Vitet kur Kosova filloi të merrte frymë.

Hijet e urryera të së kaluarës kanë filluar të zgjohen!Hijet e urryera të së kaluarës kanë filluar të ngrenë kokë! Hijet e urryera të së kaluarës kanë filluar të flasin!Hijet e urryera të së kaluarës kanë filluar të bërtasin! Hijet e urryera të së kaluarës kanë filluar të kërcënojnë! Jo sot, por qe nga paslufta.
 
Shumë dëshpëruese , ne ende nuk e arritëm nivelin e atdhedashurisë që e kishim ndër vitet 1968-1981.
 
Atdhe dashuria nuk na ka munguar kurrë ,porse në vitet që i përmenda më lartë guxonim ta shprehnim haptas . Pa dro !
 
Unë e shoh një ndryshim të madh në të menduarit  shoqëror në mes të asaj kohe dhe këtij  15 vjetshi të fundit.  Një ndryshim shumë i madh : ” Për të rikthyer qytetërimin e lashtë, ne duhet t’i bëjmë dy gjëra: së pari, të pendohemi për devijimin e turpshëm historik dhe së dyti,të shkarkohemi nga trashëgimia djallëzore e pushtuesve!- me thotë Erton Gashi . A ka të drejtë? 
 
Ajo kohë ishte e Ali Hadrit  dhe të tjerëve të të njëjtit mëndim. Po sot ?
 
Këto ditë dhe që 17 vjet  e lexojmë të njëjtën :  “ Sulmi ndaj figurave kombëtare të shqiptarëve, nga ana e prijësve mysliman shqiptarë, tanimë është bërë i zakonshëm. Një prej tyre vjen edhe nga hoxha Abdyl Fuga nga Maqedonia i cili kundërshton vendosjen e shtatoreve të Skënderbeut, Nënës Terezë dhe Pjetër Bogdanit, në kryeqytetin e Maqedonisë, Shkup. Ai thotë se ata janë armiq islamit, e populli shqiptarë i Shkupit, është 100% janë mysliman. Pjetër Bogdanin, hoxha në fjalë, e cilëson si njeriun më të pisët, sipas të cilit ai e paska sharë pejgamberin Muhamed. “I ka thënë një epsharak, një çoban dhe njeri që i ka dashur gratë”, thotë Hoxha në fjalimin e tij para xhematit duke cituar Bogdanin. Ai gjithashtu shprehet edhe kundër vendosjes së shtatoreve të Skënderbeut dhe Nënës Terezë. Heroin kombëtarë të shqiptarëve, ai e quan kriminel i cili ka prerë mysliman. Ndërsa për Nënën Terezë thotë se ajo duhet vlerësuar, pasi kurrë nuk ka pasur fëmijë, por një grua e cila ka punuar kundër islamit.”
 
Në kohën kur Ali Hadri botohej serbisht edhe serbët e flisnin të vërtetën shqiptare , shqiptarët e moshuar shkrehnin në lot që iu erdhi dita të flasin atë që e duan.
 
Ju lutem  të keni vëmendje në këtë pjesëz “Këtyre ditëve më ra në dorë një shkrim shkencor me titull “Ardhja e turqve në Ballkan dhe përhapja e Islamit, shkaqe themelore të vazhdimësisë etnike të shqiptarëve”, i autorit Hasan Kaleshi. …. Edhe pse kisha dëgjuar më herët për Kaleshin, por gjatë hulumtimeve të mia të këtyre ditëve, mësova se ‘shkencëtarët’ e ‘kulturologët’ folkloristë shqiptarë nuk e paskëshin pasur për qefi atë dhe e paskëshin linçuar me lloj-lloj akuza e shpifje. “
 
Jo pra , sepse ishte koha e Ali Hadrit.
 
Hasan Kaleshi  shkruante ,por jo për lexuesin shqiptar të Kosovës   dhe sot vajtojmë  për  të :” Kaleshi shkrimin e tij e fillon me një kritikë të thuktë për historiografinë shqiptare të cilën e akuzon si jo serioze që ka futur shprehje të panjohura për terminologjinë shkencore, siç janë ‘turqit e tërbuar”, “hordhitë turke”, “aziatikët turq”, “barbarët”. Më tutje ai vë në pah se si albanologjia shqiptare i promovon veprat ‘atdhetare’ të disa aktivistëve të dyshimtë të Periudhës së Rilindjes Kombëtare e në anën tjetër me qëllim i heshtë shumë personalitete të dobishme të kombit shqiptar që krijuan në gjuhën shqipe me alfabet arab ose në gjuhët orientale “  
Ç`kohë !
kjo e sotme .
 
