VRANËSIRAT SHPËRTHYESE MBI ILIRIKUM

Në kuptimin e drejtë, shoqëria civile karshi pushtetit, patjetër duhet kuptuar si mbikëqyrëse e proceseve demokratike në të gjitha sferat, e në veçanti të atyre me interes kombëtar. Tani, në mugëtirën e krijuar në gjithë proceset politike, shumë individë; si njohës dhe proklamues të së vërtetës shqiptare, me gjithë fuqinë e tyre intelektuale mundohen të ndikojnë në lidershipin kosovar, që rrjedhat politike të mos dalin nga shtrati i lumit, ngase, mund të vërshohemi nga të ligat e kohës…, të cilat na sjellin vërshimet si pasojë e injorancës mos mosndërhyrjes sonë në kohën e duhur, për t`i bërë drenazhën e duhur kohës dhe hapësirës sonë në zhvillimet e gjithëmbarshme politike dhe shoqërore!

Së këndejmi, një intelektual, katërçipërisht i kushtuar rrjedhave politike, historike, shoqërore, dhe kritikues i shumë dukurive tjera negative të kohës, me gjithë fuqinë e tij të edukuar prej intelektuali, bëhet “kambanë” e ngjarjeve nëpër kohë, për t`i rrah gjithë rrumbat e kushtrimit, për ta kuptuar rrezikun permanent nga vranësirat shpërthyese mbi Ilirkum!

Ky pra, një prej intelektualëve të mirëfilltë, quhet, FAHRI XHARRA, i cili, pa e ndalur frymën, dhe pa e kursyer kohën e tij, atë e gjejmë gati në të gjitha gazetat e shkruara, e në veçanti në ato elektronike, me shkrimet e tij të shumta, duke u munduar ta zgjoj trurin e kohës nga letargjia politike, për ta ndaluar mynxyrën e cila nusëlon para syve tanë, e bëhemi se nuk e shohim!!!

Prandaj, zoti, Fahri Xharra, na del një korife, i cili, s`lë gjë pa e kuptuar dhe pa e shënjuar në mendjen e kohës, sepse. koha jonë akoma frymon e malcuar dhe, si e tillë, ajo duhet të dalë sa më shpejt nga konvaleshenca e kohës, për ta rimarrë veten nga plagët e kohës së vrarë… Andaj, z, Xharra, pandalur asnjëherë, vë në “shënjestër” gjithë të ligat e kohës, për ta kuptuar frymën negative të kohës – zërin e daullës së magjupit dhe lojën e arushanit të përjargur në hapësirat tona!

Pra, intelektuali i kohës siç është z. Fahri Xharra, i cili, me reagimet e shumta, në vazhdimësi jep kontributin e tij, për të mos e gjykuar koha në të cilën jeton. Ai, asnjëherë nuk ndaloi të vë në pah të shëmtuarën, duke mos u pajtua me të ligat e kohës sonë…!

Andaj, është obligim i gjithë intelektualëve, ta japin kontributin e tyre në kohën e duhur, si çështje dhe e drejtë demokratike për të menduar ndryshe për gjithë tërësinë e interesave shoqërore të cilat identifikohen me kauzën kombëtare, ngase, gjithë ne jemi pjesë e saj dhe duhet të luftojmë të keqen, për ta nxjerrë frymën e kohës, të munguar shekuj me radhë, për të frymuar shëndetshëm të veshur me petkun e merituar kombëtar.

Shperndaje ne
Updated: 9 Korrik, 2017 — 04:16

The Author

Remzi Limani

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.