Nëno, po na e shajnë Gjergj Fishtën !

Oh nëna e jonë sa më dhembje të madhe të shoh ! E di që je nënë e mirë, e madhe dhe shpirtgjerë; por shpirtgjerësinë tënde po keqpërdorin bijtë tu ( jo ,të gjithë )
 
Nëno ,po na e shajnë At Gjergj Fishtën ! Na e shanë edhe dikur , dhe na i thanë edhe tradhtar. Nëno, më fal po të rrëfehem me kaq dhembshuri, por nuk po kam se kujt t`i ankohem . Internacionalistet komunist, kanë ngritur kokën. Nëno , si ke mundur të lindësh  kësi lloj shëmtirash intelektuale, të cilët i janë shumë besnik  mohimit kombëtar ?
 Nëno , e di që e kemi një plep të gjatë që rritet në fëlliqësirën  gjithëshqiptare dhe e quajnë Mustafa Nano ? Nëno ,ke halle shumë ! Ke halle shumë dhe s`mund t`i vjen rreth të gjithë të pa fytyrëve që të plagosin?
 
Nëno , nuk kam çajre pa të treguar se një farë Nano me emrin Mustafa po na fajëson se ne po e prishim “bashkim -vëllazërimin” ballkanik .
 
Të tregoj nëno, që ky farë plepi me rrënjët në m…t e paska kopjuar një fjalim të Enver Hoxhës në Pleniumin e IV të rinisë komuniste dhe të botuar  në gazetën “Bashkimi” të datës 22 gusht 1947 dhe nga ai fjalim e ka shkruar një libër :  “…Dashuria e popujve të Jugosllavisë e mareshalit Tito dhe e gjithë udhëheqësve të Jugosllavisë për popullin shqiptar është shumë e madhe. Ne kemi fatin e madh e të lumtur që kemi në kufirin tonë të veriut një aleate e nje mike kaq të fortë, kaq të sinqertë siç është Jugosallavia…..
 
Po të studjojmë historinë e vërtetë të popullit tonë dhe jo atë të shkruajtur prej agjentëve të imperializmit, do të shohim se populli ynë, pa qenë një popull sllav, ka pasur një lidhje të ngushtë dhe të përzemërt me popujt sllavë.
 
Kurdoherë që krerët feudalë të Shqipërisë si Ballshët (Balshajt  ) e të tjerë, kanë qenë në aleancë të mirë me sllavët e jugut që kanë pasur përkrahjen e malësorëve….Çdo gjë e lidhte popullin tonë me sllavët e jugut, jeta zakoni, burrëria, lufta për indipendencën kundër të njëjtëve armiq…..Miqësia ka ekzistuar përgjatë shekujve e rrebeshesh në mes të popujve tanë dhe atyre malazezë.
 
Këtë miqësi nuk mund ta errësonte shërbëtori i imperializmit dhe i fashizmit italian, shovinisti At Gjergj Fishta me “Lahutën e Malësisë”, ku ai nga një vepër kusare të thjeshtë, kërkon t’i bëjë apologjinë shovinizmit më të tërbuar dhe ta ngrerë armiqësinë që nuk ka ekzistuar në mes të malësive të veriut dhe Malit të Zi, në një teori të çmendur…..Fishta dhe Vlladan Gjeorgjeviçi janë njerëz të po një shkolle dhe shërbëtorë të një ideje skllavëruese. Populli shqiptar dhe sllavët e jugut me malazezët e serbët në krye, nuk mendojnë dhe nuk ndiejnë si as si Gjergj Fishta dhe as si Vladan Gjeorgjeviçi. Poetët popullorë malazezë e serbë kanë shkuar me entuziazëm për trimërinë dhe bujarinë e shqiptarëve. Këngët autentike të malësorëve të Shqipërisë së veriut, këndojnë anasjelltas trimërinë dhe besnikërinë e malazezëve. Si mund të këndonte populli kësisoj kur ekzistonte një armiqësi siç kërkon ta përshkruajë At Gjergj Fishta e agjentët e tjerë të imperializmit. Populli shqiptar ka luftuar së bashku me popujt sllavë të jugut kundër Turqisë në Kosovë e gjetkë. Në kohën e Gjon Kastriotit dhe Skënderbeut, ne kemi pasur marrëdhënie të ngushta me këta popuj, ne kemi pasur krushqira dhe aleanca.”
 
Nëno moj bojkotoje këtë libër “vetëvrasës “ të Mustafa Nanos . Nëno moj edhe Mustafa Nano po ashtu sikur Enver Hoxha të mashtruar nga internacionalizmi serb na propozojnë “vëllazërim-bashkimin” modern duke e marrë “fajin “ mbi veti për të gjitha ato që kanë ndodhur në të kaluarën ; serbët e grekët na vrisnin porse na i paskemi pasur fajet sipas Mustafa  Nanos.
 
Nëno mos të shqetësoj shumë , se ke halle edhe më të mëdha dhe bisedën po e vazhdoj me ata shqiptar që ende në gjakun e tyre qarkullon gjak shqiptari.
 
