Birt e shekullit të ri do të vijnë !

Fahri  Xharra , 16.07.17

Gjakovë

Nëno moj , po na kërcënohen . Në moj hallemadhja që nuk të mbaruan « dertet “ nuk të përfunduan brengat. E di moj nënë që ishe në zor , e di moj nënë që ishim një milion ata që ikëm  e të lamë` gati të vetmuar në mëshirën e djegëjeve ,rrënimeve  dhe dhunimeve , Donin t`a ndërronin  faqen e  dheut tënd , donin që t`i mos të flasësh më gjuhën e të parëve  , atyre të parëve që  na i ke lindur ti dhe që na  kishin mësuar  brez pas brez se si të rrojmë.
 
Kosova e jonë halle madhe !
 
“Kemi armiq. Për atë, të gjithë bashkohen në nji zë. Vetëm për këtë ndahen, që të gjithë nuk tregojnë një armik. Ca zgjatin gjishtin drejt dhelpëris’ së dikujt, ca dëftojnë gjarpërimin e të tjerëve, ca të tjerë emërojnë, me zë të unjtë, trashërin’ e Halldupëve.” Kur dëgjojmë të tilla, neve na vjen nji i pambajtur gas. Armiqt’ e Shqipërisë janë Shqiptarët, jo të tjerë “
 
Faik Konica na këshillonte ;“E ashpër dhe e sertë, si populli i fuqishëm që e flet, por edhe plot shije e hir, si pemët dhe lulet e maleve ku flitet, gjuha shqipe – edhe pse e varfëruar nga një mungesë lëvrimi shumëshekullore – është e aftë të shprehë, me një ndjesi të mrekullueshme të ngjyrimeve, konceptet më të holla të mendjes njerëzore, dridhjet më të pakapshme të nervozizmit, përballë të folmeve serbe, bullgare e greqishte të re, ku përpjekjet për ngjyrime shpesh herë shpien vetëm në disa përafrime trashanike… “
 
Nëno moj ,ç`janë këto vranësina qëna kanë msye , janë të tokës sate e mos qofshin !
 Nëno moj e di këte : “Në një intervistë të dhënë për RTK, rreth tri javë më parë, Myftiu i Kosovës ka thënë se “ndoshta” do ta organizojë një protestë për ndërtimin e xhamisë në Dardani të Prishtinës.Tërrnava ka deklaruar se do të ishte i gatshëm të flijohet për këtë xhami. “Ndoshta shumë shpejtë do të vijë dita që të dalim dhe ta nisim xhaminë pa leje dhe atëherë ju bëjë me dije që ai që organizon jam unë. Ai që do marrë përgjegjësinë jam unë. Nëse dikush do duhet të flijohet për xhami jam unë. Nëse dikush duhet të sakrifikohet jam unë. Por, nuk kam dëshirë të shkojë punën deri aty”, kishte thënë Tërrnava.”
 
Nëno moj të birt e shkekullit të ri e kanë rifilluar këngën e tyre :
 
“S’duem, për hir
të kalbsinave të vjetra, që kërkojnë “shejtnim”,
të zhytemi prap në pellgun e mjerimit
që të vajtojmë prap kangën e trishtimit,
kangën monotone, pa shpirt, të sklavnis –
të jem’ një thumb i ngulun ndër trutë e njerzis.”
 
Nëno moj , unë iu kam besën , ata po i shoh në të gjitha anët , ata po lëvizin, ata po kërkojnë dritë; dritën e ardhmërisë europiane . Po na ishim Europa , nëno moj.
 
Sa më vjen vështirë që po të hidhëroj oj nëna e jonë . Ti nuk ke faj . I kemi  do kuçedra që  janë dhjamosur dhe mundin e zemërnikëve të UÇK-së  dhe të dërguarve të perëndisë ,atyre të perëndimit po duan t`iu kthejnë shpinën .
 
E di moj nëno  ,këtë këngë që para 20 viteve e këndonim “S’duem me humbë ,në lojë të përgjaktë të historis njerzore, jo! jo! s’i duem humbjet prore -duem ngadhnim! ngadhnim, ndërgjegje dhe jetë të lirë!”   disa “  kalbsina  të vjetra, po kërkojnë “shejtnim”, të zhytemi prap në pellgun e mjerimit “ ?
 