Nga e gjithë kjo shihet qartë se lobi serbo-rus në Kosovë është tejet i fuqishëm. Si duket ky lob do të bëhet kob për Kosovën, sepse thellë kanë depërtuar me pykat e tyre për të prapështuar çdo nismë të mirë që bëhet për Prishtinën dhe për Kosovën.   Me keqardhje  !

Fahri Xharra, 11.07.17
Gjakovë

 
Shperndaje ne
Updated: 11 Korrik, 2017 — 03:05

The Author

Fahri Xharra

1 Comment

Add a Comment
  1. OOOU,VITET KUR KOSOVA FILLOI TË MERRTË FRYMË;ZGJOOOU,NGRITUR O ZOT,U ZGJOVA,
    SQERRTË SHFRYMË,SHKYEMË;OH,VELIN,TERRIN E ZI,NGELIN-FERRIN ZË GRI;DUKE PRI O
    DUKE SHTRI,TEK RINGRITEJ,SHTEK RILINDEJ;PRAP TEPRAP,RRAP OR RRAP;NGA QENDRA
    KE KAFAZIN,SEDRA QE PREKAZIN,ZEMËR O ZEMËR,MBARË KOMBËTARE SHQIPTARE,EMËR ORE
    EMËR,FARË GLOBËTARE SHKRIPKZARE;DUKE THYER O SHKYER TERRIN AH FERRIN N’SHTATË
    PJESË,DUKE RINGJALLUR,PRIBALLUR,TË SHTATAT,MË T’ARTAT SHPRESË;DUKE RIZGIDHUR,
    OUUU,RIZGJIDHUR;KËPUTUR,SHKËPUTUR;ZINGJIRËT E ROBËRISË,MË KATASTROFALË,KAQ OU
    PLAQ,KANIBALË;NGA KJO LUBI,QE TENONTE ME NA PËRBI,DUKE GODITUR,TRONDITUR OUUU
    MU NË LULË TË BALLIT,CERULË TË STRALLIT;SA KRISI;OU,NGA PRISI,TI QENDISI OUUU
    TEPTISI,DUKE TUNDUR,SHKUNDUR,TY VULLKAN,AH,QE KY KULLGJAN;NGA TIMI DEL FLAKA,
    OU NA,TRIMI NA DALKA,DUKE TRIUMFUAR,RIGUFUAR,DUKE RIZGJUAR;SHTATË PALË TOKË O
    DHE SHTATË PALË QIELLI;SI DHE,SHTATË VALË LOKË,DHE SHTATË VALË DIELLI,HE,VEÇ
    QE NDREQ;HEQ O DREQ;DUKE FLAKËRUAR,SHLAKËRUAR,TERË KANIBALIZMIN,KATRANIZMIN,O
    DUKE RILINDUR,RINGRITUR,VIGANA O KRYVIGANA,DUKE PRANGOSUR,DRANGSOSUR,AH,KËTA
    PËR HATA;SHTRIGANA,TLIGANA;NGA LLAVA E ZJARRIT,SA ZHARAVA QE VARRIT,NA SOSEJ
    OU KANOSEJ,DUKE SHKURTUAR,SHKRUMBUAR;DJEGUR OR TRETUR,PRUSH O HIRI,MBUSH TEK
    NXIRI;FLAKA QE SHKRIKA,AH,TI MOJ PLAKA-SHTRIGA;QE NA RINGJALLË,RIKALLË O PAS
    SHEKUJ OU TEMPUJ;HYREGJENDËN HYREGJENDARE,OU KRYLEGJENDËN KRYLEGJENDARE;ORE, TË ÇLIROHEJ,LIROHEJ,MË E SHNJTA,MË E SHTRËNJTA,SHQIP SHQIPJA ME ZOGJ,OUUU-OR
    SHKRIP SHKRIPJA QE DOGJ;DHE E POQ;PËRBINDHSHËN,GERDITËSHËN;SI BISHË TERBUAR
