Shpella e Druidëve në ish tokat ilire.

Sipas Gaj Jul Çesarit, Druidët besonin në pavdekësinë e shpirtit që pas vdekjes së trupit në të cilin strehohej, emigronte apo gjente strehë në një trup tjetër. Për këtë arsye, Druidët mendonin se ishte e kotë, e gabuar dhe e palogjikshme t’i frikësoheshe vdekjes. Gjithashtu, Druidët u jepnin mësime të rinjve edhe mbi natyrën, yjet dhe lëvizjen e tyre në qiell, mbi madhësinë e universit dhe të tokës sa dhe mbi esencën dhe pushtetin e hyjnive.   Straboni (64 p.e.s – 24 e.s) në “Geographia” i përmend Druidët si një nga tre grupet e njerëzve, të cilët ndër fiset kelte nderoheshin më shumë se askush tjetër…
“Në të gjitha fiset janë tre grupe njerëzish të cilët nderohen më shumë; Bardët, Vatët dhe Druidët. Bardët janë këngëtarë dhe poetë, Vatët lexojnë të ardhmen me ndihmën e kurbaneve kushtuar hyjnive, ndërsa Druidët, studiojnë shkencat e natyrës dhe filozofinë e moralit. Këta (Druidët!) konsiderohen si më të drejtët mes njerëzve dhe si rrjedhojë atyre iu besohen zgjidhjet e problemeve që shqetësojnë individët apo të gjithë bashkësinë..”(Strabone Geographia, IV, 2, 4.)
Përse shteti romak ishte treguar aq i vendosur në nxjerrjen e ligjeve kundër Druidëve
dhe besimit të tyre ?
Duke anashkaluar si të pavlefshme shpjegimet e propagandës të shtetit romak që e justifikonte persekutimin ligjor kundër Druidëve dhe Druidizmit me ritualet e kurbaneve njerëzore të kryera nga Druidët, (edhe sikur kjo akuzë të ishte e vërtetë, ajo të ngjan qesharake ndërsa mëson se edhe vetë Shteti Romak kryente rituale të tilla), arsyeja e vërtetë e persekutimit të Druidëve dhe Druidizmit nga shteti romak ishte roli politik, administrativ, moral dhe kulturor që Druidët kryenin në shoqërinë e popullsive kelte.
Druidët ishin shtresa intelektuale, e cila ishte e nevojshme të zhdukej për të mundësuar konsolidimin e pushtetit të shtetit romak mbi territoret e pushtuara të populluara nga Keltët.
Për të mbrojtur njohuritë e tyre të larta Druidet, mësimet e tyre nuk i shkruanin, me sa duket për shkak të kësaj – me gjithë kulturën e tyre shumë të zhvilluar – nuk kane lëne asnjë te dhënë. Druidet e drejtonin shoqërinë ilire pa e publikuar fuqinë e pushtetit .
Brunaux ka deklaruar: “.. iliret nuk mund të merrnin vendime politike dhe as të nisnin luftën pa një feste fetare që drejtohej nga Druidet.  Kështu që Druidet ishin në gjendje për të kontrolluar çdo gjë”.
Arsyeja pse nuk dihet shumë për druidet( ne fakt dihet, sepse e dine neodruidet e sotem, e kanë transmetuar gojarisht doktrinën e tyre neper shekuj) është sepse ata nuk linin sagje te shkruar(dhe pse përdorej  alfabeti  pellasgjik ne atë kohe), këtë e pohon dhe Cezari tek ‘ de bello gallico’. me tej Cezari shkruan qe pika esenciale e doktrinës se tyre është qe shpirti nuk vdes, kalon nga një trup ne një tjeter(metempsicosi). Ne epokën e Cezarit ata ishin ne kulmin e lulëzimit te tyre, me pas pasi u pushtuan nga Roma, filloi dekadenca dhe persekutimi, kulmoi me perandorin Klaudio.
 Kur filloi imponimi i fesë se re romane, dhe propaganda antidruide, bile dhe deri shpifje, gjoja druidet bënin sakrifica humane. 

Mbrendia e  shpellës druide e zbuluar nga Profesor

Milorad Stojić – Beograd 

Simbolika e tyre është e përzier. Qesari, Plini etj. mendojnë se ritualet e tyre janë pa bazë dhe përmbajtje, gjë qe mund te interpretohet se këto qene rituale te huazuara nga te tjerë, pasi ka ngjashmëri me fiset e jugut ne Ilirik, dhe me sistemin solar te llogaritjes qe çuditërisht i dedikohet hënës. Kjo mund te interpretohet se ka mundësi te jene bashkuar pjese pa lidhje instrinsike dhe te jene përvetësuar si kulture e tyre duke humbur fondamentin origjinal.
Bota misterioze e ilirëve të lashtë. Druidet ishin kulti i shpirtit dhe elita intelektuale në shoqërinë Ilire te mitologjisë. Ata konsideroheshin si njerëzit më të rëndësishëm të kultit fetar .Druidet janë një nga figurat më legjendare të antikitetit. Ata ishin priftërinj, mësues dhe mjek popullor që i shërbenin shoqërisë doktrina e tyre është mistike dhe sekrete
Në tokat ish ilire është gjetur një shpellë shume e madhe druide e ngjashme me një të tillë në Francë. Zbulimi në malin Jahor u bë nga prof Milorad Stojiq i institutit arkeologjik në Beograd
Referencat ,mbesin tek autori.
                          E përgatiti:

14.07.17 -Gjakovë

Shperndaje ne
Updated: 14 Korrik, 2017 — 03:24

The Author

Fahri Xharra

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.