Nëno moj , “Të gjithë armiqtë  po dehen n’epopea të veta, flakë e zjarrmit të tyne na i përzhiti ftyrat dhe nëpër to një nga një po shtohen rrudhat, e nën kambë e mbi krye tinzë po na ik jeta.”
 Nëno moj iu kam besën birve të ri të kombit që nuk po i duan që për hirë të kalbsinave të vjetra të rikëndojmë këngën e mjerimit “kangën monotone, pa shpirt, të sklavnis – “
 
“Mbani mirë këtë që po ju them: në njëqind vjet, në vafshim si po vemi, do të jemi aq poshtë sa edhe sot.”……E thënë para njëqind viteve nga aristokrati i mendimit shqiptar i madhi Faik Konica
Nëno , të birt e shekullit të ri po vijnë , po iu ndie zhurmën e hapave të ngutshëm !
Fahri  Xharra , 16.07.17
Gjakovë
Postuar: 16 Korrik, 2017 — 13:53

The Author

Fahri Xharra

2 Comments

Add a Comment
  1. KOHA DRIDHET E PERDRIDHET, DO VIE DITA Që DO ZGJIDHET

    Vargje emocionuese që i ngjajn aktualitetit të sotshëm nga ALI ASLLANI

    Dallavera nëpër zyra, dallavera në pazar,
    dallavera me të huaj, dallavera me shqiptar’
    Vetëm, vetëm dallavera, dhe në dëm të këtij vendi
    që ju rriti, që ju ngriti, që ju ngopi, që ju dendi!

    Nga Tirana e Prishtina gjer në Shkup mbretëron një errësirë,
    nëpër fusha, nëpër kodra, vërshëllen një egërsirë!
    Pra, o burra, hani, pini, hani, pini or’ e ças,
    Për çakallin, nat’ e errët, është ras’ e deli ras’!

    Hani, pini dhe rrëmbeni, mbushni xhepe, mbushni arka,
    të pabrek’ ju gjeti dreka, milionier’ ju gjeti darka!
    Hani, pini e rrëmbeni, mbushni arka, mbushni xhepe,
    gjersa populli bujar t’ju përgjigjet: peqe, lepe!

    Ai rron për zotrinë tuaj, pun’ e tija, djers’ e ballit,
    ësht’ kafshit për gojën tuaj. Rroftë goja e çakallit!
    Shyqyr zotit, s’ka më mirë, lumturi dhe bukuri,
    dhe kur vjen e ju qan hallin, varni buz’ edhe turi!

    Hani, pini dhe rrëmbeni, është koha e çakenjvet;
    hani, pini e rrëmbeni, ësht’ bot e maskarenjve;
    Hani, pini, vidhni, mblidhni gjith’ aksione, monopole,
    ekselenca dhe shkëlqesa, tuti quanti come vuole!

    Nënshkrim i zotris suaj nëpër banka vlen milion,
    ju shkëlqen në kraharuar dekorata “Grand Cordon”!
    Dhe kërkoni me ballhapur (!) komb i varfër t’ju thërres’
    gjith me emrin tingëllonjës: Ekselenca e Shkëlqes’
    dhe të quheni përhera luftëtar’ e patriot’,
    në ka zot dhe do duroj’, posht ky zot, ky palo zot!

    Grand Kordon i zotris’sate, që në gji të kan’ vendosur,
    ësht’ pështyma e gjakosur e atdheut të veremosur;
    dhe kolltuku ku ke hipur, duke hequr nderin zvarr’,
    ësht’ trikëmbshi që përdita varet kombi në litar!
    Dhe zotrote kullurdise, diç, u bëre e pandeh,
    kundër burrit të vërtetë zë e vjell e zë e leh!

    E na tunde, na lëkunde, nëpër salla shkon e shkunde,
    mbasi dora e armikut ty me shok’ të heq për hunde.
    Rroftë miku yt i huaj, që për dita los e qesh,
    të gradoi katër shkallë, pse i the dy fjal’ në vesh!

    Koha dridhet e përdridhet, do vij’ dita që do zgjidhet
    dhe nga trasta pem’ e kalbur doemos jasht’ do hidhet!
    Koha dridhet e përdridhet, prej gradimit katër shkallë
    nuk do mbetet gjë në dorë veç se vul’ e zezë në ballë!

    Mirpo ju që s’keni pasur as nevoj’ as gjë të keqe,
    më përpara nga të gjithë, ju i thatë armikut: “Peqe!”
    Që të zinit një kolltuk, aq u ulët u përkulët,
    sa në pragun e armikut vajtët si kopil u ngulët!
    As ju hahet, as ju pihet, vetëm titulli ju kihet…
    Teksa fshat’ i varfër digjet… kryekurva nis e krihet!