    SHI,KISHË VËRBUAR;DUKE MALLKUAR,SHKALLMUAR,MASAKRAT,KASAPRAT,VARRET MASIVE,O
    MARRET MARRËZIVE,ZJARRET TRADHËTIVE;MU GJAKU O PRAGU SHQIPTARIT,SHKRIPPARIT,
    QE TURBULLOJË,SHKUNDULLOJË;DHE,RIZGJOJË,NDRIQOJË,VRIZGJOJË,DUKE RIZGJUAR ORE,
    VRINGLLUAR;TË SHTATË KONTINETËT,T’SHTATË TRONDITË SHTETËT,PËSHTETËT;O,RIZGJIM
    RISHQIM;NGA KATAKLIZMA,BANALIZMA;MË BANALË,MË FATALË,MË TANIBALË,KANIBALË;OUU
    QE KËTA KANIBALË,TANIBALË;SI BISHË E TERBUAR,HISHË E VËRBUAR;OU,KAFSHË,LAFSHË
    MË TË ZEZA,PËR BREZA E BREZA;ZEZONA,BREZONA;DUKE NXËNË DHE NGRENË O,EDHE MISH
    NJERIU,TRISH NDJERIU,ZIJE-ZIU;SI DHE,DUKE PIRË EDHE GJAK NJERIU,NDJERZIU,OUUU
    QE TERË BOTA DEMOKRATIKE,ZERË SQOTA MËMO-ANTIKE OJ MIKE;USA.E NATO.TERË BOTA
    PËR PAQE,DUKE NGIRTUR,ZDRIUR FAQE OU PAQE,TË RE;DUKE NA NDIHMUAR PËR OOH,PËR
    TË U ÇLIRUAR;DHE,DUKE MUNDËSUAR,PËR NJË FRYMARRJE MË TË SHLIRË,MË TË LIRË,OUU
    DUKE HJEKUR QAFE FASHIZMIN OU DRAZHIZMIN,SHEKULLORË,A,DUKE NDJEKUR BANDIZMIN
    FERRSKURRORË;QE ROBI AH ROBËRIA,TË RINGJALLEJ,PRINBALLEJ,PRINVALLEJ,OUUUU-OR
    QE DHE SOT GJEGJI I TERË ATDHEU,OREE,KRYRENGJENDA GJEGJI-KASTRIOT-SKENDËRBEU;
    KRY UÇK.ÇLIRIMTARE;BASHKA DASHKA HYREGJENDARIN OUUU,ADEM KRALEGJENDARIN!!.
    TË FALA NJË REFUGJAT LUFTË ZOG I SHQIPËS;NGA KOSVA NË USA.NGA KËSO,PËSO,BESO
    BANDA,TRANDA,MË KATSROFALË,MË KANIBALË;O KURRË HE BURRË A GRUA,NGA KJO GURRË
    A KRUA,A PËRRUA;NUK NGOPËN AS NUK KOPËN ME GJAK OU PRAG SHQIPTARI,OUUU-O MË
    GJAK OR PRGA SHQIPTARI;NËN DHUNË,FURTUNË,PËRDHUNË,NA PËRZUNË,PA KTHIM,OU,PËR
    AMSHIM,MASHTRIM;ZERË MOLKOTË MOR GOLGOTË,TERË SHQIPTARE-SHTIPFARE;NA NXENË O
    NA PËRZENË,NGA TROJET TONA,PLOJET ZONA;RRUGËVE,MURGËVE,TË SQOTËS,BOTËS,OU MË
    MIZORE,KRIZORE;PORSE,NË MOMEMNTË DEMOKRATIKE,KONTINENTË MËMO-ANTIKE TEK DOT
    RIKTHEHËMI,RISHPREHËMI,RINGREHËMI,RPREHËMI;O,RIBASHKIM,RITRASHËGIM,RIATDHESIM
    OUUU,PËR RILNGRITJE,RILINDJE,MBARË KOMBËTARE,MBARË SHQIPTARE!!.

Lini një Përgjigje te Selman Dervishi-Mani,USA. Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.