Miq të nderuar , Mustafa Nanos po i ipet vlerë edhe nga historianët , edhe nga Pëllumb Xhufi që gjëja se  ai i guximshëm siç është ,dhe kësaj radhe  e paska marrë guximin të shaj Gjergj Fishtën për vargjet e tija antisllave.
 
Ja se çka shkruan Xhufi : “Në fakt, qysh në faqet e para të librit bindesh se qëllimi i autorit nuk është edhe aq i keq. ( Të jesh a mos të jesh shqiptar ? )
 
Nano merr përsipër një mision “mohues”, madje edhe “destruktiv”, por ky është një mision fisnik, pasi ka të bëjë me demontimin e miteve, me rishikimin (revizionimin) e disa “të vërtetave të gjithë pranuara”, por që nuk i qëndrojnë kohës e i bëjnë dhunë të vërtetës.
 
Sigurisht, shqyrtimi në mënyrë kritike i disa prej tezave kryesore të shkencave albanologjike, siç janë ato që kanë të bëjnë me origjinën e popullit shqiptar, me vazhdimësinë iliro-shqiptare, me marrëdhëniet e shqiptarëve me sllavët e me grekët, me gjuhën e kulturën e tyre, me procesin e islamizimit, me rolin e shqiptarëve në ngjarjet e mëdha politiko-ushtarake në rajonin e Ballkanit etj., është një ndërmarrje që kërkon guxim, e guximi nuk i mungon opinionistit  Mustafa Nano, njërit prej zërave të rrallë kritikë të gazetarisë shqiptare të periudhës së trazuar të tranzicionit post-komunist.
 
Pra”.. por ky është një mision fisnik i Mustafa Nanos, pasi ka të bëjë me demontimin e miteve”.
 
Miq të nderuar nëse më thoni që jemi në veti , unë nuk pajtohem me ju .
 
Nga Shqipëria presim një rol konstruktiv , edukues, shpresëdhënës por si duket ajo kohë as që do të vjen ndonjë herë .
 
Xhufi shkruan , e kuku për ne themi ne në Kosovë :  “Nuk është pa domethënie fakti që Mustafa Nano distancohet prerazi nga kori i intelektualëve hipokritë, kur guxon, si askush tjetër në këta 25 vjet lirie akademike e intelektuale, të kritikojë nervin antisllav të At Gjergj Fishtës në “Lahutën e Malcis”. Përballë vargjeve të poetit, vargje mjeshtërore, po ku janë tepër të ndezura tonet e ngjyrat e një armiqësie të hiperbolizuar e historikisht të papërligjur mes shqiptarëve e malazezëve, Mustafa Nano nuk përmbahet ta thotë açik mendimin e tij: “Vepra më e mirë e Fishtës meritonte një fabul më të denjë historike”.
 
Një mike e madhe më shkruan : “Populli ynë ka ngelur fëmijë, i pa rritur nga ana politike, ishte mësuar gati 50 vjet me një parti komanduese….populli ynë është mësuar me diktature, te bej atë, qe e komandojnë e demi me i madh është se ka ngelur në injorancë totale.
 
Mik Fahri! Ne e kemi te keqen nga vetja. Nuk u bëme kurrë një shtet i forte te mos kishim nevoje për “miqtë” qe i ngjan komplet miqësisë se ujkut me qengjin. Shteti ynë ehte i ndërtuar me lecka kukullash qe rrotullohen nga ti rrotullojnë. Po te ishim një shtet i forte moralisht, atdhetarisht nuk do lodheshim te vrisnim mendjen për planet e atyre qe s’kanë pushuar asnjëherë ne shekuj”. Dhe ,Mustafa Nano shkruan e shkruan .
 
Mjerë ne të gjithë !
 