    Sidomos ju dredharakë, ju me zemra aq të nxira,
    ju dinakë, ju shushunja, ju gjahtar’ në errësira!
    Ç’na pa syri, ç’na pa syri!… Hunda juaj ku nuk hyri:
    te i miri, te i ligu, te spiuni më i ndyri!

    Dallavera nëpër zyra, dallavera në pazar,
    dallavera me të huaj, dallavera me shqiptar’
    Vetëm, vetëm dallavera, dhe në dëm të këtij vendi
    që ju rriti, që ju ngriti, që ju ngopi, që ju dendi!

    Nëse kombi vete mbarë, nesër ju veproni ndryshe,
    dylli bëhet si të duash, kukuvajk’ dhe dallëndyshe…
    kukuvajka gjith, me lajka, nesër silleni bujar,
    nënë dorë e nënë maska, shkoni jepni një kapar!

    Dhe kujtoni tash e tutje me të tilla dallavera
    kukuvajka do përtypi zog e zoga si përhera…
    Ja, ja grushti do të bjeri përmbi krye të zuzarve,
    koha është e maskarenjve, po Atdheu i shqipëtarve!

    Edhe ju të robëruar, rob në dor’ të metelikut,
    fshini sofrat e kujtdoj’, puthni këmbën e armikut!
    Që ta kesh armikun mik e pandehni mençuri,
    mjafton bërja pasanik, pasanik dhe “bej” i ri,
    dhe u bëtë pasanik, me pallate, me vetura,
    kurse burrat më fisnikë, japin shpirtin në tortura!

    Vendi qenka sofr’ e qorrit, vlen për goj’ e për lëfytë,
    bëni sikur veni vetull’, shoku-shokut kreni sytë…
    Dhe për një kërkoni pesë, po më mir’ njëzet e pesë.
    Le të rrojë batakçiu dhe i miri le të vdesë!

    Po një dit’ që nis e vrëret do mbaroj’ me bubullimë,
    ky i sotmi zër’ i errët, bëhet vetëtimë
    dhe i bije rrufeja pasuris’ dhe, kësi lloj,
    nuk ju mbetet gjë në dorë, vetëm një kafshit’ për goj’!

    A e dini që fitimi brenda katër vjet mizor’
    nuk ësht’ yti, nuk ësht’ imi, është i kombit arbror,
    ësht’ i syrit në lot mëkuar, ësht’ i vendit djegur, pjekur,
    Ju do thoni si të doni… po e drejta dërmon hekur!

