE;QE RIKTHEHËMI,RIPREHËMI,RISHPREHËMI,RINGREHËMI,PËR RIBASHKIM,OUUU
    RITRASHËGIM,RIATDHESIM,RIAMSHIM,TERË RINGRITJA,PËR RILINDJE,MBARË KOMBËTARE,
    OUUU,MBARË SHQIPATRE!!.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Bashkimi i Shqipërisë © 2014 Bashkimi i Shqiperise
Show Buttons
Hide Buttons