02.07.17 Gjakovë

Shperndaje ne
Updated: 2 Korrik, 2017 — 03:33

The Author

Fahri Xharra

1 Comment

Add a Comment
  1. ËËËH,PO NA SHAJNË GJERGJ FISHTËN;HËËË,O NA VRAJNË BERGJ-TRISHTËN,DERGJ-ISHTËN
    POSI CA KLANE-PLANE FASHISTE,MË DRAZHISTE,MË GJENOCIDALË,MË ETNOCIDALË;OUUU-O
    TANIBALË;AHIII,MË KANIBALË;QE NGA GJELOZIA,THRRORGRIA,NGA LAKMIA,DALLGIA,OREE
    PËR ÇFAORRSJEN,ÇVARROSJEN,AH,MASAKRA,KASAPRA,GJENOCISDE,ETNOCIDE,KATASROFALE,
    AH,MË KANIBALE,QE NDËR SHEKUJ,ZERË TEMPUJ;TROJE-HOJE,PASURI-TRASHËGIMI,MORE O
    SI FILLI FILLIMIT,TFILLI TFILLIMIT;NGA ZANAFILLA,DRANAFILLA;BUM RACA,LUM BACA
    QE FILLOJË,TFILLOJË,ZHVILLOJË;TERË CIVILIZIMIN,HIMNIZIMIN O,PËRPARIMTARE,OUUU
    TERË KRENARIFARE,MË LEGJENDARE,REGJENDARE;KRYLEGJENDARE,HYEGJENDARE;KËTE DJEP
    OR KEP,TË SHTRESËS,SHPRESËS,BESËS;MË TË MIRË,MË DESHIRË;QE REFLEKTOJË,PERFEK-
    SOJË,DUKE BREZATUAR,RREZATUAR,TERË RINGRITJEN,RILINDJEN EUROPIANE,MOJ MJERANE
    PO EDHE BOTËRORE OUUU,MË NJERËZORE;PORSE,KUR DJALLI BIR DJALLIN;O,QE NA KALLI
    GRIR STRALLIN,DUKE NA FUTUR,MRUTUR,MBRËNDA MË E RËNDA,STENDA E TRËNDA,DUKE NA
    LINDUR,BINDUR,RRITUR,SHQITUR,SHITUR;ME FALLCE,TALLCE,KALLCE;OU,DUKE DJEGUR OR
    TRETUR BUJARINË,KRUJARINË,BESNIKËRINË,HE,FISNIKËRINË,TRIMËRINË-SHQIPËRINË,OUU
    MBARË TRADITËN,AGDITËN,SHKRIP SHKRIPE SHKRIPKA VRRINË,OUUU,SHQIP SHQIPE SHQI-
    PTARINË;TERË GADISHULLIN AH,ISHURLLIN PELLAZGO-ILIRO-MBARË SHQIPTARINË,OUUU-O
    VËLLAZËRO-RIHIRO-FARË SHKRIPKA VRRINË;QË,ME GJAK OU PRAG SHQIPTARI,PËRFLAK OR
    TËRSHKAK SHKRIP-ZARI,MË I PARI,MË I MBARI;QE SI PËRJETËMOT,EDHE SOT,QE GJEGJI
    TERË ATDHEU,GJEGJI-KASTRIOT-SKENDËRBEU,BASHKA-DASHKA UÇK.HYLEGJENDARIN OUUU,
    ME ADEM KRYEGJENDARIN;QE NUK KA SUPËRFUQI QE NDALË,THUNDËR-BULQI,NUK TË FALË,
    JO,JO,JO;SEPSE,KOT E KENI,MOT QE GJENI,DOT RRËFENI,SOT O VRENI;ARRITI,AH,VITI
    I MALLKIMIT,KALLKRIMIT,QE SHKUNDULLOJË,TRUNDUPLOJË,QE SI VULLKAN,KULLGJAN,OUU
    VRULLGAN;DO SHPËRTHEJË,MBËRTHEJË;TIME-FLAKA,SHFRIME SHLAKA,OU,LLAVA E ZJARRIT
    OUUU,BRAVA E VARRIT;DUKE RIGUFUAR,TRUMFUAR,NGA VARRET MASIVE,ZJARRET MAFIVE, O TRADHTIVE,MARRËZIVE;DUKE TUNDUR,MUNDUR,TË SHTATË PALË TOKË;OUUU,SHTAË VALË
    OJ LOKË;ËH,GJËR LARTA,TEK ARTA;ALTARIT TË SHQIPTARIT,TË SHTATË PALË QIELLI,OU
    SHTAË VALË DIELLI,TEK BREZATOJË,RREZATOJË,QE TË RINGRITEJ,RILINDEJ,RIBASHKIMI
    OUUU,RITRASHËGIMI,RIATDHESIMI,I TË SHTRËNJTËS,MË TË SHËNJTËS;VËLLAZËRO-RIHIRO
    FARË SHQIPKA VRRIA,OUUU,PELLAZGO-ILIRO-MBARË SHQIPTRIA;ORE,MBARË SHQIPTRAIA!
    TË FALA NJËREFUGJAT LUFTË NGA KOSOVA NË USA.VETËM NJËRI NGA DHJETA MILIONË OU
    GADI TERË SHQIPTARIA,NGA KËSO,PËSO,BANDA,TRANDA,MË GJKAKTARE,SHKAKAZGARE,QE O
    KURRË HE BURRË OR GRUA,NGA KJO GURRË OR KRUA;MBARË KOMBËTARE SHQIPTARE,OUUU-O
    NUK NGOPËN AS KOPËN ME GJAK OR PRAG SHQIPTARI,AHIII,ME GJAK OR PRAG SHQIPTARI
    PORSE,MOMENTË DEMOKRATIKE,KONTINENTË MËMO-ANTIKE,OJ MIKE;QE RIKTHEHËMI,ORE OU
    RISHPREHËMI,RINGREHËMI,OHAAA,PËR RIBASHKIM,RITRASHËGIM,RIATDHESIM,RIAMSHIM,OU
    PËR RINGRITJE,RILINDJE,MBARË KOMBËTARE,OUUU,MBARË SHQIPTARE!!.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.