    Nga Halil Preniqi

  2. HEEEJ,BIRT E SHEKULLIT TË RI DO TË VIJNË;VREEEJ,HIRT E TEMPULLIT GRI DO TË BIJNË,GRIJNË;OUUU,POPULL KOMBI TERË I LASHTË,I STËRLASHTË;ASHTA,RRASHTA,NDËR
    VUAJTJE,STËRVUAJTJE;POSI NJË DJALL I ZI,QE NA KA KALLË FERRZI,DERRZI,MERRZI;
    DUKE DREQPËRKORË,KEQPËRDORË,EDHE KISHA O XHAMIA,EDHE PISHA O ZJARRMIA,VETËM
    PËR OKUPIM,UZURPIM;KOLONIZËM,HORRORKRIZËM;DUKE MASHTRUAR EDHE TEMPUJ FALLCE,
    OU,NDËR SHEKUJ TALLCE;CA BANDA,TRANDA,ARDHACAKË,GARDHALKE;SI BISHA TËRBUAR,O
    SI HISHA VËRBUAR;NËN DHUNË O PËRDHUNË,NËN PARTI O TRADHËTI,DUKE TRADHTUAR OU
    SHKATRRUAR,EDHE TROJET-HOJET,MË TË SHËNJTËS,SHTRËNJTËS,SHQIP SHQIPE SHQIPTARE
    OU,SHKRIP SHKRIPE SHKRIPFARE;QE KËSO,PËSO,MIZORË,KRIZORE,SI LUKURI,DUKURI OUU
    BISHA MISHËNGRËNËSE NJERIU,TRISHA GJINTRËNDËSE DJERIU;KEPAT OU STEPAT KARPATE
    TRAKTATE;MË KANIBALË,KATASROFALE,TANIBALË;RUSO-PUSO-TURKO-FURKO-ARABE-BARABE,
    QE SI PA FE,PA DHE,PA ATDHE,PA ATKRE;QE NË KUALICIONE PLANE,KLANE;SKURRACIONE
    ZGANE-NGRANE;QE TENTOJNË,KËRKOJNË,TË NA KTHEJNË MESJETËN,STRESPJETËN,ME KISHA
    O XHAMIA;TË FIKËN PISHA O GJALLËRIA;QE TË ÇFARROSEN,ÇVARROSEN,O ZOTI,SI MOTI;
    Q’NA ZHDUKËN MBI 80% A,PAK U DUKËN;PO,KËRKOJNË,TENTOJNË 100% TERË SHQIPTARINË
    PORSE,QE GJEGJI DHE SOT I TERË ATDHEU,KRYLEGJENDA GJERGJI KASTRIOT SKENDËRBEU
    BASHKA,DASHKA,ME HYREGJENDARIN KRY UÇK.OUUU,ADEM KRYLEGJENDARIN;POSE;O JO,JO;
    NUK NDUKËN,AS NUK ZHDUKËN,RRËNJËT,QENJËT,MË TË SHËNJTA,MË TË SHTRËNJTA;KOT E
    KENI,SOT DO TË GJENI,MU GJYQIN PËRJETËSISË,PËRPJETËZISË;QE SIKUR,DIKUR,OUUU-O
    JEZU KRISHTI GJATË TRADHËTISË,DHE KRYQZIMIT-SHTATË TRANDISË,QË TRYQKRIMIT,OUU
    EDHE KRYLEGJENDA PRAP TEPRAP,PAS SHEKUJ O TEMPUJ;QE GJEGJI TANDEMI OUUU-MOREE
    GJEGJRGJI DHE ADEMI;DUKE U RINGJALLUR,PRINBALLUR,VRINKALLUR;DUKE FLAKËRUAR,OR
    ZJARRTËSUAR,TË SHTATË PALË QIELLI,SHTATË PALË TOKË,OJ NËNË LOKË,SI EDHE TERË
    SHTATË VALË DIELLI,OUUU,SHTATË VALË KOKË;QE DUKE RIGUFUAR,TRIUMFUAR,OUUU-ORE,
    MBI TË KEQËN,MBI DREQËN,MBI DJALLIN,QE NA KALLIN,TIM E FLAKË,KRIME SHLAKË;OU
    TI MOJ SHTRIGA MË E LIGA PLAKË;QE SI LUBI,DON ME NA PËRBI;SI PËRBINDËSHË,AHUU
    SHI GËRDITËSHE;PORSE,KY VULLKAN,VRULLGJAN;O,BRUFULLAR,SHKUNDULLUAR,FLAKËRUAR,
    SHLAKËRUAR;DUKE JU DJEGUR,PJEKUR;HË,SHLLIGA;OJ,SHTRIGA,PËBINDËSHA,GËRDITËSHA;
    SI DHE,NGA MALLKIMI,KALLKRIMI;VARRET MASIVE,ZJARRET MAFIVE,MARRËZIVE,O,QE DO TË JU FLAKËROJË,SHLAKËROJË,MBAROJË,SHKTRROJË,OH,KRYQI-GJYQI I POPULL KOMBIT,
    RROPULL GLOBIT;QE TË RIKTHEHËJ,RISHPREHËJ,RINGREHËJ,RIPREHËJ,OUUU,RIBASHKIMI,
    RIATDHESIMI,RITRASHËGIMI;AH,PËR RINGRITJE,RILINDJE,OUUU,MBARË KOMBËTARE;AHIII
    MBARË SHQIPATRE;SE KJO ËSHTË DORA E GLOBIT,KOMBIT;HEEJ,ORA E ZOTIT,PREJ MOTIT
    QE GJEGJI TANDEMI HYREGJENDARE;OUUU,VETË GJERGJI DHE ADEMI KRYLEGJENDARE!..
    TË FALA NJË REFUGJAT LUFTË NGA KOSOVA NË USA.NJË ZOG SHQIPJE;VETËM NJERI,OUUU
    NGA DHJETA MILIONË,QE NËN DHUNË,PËRDHUNË,NA PËRZUNË,PA KTHIM,PËR AMSHIM,AAAH,
    TERR MOLKOTË,FERR GOLGOTE,TERË SHQPTARE-SHKRIPZARE;PORSE,MOMENTË DEMOKRATIKE,
    MË KONTINENTË MËMO-ANTIKE,OJ MIKE;Q’PO KTHEHËMI,SHPREHËMI,PREHËMI,NGREHËMI,OR
    PËR RIBASHKIM,RITRASHËGIM,RIATDHESIM;OREEE,PËR RINGRITJE,RILINDJE,OUUU-MOREEE
    MBARË KOMBËTARE,MBARË SHQIPTARE!!.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Bashkimi i Shqipërisë © 2014 Bashkimi i Shqiperise
Show Buttons
Hide Buttons