Letërsia Kombëtare: PANDALSHËM! -Madhështorë, therorë, SHQIPTARISHT!

Shkruan: Fadil SHYTI     

PANDALSHËM!
(Kushtuar veteranit të çetave të Shaban Palluzhës, Ismet Tahir Ashlanit,
shokut mé besnik té gjyshit tim, Hajzer Tafa Shyti)
 
Me zemrën trime bujare, shqiptare,-fytyra i shndriste,
-Sikur fliste me zemér,
Përbesë,-sikur me gojë nuk fliste!
Jeni të rinj baco,-na thoshte,
 -Kurdoheré,-të jeni vigjilentë!…
Armiku dhe tradhtia, na bëjnë ploja,
-né prené e tyre; méshiré s’ kané qenté!
 
Eh! Ne, mbijetuam me Plisat e Bardhë mbi koka,
na thérrisnin malet té mbrohej Toka.
-Me Pushkën partizane, maje krahut,
o me flakadenen, Penë.
Ditë të mira do të vinë,
-Si Naimi yné i madh,
-E parashikonte, ardhmériné,
Për këtë popull, për këtë vend!…
 
Pandalshëm,-po ecim, kah e VËRTETA,
Bllokada, sfida, rrebeshe po përballojmë!
Ashtu, po kalitemi, po kthehemi tek VETËVETJA,
Betejave, drejt rrezeve DIELLORE, po marshojmë!
 
Jeta Luftë, -ka përpjeta dhe tatpjeta,
-ka ngritje, rënie,-krejt natyrisht!
Lumë ata, që mbetën besnikë kah e VËRTETA,
Triumfues, qëndruan dhe po qëndrojnë,-VETËVETJA,
 
Madhështorë, therorë, SHQIPTARISHT!
 
Fjalët e tij, si yje drite, në mendje i kam prore,
Ah! Sa shumë e deshi, luftoi pér Shqipërinë e Ribashkuar!
Për Bacë Shabanin, na fliste prore,
-Sikur vullkan, i digjej shpirti i trazuar;-kurré i zhgénjyer,
 Gjithnjé krenar, kurré i nenshtruar!
 
“Haxhi Shabani, me Flamurin me shkabë në ballë,
I pari na printe në rreziqe, i pari ishte në llogore”!
Më pat thënë, me dashuri,
Fort me optimizëm,-si djalit besnik;
-njé fjalé me peshé té madhe:
 -E ruaj pérgjegjési,-prej atij burrit:
O, “Ti nuk je djalë i Feratit”!…
 -I flakté, je atdhetar,-je djali i Bajram Currit!
 
-Shumë herë gjatë jetës sime, me -krajata-tehe-shpata,
Pyetjen më sfiduese, ia kam bërë vetit:
A do të jemi në gjendje, me nipin e tij, Fevziun*,-1.
T´i shërbejmë, me madhështi, amanetit?!
 
                    15 Korrik.2014
 
*Shënim: 1. Fevzi Beqirin, e kisha që nga vitet 70-ta, shok besnik, në veprimtarinë ilegale.
Shperndaje ne
Updated: 15 Korrik, 2017 — 11:16

The Author

Fadil Shyti

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.