NE DhE PROJEKTI KARDINAL
Suksesi para le të mbaj’
Për këtë nismë të mbar’
Që ka çelur si lulja në maj
Ribashkimi i jonë Kombëtar!
Ribashkimi ynë real po bëhet
S’ka pengesë dhe që e ndal
Diçka që nis prapë nuk zhbëhet
Ne dhe projeki ynë më kardinal!
Udhëtojmë bashkë ne qyshkur
Një mendim në trup dhe hije
I mba me vete nën lëkurë
Dëshirë, guxim edhe dije!
BALADë PëR CAMëRINë
Nga vatrat autoktone
Të dëbuan Camëri
Ah Camëri Camëri
Shikoj hartën
Gadishullin Ilirik
Gjeografinë Shqiptare
Atdheun e coptuar
Nga Piromanët
Kuajt e drunjët Grekët
Trojën e tradhtuan
Gjenezën tonë Pellazge
Camërinë e dogjën
Shpresoj – një gjak
Një gjuhë e një kulturë
Na bashkon
Eshtë ngulitur
Dashuria në ty
Do të vimë
Ta e thithim atmosferën
CAME – CAMëRI
Na bijët e tu të Arbërit
S’do të heshtim
As duarkryq s’do të rrimë
Nga Halil Preniqi .