Daorsoni i Daorsëve dhe shqiptarët e sotëm

Jo rastësisht u futa në literaturën kroate për ilirët, edhe literatura boshnjake është shumë e pasur, kurse ne ; kurse neve aq na bënë se kush ishim . Njeriu i sotëm në Kosovën e lirë dhe në Shqipërinë e pa varur nuk di se kah të anojë ,se çka të lexojë . Kemi vetëm mjegullinë informative , ku se cili dezinformon për “hesapin “ e tij varësisht se cilit lob i takon. Kritikohet Erdogani ,arsyetohet Erdogani . Shahet Skënderbeu ; hoxhallarët mallkojnë edhe historinë edhe heronjtë kombëtar , palla nuk iu ha. Të tjerët mbesin gojë hapur. Kah t`ia mbajmë? Njëri premton bashkimin kombëtar , tjetri kërcon se do e ndërtojë xhaminë në Prishtinë pa leje të askujt. Luaje mace kryet e buallit nëse mundesh në Kosovën tonë .
 
E gjithçka sillet rreth asaj që të harrojmë se kush ishim; të fiket krenaria. Jo vetëm se kush ishim , por ne nuk duam të dimë edhe se kush jemi. Aq na bënë !
 
Daorset , një fis ilir që jetonin në një territor të shkëlqyer sot nuk janë më. Aty është Hercegovina , Aty ka vetëm gjurmë të së kaluarës , gjurmë të cilat po ruhen me xhelozi nga Hercegovasit.
 
“Legjendën e Ilirëve e tregon Apiani: “Iliri, biri i Polifemit dhe i nimfës Galatea. Bijtë e Ilirit qenëEnkeleu, Autari, Dardani, Medi, Taulanti, Perrebi, kurse vajzat qenë Partha,Daortha, Dasara, nga kanë rrjedhur taulantët, perrebejtë, enkelejtë, dardanët,parthinët, dasaretët dhe darsejtë. Thonë, se Autari pati për bir Panonin ose Paionin”.Është një legjendë e mbledhur në kohën e sundimit romak e nuk jepet në formën e saj të mirëfilltë, zanafillore. Megjithatë, me rëndësi është fakti, se teilirët ishte e gjallë vetëdija mitologjike e prejardhjes nga një stërgjysh i tejlargët, i përbashkët, nga një “njeri i parë”. Interesant është se ky njeri “demiurg” i fiseve ilire lind nga hyjni, që lidhen jo rastësisht me detin.
 
Si Polifemi, ashtu edhe Galatea lidhen me hyun e detrave. Pra, Iliri është bir i mjedisit dhe i kultit detar. Kulti detar te ilirët nuk ë shtë i lidhur vetëm te emri i Redonit, por edhe në emra të tjerë hyjnishë ilire. Iliri, si eponim i popullit ilir, është nderuar në mënyrë të posaçme, posi e qysh nuk e dimë̈. Disa dijetarë kanë parë në emrin e Ilirit një rrënjë ”illo” me kuptimin “kthehem, mbështillem”, pra të gjarprit ktonik. Tek hetitët indoevropianë gjarpri është quajtur Ilurjanka, që e lidhin dhe me emrin e Ilirit. Të tjerë̈t e shpjegojnë si emër të banorëve të “lumtiIller” (degë e Danubit). Pavarësisht nga shpjegimet e karakterit filologjik, etimologjikisht emri i Ilirit është ai që ka emërtuar si asnjë̈ emër tjetër bashkësinë e madhe të fiseve ilire “
 
“Erdogani asnjëherë nuk tregoi dashamirësi ndaj shqiptarëve. Herën e parë kur e vizitoi Prishtinën, e përuroi xhaminë që ishte ndërtuar mbi rrënojat e kishës katolike shqiptare, aty ku treqind vjet më parë u varros Pjetër Bogdani i madh. Herën e dytë nga ish kryeqyteti i Shqipërisë, Prizreni tha se Kosova është Turqi.” Pra , ne kush jemi ?
Turqia e shqiptarizoi Kosovën sipas Hasan Kaleshit shkruan Merxhan Ademi.
 
 
Për daorset do te flasim më gjatë një herë tjetër .
 
Ishim kush ishim, kush jemi sot dhe si duhet të jemi ?
 
Kampioni Mark Juncaj thotë: ” Të jesh shqiptar do të thotë të jesh të jesh kampion. Si komb kemi një forcë nga brenda që ia tejkalon të tjerëve. Unë kam lindur shqiptar dhe i dua shumë shqiptarët. Me të vërtetë nuk ka më mirë se të jesh shqiptar. E dua kulturën time shqiptare dhe shqiptarët. Ka aq shumë kuptim po edhe përgjegjësi të qenurit shqiptar. Ne jetojmë, ne duam, ne ecim para! Jemi rritur si komb dhe kemi treguar çdo të thotë të punosh shumë dhe të jetosh një jetë me qëllim. Vlerësoj më tepër nga kultura shqiptare mundësinë dhe vlerat për të dashur miqtë, familjen me gjithë zemër, dashuri dhe mikpritje. Nuk mund ta përshkruaj me fjalë dashurinë dhe respektin që kam për shqiptarët dhe kombin shqiptar. Dua të jap kontributin tim ndaj komunitetit shqiptar.”

24.06.17 Gjakovë

Shperndaje ne
Updated: 24 Qershor, 2017 — 04:54

The Author

Fahri Xharra

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.